Mirësevini në faqen e internetit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Agjencia Kosovare e Privatizimit themelohet si një organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, në bazë Ligjit të Kuvendit të Kosovës ligjit Nr. 05-/L-080 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 04/L-034 i plotësuar dhe ndryshuar me ligjin Nr. 04/L-115 për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.

AKP ka zotësi të plotë juridike, posaçërisht për të bërë kontrata, për të marrë, mbajtur ose shitur pronën, si dhe ka të gjitha kompetencat e vetëkuptueshme për përmbushjen në tërësi të detyrave dhe kompetencave të dhëna me këtë ligj; si dhe të padisë e të paditet në emër të saj. 

AKP themelohet si pasardhëse e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit të rregulluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2002/12 “Mbi Themelimin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit”, me ndryshime, dhe të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj do të jenë asete dhe përgjegjësi të AKP-së.

Dhoma e Veçantë ka juridiksion ekskluziv për të gjitha paditë kundër Agjencisë. 

1. Agjencia ka Bordin e Drejtorëve, Drejtorin Menaxhues dhe dy Zëvendësdrejtorë Menaxhues, Drejtorin e Sekretarisë Ekzekutive si dhe personelin profesional dhe teknik.

2. Bordi i bartë të gjitha kompetencat e Agjencisë. Bordi mund t'ia delegojë ushtrimin e kompetencave të veta Drejtorit Menaxhues, përveç kompetencave të rezervuara për Bordin sipas nenit 15.

3. Drejtori Menaxhues është kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë. Drejtori Menaxhues dhe dy Zëvendësdrejtorët Menaxhues emërohen dhe shkarkohen nga Bordi.
Ata ushtrojnë kompetencat e Agjencisë të cilat u janë dhënë atyre nga Bordi ose nga ky ligj.

4. Drejtori Menaxhues, nën kontrollin e përgjithshëm të Bordit, drejton veprimtarinë e zakonshme të Agjencisë. Drejtori Menaxhues është përgjegjës për organizimin, emërimin dhe shkarkimin e personelit, përveç për emërimin dhe shkarkimin e dy Zëvendësdrejtorëve Menaxhues dhe personelit tjetër që mund të caktohet nga Bordi. Drejtori Menaxhues ushtron kompetencat tjera që mund t'i delegohen nga Bordi.

Në përputhje me Ligjin e vjetër të AKP-së Nr. 03/L-067
, mbledhja inaguruese e Bordit të AKP-së është mbajtur më 26 gusht 2008. Që nga atëherë, AKP-ja është duke vazhduar në Privatizimin dhe Likuidimin e Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH-ve).