Shitja përmes Likuidimit - 15

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin.
 
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 15

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.


Njësia nr. 01: Toka Bujqësore në Gelancë 1 - ofron për shitje pronën me sipërfaqe prej përafërsisht 6,527 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore që ndodhet në Zonën Kadastrale Gelancë, Komuna e Suharekës. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 02: Toka Bujqësore në Gjinoc - ofron për shitje pronën me sipërfaqe prej përafërsisht 5,970 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore që ndodhet në Zonën Kadastrale Gjinoc, Komuna e Suharekës. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 03: Toka Bujqësore në Gjinoc 1 - ofron për shitje pronën me sipërfaqe prej përafërsisht 8,500 m², që ndodhet në Zonën Kadastrale Gjinoc, Komuna e Suharekës. Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. Gjendja faktike krahasuar me gjendjen grafike kufiri dhe sipërfaqja e përgjithshme e parcelës nr. 827-0 nuk i përgjigjet gjendjes faktike në teren pasi që një pjesë e parcelës nr. 827-0 me sipërfaqe të përafërt prej 500 m² (e matur me metodën grafike) është e përfshirë në rrugë publike.  (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
:
NSh NBI Suhareka; Fi.232/89; PIP “PKB Metohijavino” Fi.1765/92.

Njësia nr. 4 – Dyqani “Supermarketi i Birrarisë”, Mitrovicë - Kjo shitje ofron hapësirë afariste në sipërfaqe totale prej afërsisht 188.18 m² që përbëhet nga hapësira afariste prej 139.96 m² dhe 3 garazha me sipërfaqe prej 48.22 m². Kjo pronë është objekt një katësh i cili ndodhet në ngastrën kadastrale që evidentohet ne emër të KK Mitrovicë. Prandaj, për shitje ofrohet vetëm objekti, jo edhe toka. Ky aset ndodhet në pjesën veriore Mitrovicës, respektivisht ne pjesën qendrore të qytetit të Mitrovicës dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e veprimtarive tregtare.
Si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen ky aset shfrytëzohet si Supermarket. (Depozita e ofertës €20,000)

Njësia nr. 5 – Supermarket nr.29 Pejë - Kjo shitje ofron hapësirë afariste në sipërfaqe totale prej afërsisht 200 m². Për shitje ofrohet vetëm lokali afarist, jo edhe toka, e cila ndodhet në rrugën Bill Klinton në katin përdhes të ndërtesës banesore, në qendër të qytetit të Pejës. Përbën një mundësi të shkëlqyer për zhvillimin e veprimtarive tregtare e cila si në të kaluarën, ashtu edhe në të tashmen shfrytëzohet si Supermarket. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NP “Fabrika e Birrës”, Pejë: Fi.247/88; Fi. 521/89; Fi.5477/92; UNMIK Reg. 80115571.

Njësia nr. 6: NSH Kosovasirovina Objektet në Gjilan - ofron për shitje objekte afariste me sipërfaqe totale prej rreth 373.87 m². Objektet afariste përbëhen nga ndërtesa e administratës, një shitore, një depo e hapur dhe një depo ndihmëse, të cilat gjenden në Rr. Isa Boletini nr. 101 Gjilan, në afërsi të Shtypshkronjës Grafikos dhe Fabrikës së Duhanit. Nuk ka tokë që do të përfshihet në këtë shitje. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH/DP Kosovasirovina   Mitrovicë Fi 674/89; N.SH.T Hekurishte Nr. i Biz.: 80089406

Njësia nr. 7: NSH Drenica Tokë në Skenderaj - Toka e ofruar për këtë shitje ka një sipërfaqe prej rreth 1,735 m² duke përfshirë ngastrën  kadastrale nr. 625/4 me sipërfaqe prej rreth 660m2 dhe ngastrën kadastrale 628/3 me sipërfaqe prej rreth 1,075 m2 të regjistruara në certifikatën e pronësisë UL – 72015025-00232, Zona Kadastrale Klina e Poshtme. Toka  gjendet në periferi të qytetit të Skenderajt afër trafostacionit 110KV. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Drenica Skenderaj  Fi.-384/89: Regjistrimi në UNMIK -80098162

Njësia nr. 8: Eng Beton Toka te Dheu i Bardhë - ofron investitorëve potencial mundësinë e shkëlqyer për të blerë një sipërfaqe të tokës me sipërfaqe prej rreth 81 ari 60 m²e cila ndodhet në afërsi të  kufirit  Kosovë me Serbi, në vendin e quajtur Dheu i Bardhë, në komunën e Ranillugut. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh "Eng Beton" Kamenicë; DP „ Trajko Peric” (Fi - 675/89)

Njësia nr. 9: Ramadan Agushi Tokë Bujqësore në Elezaj -
ofron investitorëve potencial mundësinë e shkëlqyer për të blerë një sipërfaqe të tokës bujqësore me sipërfaqe prej rreth 48 ari 61 m², në një lokacion të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh "Ramadan Agushi" Kaçanik (Fi 1386/90)

