Shitja përmes Likuidimit - 3

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin. 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 3

Subjektet / njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me nenin 5 të Ligjit nr 03/L-067 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Njësia 1: Shitorja A 28 Nëntori lagja Kamnik, Gjilan - Kjo shitje ofron  mundësinë të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSH “28 Nëntori” që gjendet në katin përdhese të një ndërtese shumëkatëshe në Gjilan, në lagjen Kamnik, me sipërfaqe të përafërt prej rreth 190 m². (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

GJI098 NSH "28 NĖNTORI" GJILAN
NSH "16 Nëntori" DD SHA "16 Nëntori" Fi-847/89,
Fi 6607/92 "28 NĖNTORI" pas 1999

Njësia 2: Progresi N.V.G. Shitore, Kraljevë - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit të mundshëm  të blejë  një hapësire komerciale duke përfshirë një shitore, me një sipërfaqe prej përafërsisht 16 m², që gjendet në një pjesë atraktive të qytetit të Kralevës, Republika e Serbisë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Progresi N.V.G. Mitrovicë/a (MIT031)
Fi. – 80/78: Organizata Punuese për Veprimtari Grafike “Progres – Svetozar Gjorgjeviq” – Mitrovicë
Fi – 774/89:Ndërmarrja Shoqërore Grafiko –Botuese, Tregëtare dhe Importuese -  Eksportuese  “Progres – Svetozar Gjorgjeviq” - Mitrovicë e Titos
Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK – ut Nr. 80122250

Njësia 3: KB Vushtrria Tokë dhe Ndërtesa, Vushtrri – Prona gjendet në qytetin e Vushtrrisë në rrugën kryesore. Tokë – përafërsisht 4020 m² (parcela numër 2233), me dy ndërtesa – një ndërtesë administrative me përafërsisht 232 m² që përmban dy zyre, djathore dhe një dyqan, një aneks objekt/depo me sipërfaqe 180 m² dhe Pompën e Derivateve. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

AC Vushtrria Vushtrri/Vucitrn (MIT059)
DD Zemljoradnička Zadruga “Vučitrn” Vučitrn, Fi-7897/ 92
Zemljoradnička Zadruga “Vučitrn” Vučitrn, Fi-600/91)
Kooperativa Bujqësore “Vuqiterna” Vuqiternë, Fi-600/90
Zemljoradnicka Zadruga “Vucitrn” Vučitrn, Fi-600/90

Njësia 4: Teuta Bare Tokë, Mitrovicë – përafërsisht 10.316 m² (e regjistruar në ngastrën me nr. 715-1dhe 716-1), me  mbetjet e Ndërtesës e cila ka qenë me sipërfaqe prej përafërsisht 1.600 m². Lokacioni, sipërfaqja dhe objektet afariste ofrojnë një   perspektivë të madhe komerciale si në atë të blegtorisë po ashtu edhe në atë të turizmit. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Teuta Bare, Mitrovicë (MIT030)
NSH Teuta Bare, Mitrovicë (“Ndërmarrja”)
SOE Teuta Bare UNMIK Provisional BRN 80575335
RO Partizanka Koza Užice
Fabrika kožne galanterije Bare; DD Koža Užice
RMHK Trepca – Fabrika zaštitne opreme Bare

Njësia 5: 17 Nëntori Shitore Molla, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores për shitje me pakicë “MOLLA” të përbërë nga një objekt me sipërfaqe të përgjithshme rreth 120m² , që ndodhet në përdhesën e një objekti banimi në qendër të qytetit të Pejës, andaj  përbën një mundësi të mirë investimi komercial. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.

Njësia 6: 17 Nëntori, Shitore Libraria, Pejë - kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores për shitje me pakicë “Libraria” me sipërfaqe rreth 65 m²  që ndodhet në rrugën më të frekuentuar pranë Shtëpisë së Mallrave në qendër të qytetit të Pejës. Historikisht, kjo hapësirë është përdorur si shitore me pakicë – librari dhe përbën një mundësi të mirë investimi komercial. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.

