Shitja përmes Likuidimit - 4

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin. 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 4

Subjektet / njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me nenin 5 të Ligjit nr 03/L-067 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.


Njësia 1: Shitorja A “28 Nëntori” lagja Kamnik Gjilan - Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSH “28 Nëntori” që gjendet në katin përdhese të një ndërtese shumëkatëshe në Gjilan, në lagjen Kamnik, me sipërfaqe të përafërt prej rreth 190 m². (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

GJI098 NSH "28 NĖNTORI" GJILAN
NSH "16 Nentori" DD SHA "16 Nentori"  Fi-847/89,
Fi 6607/92 "28 NĖNTORI" pas 1999
 
Njësia 2: Shitorja B “28 Nëntori” lagja Kamnik Gjilan - Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSH “28 Nëntori” që gjendet në katin përdhese të një ndërtese shumëkatëshe në Gjilan, në lagjen Kamnik, me sipërfaqe të përafërt prej rreth 161 m². (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

GJI098 NSH "28 NĖNTORI" GJILAN
NSH "16 Nentori" DD SHA "16 Nentori"  Fi-847/89,
Fi 6607/92 "28 NĖNTORI" pas 1999
 
Njësia 3: Vushtex Tokë - Prona gjendet në qendër të qytetit të Vushtrrisë. Tokë – përafërsisht 865 m² (parcela numër 120). (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Vushtex (MIT035)
- Tekstilna industria “Polet”, Vushtrri/Vucitrn, Fi-832/89;
- DP Tekstilna Industrija  “Polet” Vushtrri/Vucitrn, Fi-656/91;
- D.D. u mesovitoj svojini, Tekstilna industria “Polet”, Vushtrri/Vucitrn, Fi-2830/93;
- D.D. Tekstilna industria “Polet” Vushtrri/Vucitrn, Fi-569/96
- Textile industry “VUSHTEX” (UNMIK reg. no. 80075952);
 
Njësia 4:  NSH Derma Commerce – Shitore me ndërtim të përkohshëm - Kjo shitje u ofron mundësi investitorëve potencial që të blejnë shitore me ndërtim të përkohshëm, me sipërfaqe rreth 25 m², me lokacion në zone tregtare në qytetin e Therandës, Komuna e Therandës, ne afërsi të rrugës kryesore Therandë -Prizren. (Depozita e Ofertës €1.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Derma Commerce Mitrovicë (MIT038)
-          DP Kozar Titova Mitrovica (Fi.-608/89)
-          NT Derma Commerce, Regjistrimi i përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80020635
 
Njësia 5: Depoja e Vogël I (Afër Gjykatës për Kundërvajtje) -Aseti (Depoja) ndodhet qendër të qytetit te Pejës në rrugën  me te frekuentuar 129/2 (ish-“ Vllaznim Bashkimi”) e njohur si Carshia e Gjatë. Depoja, është ndërtesë njëkatëshe nga betoni dhe tullat dhe ndodhet prapa Shitores Hekurishtja, ka sipërfaqe totale prej rreth 17.5 m². Depoja, është ndërtuar  pas konfliktit të vitit 1999. (Depozita e Ofertës  €2.500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Pejë
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”,
Fi 545/89, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” sh.a. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.
 
Njësia 6:  Mini Shtëpia e Mallrave - Aseti (Shitorja) gjendet ne pjesën kryesore te qytetit Pejës, Rr. Sheshi i Heronjve afër të ashtuquajturës Pivnica.
Shitorja është po ashtu e njohur si Mini Shtëpi e Mallrave, ndodhet ne katin përdhese të ndërtesës banuese dhe ka sipërfaqe totale prej rreth 188 m². (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Pejë
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”,Fi 545/89, Fi. 628/92; Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” sh.a. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.
 
Njësia 7:  Depoja II (Afër shitores Hekurishtja) - Aseti (Depoja) ndodhet në qendër të qytetit te Pejës në rrugën  me te frekuentuar 129/2 (ish-“ Vllaznim Bashkimi”) e njohur si Carshia e Gjatë.
Depoja, ka sipërfaqe prej rreth 36 m² është ndërtuar pas konfliktit të vitit 1999. (Depozita e Ofertës €2.500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” – Pejë
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” sh.a. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.
 
Njësia 8:  Tokё Bujqёsore në Vitomiricë I - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e tokёs bujqёsore me sipёrfaqe rreth 01.95.60 ha qё ndodhet në ngastrë nr. 1371/2, Fleta poseduese nr. 359, Zona Kadastrale Vitomericё, nё Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës” Pejë
OTHPB Industria Birrës, Maltit the Pijeve joalkoholike / Fi.247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K./Fi.5477/92
N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571
 
Njësia 9: Tokё Bujqёsore në Vitomericë II - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e tokёs bujqёsore me sipёrfaqe rreth 05.17.00 ha qё ndodhet në  në ngastrat nr. 1372 dhe 2318, fleta poseduese nr. 398, Zona Kadastrale Vitomericё, afër fshatit Nabërgjan nё Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Ndёrmarrja Shoqёrore pёr Tregti, Turizёm, Transport dhe Shёrbime ‘’Petrans’’
Ndёrmarrja Shoqёrore pёr Tregti, Turizёm, Transport dhe Shёrbime ‘’Petrans’’ Eksport-Import me pёrgjegjёsi tё plotё Fi.2238/91;
Shoqёria Aksionare ‘’Petrans’’ nё pronësi tё përzier, me pёrgjegjёsi tё plotё , NT “Petrans”
 
Njësia 10: Fabrika e Ushqimit të Kafshëve - Toka në Uglar - ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë tokë bujqësore me sipërfaqe prej përafërsisht 10,000 m²  (1 ha) në Zonën Kadastrale Uglar, Komuna e Fushë Kosovës. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