Njësia nr. 10: XIM Strezovci Toka në Topanicë - ofron investitorëve potencial mundësi të mirë për të blerë një sipërfaqe të tokës e cila ndodhet në vendin e quajtur “Verdheshin” në afërsi të Fshatit Topanicë, në komunën e Kamenicës. Në të kaluarën këto ngastra janë shfrytëzuar nga ndërmarrja si minierë për nxjerrjen e materialeve për prodhimin e produkteve ndërtimore. Pasuria e ofruar për shitje është në sipërfaqe prej rreth 01 ha 29ari 33 m². (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

XIM Strezovci Kamenicë; DP Magnohrom, Kamenica (Fi 769/89)

Njësia nr. 11: Ndërtesa Afariste Administrative, Fushë Kosovë – ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokën me siperfaqe prej përafërsisht 34 ari dhe 23 m², përfshirë edhe  Ndërtesën Afariste Administrative P+4, me sipërfaqe prej përafërsisht 2350 m², në Fushë Kosovë. (Depozita e ofertës €30,000)

Njësia nr. 12: Tokë Bujqësore Bardh i Madh - ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Bardh i Madh dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 82ha 64 ari dhe 99m². (Depozita e ofertës €10,000)

Njësia nr. 13: Tokë Bujqësore  Leshkoshiq - ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Leshkoshiq dhe Caravodicë dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 21ha 60 ari dhe 59 m². (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 14: Tokë Bujqësore Caravodicë - ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Caravodicë dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 10 ha 61 ari dhe 73 m². (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Bujqësia Fushë Kosovë  Fi-811/89; NP KBI ”Kosova Export” Fushë Kosovë

Njësia nr. 15: Fabrika e Letrës, Kartuçit dhe Ambalazhit, Lipjan - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të blejnë pronën e cila përfshin sipërfaqen e tokës prej përafërsisht 10 ha 16 ari 64 m² në zonën kadastrale Lipjan, ku përfshihen edhe disa ndërtesa me karakter të përhershëm dhe të përkohshëm prej përafërsisht 17,242 m². (Depozita e ofertës €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH  Fabrika e Letrës, Kartuqit dhe Ambalazhit; Fi.805/89- NSh “Stanoje Aksic”; Fi.5628/92 - SHA “Stanoje Aksic”

Njësia nr. 16: Toka Bujqësore në Gelancë - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gelancë, Komuna e Suharekës, me sipërfaqe prej përafërsisht 4 ha 39 ari 49 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh NBI Suhareka; Fi.232/89; PIP “PKB Metohijavino” Fi.1765/92.

Njësia nr. 17: Prona në Hoqe të Madhe, Rahovec - ofron për shitje pronën që ndodhet përafërsisht 4 km në rrugën Rahovec- Suharekë në Zonën Kadastrale Hoqa e madhe  në Rahovec, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1 ha 81 ari 61 m². (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh NBI Rahoveci;  NBI “Orvin” /PIP “Orvin”Fi 492/89; Fi.1764/92.

Njësia nr. 18: Shitorja nr. 7 në Llokvicë - ofron për shitje shitoren në sipërfaqe të përgjithshme prej 104 m² me kulturë ndërtesë, që ndodhet në zonën kadastrale Llokvicë, regjioni i Prizrenit. Aktualisht nuk ka marrëveshje me qira apo shfrytëzues ilegal. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 19: Shitorja nr. 2 në Drajciq - ofron për shitje lokalin afarist/shitoren në sipërfaqe të përgjthshme prej 199 m², prej të cilave 92 m² me kulturë shtëpi dhe 107 m² me kulturë oborr, që ndodhet në zonën kadastrale Drajciq, regjioni i Prizrenit. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 20: Shitorja nr. 10 në Nebregoshte - ofron për shitje shitoren në sipërfaqe të përgjithshme prej 50 m² me kulturë ndërtesë, që ndodhet në zonën kadastrale Nebregoshte, rajoni i Prizrenit. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh TP “Zhupa”-Recane Fi.384/89; Fi.2096/95

Njësia nr. 21: Supermarket Mulliri - ofron tokën së bashku me lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 371 m² e njohur si “Supermarket Mulliri” e që gjendet në rrugën “Mic Sokoli”, pjesën periferike të qytetit të Gjakovës. Toka me objektin ka shërbyer si supermarket apo shitje me pakicë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh “Mulliri” Industria e Miellit dhe Bukës, Fi.188/90
Holding Korporata “Mulliri” SH.A, Gjakovë SH.A., Fi.3660/91; Sh.A “Mulliri”, Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80192975

Njësia nr. 22: Dyqani “Galenteri Mode-1” - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e shitores “Galenteri Mode-1” përbërë nga një dyqan me sipërfaqe përafërsisht 41 m², ndodhur në përdhesën e një blloku rezidencial në qendër të qytetit në rr. Mbretëresha Teutë nr. 53 në Pejë. (Depozita e ofertës €7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTPSH “17 Nëntori” Pejë; Fi 545/89, Fi. 628/92; Fi 6093/92.