Njësia 7: 17 Nëntori Shitore Univerzal, Pejë - kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores për shitje me pakicë “Univerzal” të përbërë nga një objekt i përkohshëm prej 105m², e cila është demoluar gjatë luftës së fundit, me tokë në sipërfaqe prej përafërsisht 136m², me qasje në rrugë, ndodhur në parcelën nr. 936, FP nr. P-71611071-000936-0, ZK Pejë në rrugën Çarshia e Gjatë nr. 122/9, Komuna Pejë. Kjo ngastër ndodhet afër qendrës së qytetit të Pejës dhe përbën një mundësi të mirë investimi komercial. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.

Njësia 8: Kosovarja Minimarketi nr. 4, Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit potencial që të ketë lokalin afarist i cili gjendet në katin përdhese të një ndërtese banimi me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 182.94 m² në vendin e njohur si “Te Banesat e Bardha”, Bregu i Diellit, Prishtinë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH “Industria e Bukës dhe e Ëmbëlsirave Kosovarja“ (PRN 001)
Fi.768/78: -NPPB “Agrokosova” OPIU “Zhitopromet” OTHPB Fabrika e Bukës dhe Ëmbëlsirave” Fushë Kosovë
Fi.750/89: -Ndërmarrja Shoqërore “Industria e Bukës dhe Ëmbëlsirave Kosovarja“  Fushë Kosovë

Njësia 9: Kosovarja Shitorja nr. 7, Gllogovc - i ofron mundësinë investitorit  potencial që të ketë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 87 m²  në rrugën “Skënderbeu” në Gllogoc. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH “Industria e Bukës dhe e Ëmbëlsirave Kosovarja“ (PRN 001)
Fi.768/78:-NPPB “Agrokosova” OPIU “Zhitopromet” OTHPB Fabrika e Bukës dhe Ëmbëlsirave” Fushë Kosovë
Fi.750/89: -Ndërmarrja Shoqërore “Industria e Bukës dhe Ëmbëlsirave Kosovarja“  Fushë Kosovë

Njësia 10: Kosovarja Shitorja nr. 17, Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit  potencial që të ketë objektin me ndërtim të përkohshëm me sipërfaqe prej përafërsisht 56 m² në rrugën “Gazmend Zajmi” (më parë e njohur si “Këndi i rrugës së Prizrenit dhe ish-Dubrovnikut”) në Prishtinë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH “Industria e Bukës dhe e Ëmbëlsirave Kosovarja“ (PRN 001)
Fi.768/78:-NPPB “Agrokosova” OPIU “Zhitopromet” OTHPB Fabrika e Bukës dhe Ëmbëlsirave” Fushë Kosovë
Fi.750/89: -Ndërmarrja Shoqërore “Industria e Bukës dhe Ëmbëlsirave Kosovarja“  Fushë Kosovë

Njësia 11: Kosovarja Shitorja nr. 2, Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit  potencial që të ketë lokalin afarist i cili gjendet në katin përdhese të një ndërtese banimi me sipërfaqe prej përafërsisht  111.20 m² në qendër të Fushë Kosovës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH “Industria e Bukës dhe e Ëmbëlsirave Kosovarja“ (PRN 001)
Fi.768/78: -NPPB “Agrokosova” OPIU “Zhitopromet” OTHPB Fabrika e Bukës dhe Ëmbëlsirave” Fushë Kosovë
Fi.750/89: -Ndërmarrja Shoqërore “Industria e Bukës dhe Ëmbëlsirave Kosovarja“  Fushë Kosovë

Njësia 15: Banesa Shitore dhe bodrum në Ortakoll IV, L/2C, Prizren – përfshinë një (1) shitore me sipërfaqe prej 34.05 m² dhe një (1) bodrum me sipërfaqe prej 68 m², që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, Rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2C, Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Banesa Prizren  (PRZ055)
(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
(ii) Fi.21/90 (23/01/1990)
N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë

Njësia 16: Filigran Shitorja në Prishtinë - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 25 m², e cila gjendet në adresë: “Sheshi Zahir Pajaziti” (ish “Sheshi i Republikës” shitorja nr.4 - prapa Hotelit Grand), Prishtinë. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Filigran Prizren  (PRZ027)
Ndërmarrja NSH “Filigran”
i) DD “Filigran” in 1992
ii) DP “Filigran” in 1989/1990 (Fi. 482/89)

Njësia 17: Ramiz Sadiku Kompleksi Afarist  Ortakoll - ofron për shitje kompleksin afarist i cili përmban gjashtë (6) lokale afariste, korridore dhe shkallët me sipërfaqe të përgjithshme prej 358.96 m². Të cilat gjenden në Ortakoll, Prizren. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) NIN Ramiz Sadiku- Prizren  Fi 2412/93 - Shoqëria aksionare ndërmarrja industriale ndërtimore (SH.A NIN) "Prizren" me përgjegjësi të pakufizuar, (Gjykata Ekonomike Prishtinë) /Deonicarsko drustvo gradjevinsko industrijsko produzeće (D.D GIP) “Prizren” sa potpunom odgovornoscu, (Privredni Sud Pristina)                              
(ii) Fi 630/89 - Ndërmarrja industriale ndërtimore me përgjegjësi të pakufizuar (NIN) "Prizren"/Gradjevinsko industrijsko preduzeće (GIP) "Prizren" sa potpunom odgovornoscu     

Njësia 18: Komuna Njësia në Zym - ofron për shitje tokën dhe ndërtesat me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 5578 m², e cila gjendet në fshatin Zym, Komuna e Prizrenit.
Lokalet afariste/ndërtesat kanë një sipërfaqe prej përafërsisht 1280 m². (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Komuna Prizren  (PRZ035)
(i) Fi.589/89 (30/12/1989)
DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992)
DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtin

Njësia 19: Komuna Shitorja nr. 3 në Prizren - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 42,72 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Jeronim De Rada” p.n. (“Qendra Zejtare SHTRUMFAT”), Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Komuna Prizren  (PRZ035)
(i) Fi.589/89 (30/12/1989)
DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992)
DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë

Njësia 20: IT Printeks Shitorja në Terzimahallë në Prizren - ofron për shitje ndërtesën që përfshin dy (2) shitore (shitorja nr. 1 & 6)  në sipërfaqe të përgjithshme prej 55 m², e cila gjendet në zonën atraktive të qytetit në rr. ”Ismet Jashar Kumanova” nr. 82 në Prizren.
Bashkë me shitoren shiten edhe stoqet, që janë brenda shitores. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH IT “Printeks” Prizren (PRZ036)
(i) Fi 620/89 (30/12/89) Preduzece Tekstilna Industrija “Printeks”  - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë,
(ii)  Fi 6250/92 (31/10/92) Deonicko Drustvo Tekstilna Industrija “Printeks” p.o. - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakov

Njësia 21: Filigran Stolitë dhe Makineria/Pajisjet - ofron për shitje Prodhimet e Gatshme përfshirë Stolitë nga argjendi dhe Makineritë/Pajisjet për prodhimin e stolive, të cilat janë përdorur nga ana e Ndërmarrjes. (Depozita e Ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Filigran Prizren (PRZ027)
(i) Fi. 482/89 (30.12.1989) Preduzeca za Preradu za proizvodnju nakida od zlata I srebra “Filigran”, sa potpunom odgovornoscu - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi 7273/92 (15.12.92) Deonicko drustvo za proizvodnju nakita od zlata I srebra u mesovitoj svojini “Filigran”  - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Departamenti i Shitjes

 Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

 Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen "punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.

 Ofertat e mbyllura për njësitë në vijim duhet të dorëzohen në AKP më 07 prill 2010, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Kosovë (sipas kohës lokale te Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim. Të gjitha njësitë e listuara këtu ofrohen për shitje mbi bazën "siç është" dhe "ku është" dhe do të shiten në përputhje me termet ligjore dhe kushtet e shitjes. Veçanërisht dhe pa ndryshuar kushtet e tilla, AKP nuk jep garanci, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, sa i përket gjendjes apo përshkrimit të njësive që shiten ose përshtatshmërisë së tyre për ndonjë përdorim apo qëllim. Verifikimi i përshkrimit dhe gjendjes së të gjithë njësive të listuara këtu është përgjegjësi e ofertuesit.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.

 Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar" pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar" apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.