Njësia nr. 23: Dyqani në Budisalc, Klinë - Kjo shitje ofron “Dyqanin në Budisalc” në etazh që ndodhet në fshatin Budisalc, Komuna e Klinës, me një sipërfaqe prej rreth 120 m². Objekti ndodhet afër stacionit të trenit dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari të ndryshme biznesi. Në të kaluarën, ky aset ka shërbyer si i ashtuquajtur bodrum për shitjen e birrës me shumicë dhe pakicë. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NP “Fabrika e Birrës”, Pejë: Fi.247/88; Fi. 521/89; Fi.5477/92; UNMIK Reg. 80115571.

Njësia nr. 24: NSh Drenica– Depot te Fidanishtja - ofron mundësi blerësit potencial të blejë dy depo me sipërfaqe të përgjithshme rreth 500 m², (secila depo me sipërfaqe prej rreth 250 m²). Depot ndodhen në përdhesen e ndërtesës banesore në afërsi të qendrës së qytetit të Skenderajt, në vendin e quajtur “te Fidanishtja” andaj përbëjnë një mundësi të mirë për investime komerciale. Në të kaluarën këto depo kanë qenë të shfrytëzuara nga NSH Drenica si Depo e tekstilit dhe Depo e artikujve ushqimor. Tani depot janë duke u shfrytëzuar nga shfrytëzuesit ilegal të cilët kanë bërë ndryshime të hapësirave duke i përshtatur nevojave të veta. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Drenica Skenderaj  Fi.-384/89; Regjistrimi në UNMIK -80098162

Njësia nr. 25: NSh Përparimi Tokë Polac i Ri - Kjo shitje ofron tokë bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 1 ha 1 ari 36 m² e cila gjendet në fshatin Polac i Ri në Skenderaj. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Perparimi Skenderaj; ish NSH ‘’Buducnost” Fi 799/89 dhe Numri Regjistrimit te Biznesit pranë UNMIK-ut 2101064

Njësia nr. 26: NSh Fabrika e plastikës Tokë C -Tokë - Kjo shitje ofron tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth 25 ari dhe 60 m², ZK Klinë e Poshtme. Prona gjendet në hyrje të Skenderajt mbrapa Fabrikës së Plastikës. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Fabrika e Plastikës, Skenderaj; Fi 12/90

Njësia nr. 27: Tokë Bujqësore Talinovc i Jerlive -
Kjo shitje përfshinë vetëm sipërfaqen tokësore përafërsisht prej 2ha 24ari 20 m² e cila ndodhet në tre lokacione te ndryshme brenda zonës kadastrale Talinovc i Jerlive, Komuna e Ferizajt. (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

KB Talinovc; Zemljoradnicka Zadruga “Talinovac” (Fi. 651/89)

Njësia nr. 28: Ramadan Agushi Tokë Bujqësore Nikoc 3 - ofron investitorëve potencial mundësinë e shkëlqyer për të blerë një sipërfaqe të tokës bujqësore dhe pyjore,  me sipërfaqe prej rreth 19 ha 79 ari 8 m², të cilat janë kryesisht male dhe livadhe kullosash. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 29: Ramadan Agushi Tokë Bujqësore Begracë (Lot F) - ofron investitorëve potencial një mundësi të mirë për të blerë një sipërfaqe të tokës bujqësore, në një lokacion të favorshëm për zhvillimin e bujqësisë. Hapësira përbëhet prej përafërsisht 2 ha 76 ari 14 m² tokë që gjendet në zonën kadastrale Begracë, në afërsi të rrugës Gërlicë - Viti. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh "Ramadan Agushi" Kaçanik (Fi 1386/90)

Njësia nr. 30: Tokë Bujqësore Markoc - ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Obiliq dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 23 ha 34 ari dhe 63 m². (Depozita e ofertës €10,000)

Njësia nr. 31: Tokë Bujqësore Plemetin - ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Plemetin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 19 ha 64 ari dhe 60 m². (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Bujqësia Fushë Kosovë  Fi-811/89; NP KBI ”Kosova Export”  Fushë  Kosovë

Njësia nr. 32: Urata Lokali Nr. 15 Prishtinë - ofron mundësi blerësit të mundshëm  të blejë  një njësi të vetme të përbëre nga një ndërtesë me një sipërfaqe prej përafërsisht 430 m² duke përfshirë sipërfaqen totale të tokës prej përafërsisht 240 m² që gjendet  në lagjen Tasligje  në Prishtinë. Lokali është shumë atraktiv për aktivitete afariste. (Depozita e ofertës €20,000)

Njësia nr. 33: Urata Lokali Nr. 19 Prishtinë - i ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 89.92 m² në lagjen  Ulpiana në Prishtinë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Urata  Fi.723/89: NShT “VOCAR”, Prishtinë Fi.5844/92; UNMIK Regjistrimi i Biznesit   80243146

Njësia nr. 34: Gërmia Depo Prishtinë - përfshinë depon me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,663.45 m² që gjendet në podrumin e objekti banesor SU 6/6, L/B4 në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh“Gërmia“  Fi -676/89 : -DTP“Grmija”, Pristina Fi-417/93:-D.o.o “Yumko-Grmija”, UNMIK Regjistrimi i Biznesit Nr. 80033214


Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.