PRN 010 NSH“Fabrika e Ushqimit të Kafshëve“
Fi -767/89 : -Ndërmarrje e Përbërë K.B.I.”Kosova Export”
N.SH.“Fabrika e Ushqimit të Kafshëve”,  Fushë Kosovë (alb.version)
Fi-7936/92 -Shoqëria  Aksionare me përgjithësi të plotë“Fabrika e Ushqimit të Kafshëve“, Fushë Kosovë (alb.version)
Numri i Regjistrimit të Përkohshëm i UNMIK Nr. 80053258
-N.SH. FUB, Fushë Kosovë
 
Njësia 11: Magjistrala Carralevë - ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë gurëthyesin me sipërfaqe të tokës prej përafërsisht 16716 m² në fshatin Carralevë, Komuna e Shtimes. Kjo njësi posedon të gjitha paisjet për prodhimin e asfaltit.
(Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Magjistrala  (PRN 032) Fi.839/89:  -Ndërmarrja Shoqërore “Magjistrala”, Prishtinë (alb.version)
-Socially Owned Enterprise “Magjistrala” Pristina (eng. version)
-Društveno preduzeće “Magjistrala” (ser. version)
Regjistrimi në UNMIK  Nr. 80014643
- NSH “Magjistrala”, Prishtine (alb.version)
-SOE “Magjistrala”, Pristina (eng. version)
 -DP “Mgistrala”, Pristina (ser. version)
 
Njësia 12: Magjistrala Makineria për përpunimin e asfaltit Lipjan - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë në posedim komplet makinerinë për prodhimin e asfaltit e cila makineri gjendet në Lipjan. Magjistrala Lipjan ofron vetëm asete të lëvizshme.
-          Makina për përpunimin e asfaltit,
-          Furra e nxemjes,
-          Sillosat e rërës
-          Sillosat e asfaltit, etj.
(Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Magjistrala  (PRN 032)
Fi.839/89:  -Ndërmarrja Shoqërore “Magjistrala”, Prishtinë
-Socially Owned Enterprise “Magjistrala” Pristina
Regjistrimi në UNMIK  Nr. 80014643
- NSH “Magjistrala”, Prishtine
- DP “Mgistrala”, Pristina
 
Njësia 14: Urata Supermarketi nr. 24 Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit  të mundshëm që të ketë  supermarketin me tokë i cili gjendet në rrugën e njohur më parë si Dalmatinska në Prishtinë me sipërfaqe prej përafërsisht 265 m. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Urata” (PRN 103
Fi.723/89: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë
Fi.5844/92: - D.O.O. “VOCAR”, Pristina
UNMIK Regjistrimi i Biznesit Nr. 80243146:
Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë
 
Njësia 15: Fabrika e Letrës Toka Lipjan - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë vetëm sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 2410 m² në Zonën Kadastrale Lipjan. Vetëm toka është pjesë e këtij tenderi. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH  Fabrika e Letrës (PRN 022)
Fi.805/89: - Ndërmarrja Shoqërore “Stanoje Aksic” (alb. version)
- Socially Owned Enterprise “Stanoje Aksic” (eng.version)
- Drustveno Preduzece “Stanoje Aksic” (ser.version)
Fi.5628/92: - SHA “Stanoje Aksic” (alb. version)
- JSC ”Stanoje Aksic” (eng.version)
- D.D. “Stanoje Aksic” (ser.version)
 
Njësia 16: “Banesa”, Shitore dhe bodrum në Ortakoll IV, L/2C, Prizren – përfshinë një (1) shitore me sipërfaqe prej 34.05 m² dhe një (1) bodrum me sipërfaqe prej 68 m², që gjenden në ndërtesën afarist/banesor, Rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2C, Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH BanesaPrizren  (PRZ055)
(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë (ii) Fi.21/90 (23/01/1990)
N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
 
Njësia 17: “18 Nentori” Njësia në Hoqë të Madhe -  ofron për shitje ndërtesën kryesore (fabrika) dhe ndërtesën e administratës me një sipërfaqe të përgjithshme përafërsisht prej 1ha 26ari 05m² në fshatin Hoqa e Madhe, Komuna e Rahovecit. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH 18 Nentori Rahovec  (PRZ012)
Fi.502/89 (30.12.1989) Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë DD.”18 Novembar” Orahovac
 
Njësia 18: “Komuna” Shitorja nr.2 në Prishtinë - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 190.60 m², e cila gjendet në adresë: “Sheshi Zahir Pajaziti” (ish “Sheshi i Republikës” nr.2 - prapa Hotelit Grand), Prishtinë. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Komuna Prizren  (PRZ035)
(i) Fi.589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë (ii) Fi.6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë
 
Njësia 19: “Komuna ” Shitorja nr. 3 në Prizren - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 42, 72 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Jeronim De Rada” p.n. (“Qendra Zejtare SHTRUMFAT”), Prizren. (Depozita e Ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Komuna Prizren  (PRZ035)
(i) Fi.589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992)
DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë
 
Njësia 20: “Komuna” Shitorja në Kamenicë - ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 41 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Skënderbeu” p.n. (“Qendra zejtare/tregu”), Kamenicë. (Depozita e Ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Komuna Prizren  (PRZ035)
(i) Fi.589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992)
DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë.
 
Njësia 21: “Theranda” Motel Nasheci - ofron për shitje tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe totale prej 27ari dhe 47 m², e cila ndodhet në fshatin Nashec, Prizren. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Theranda Prizren  (PRZ039)
(i) Fi.354/80 (20/08/1980) Ugostiteljka radna Organizacija “Dusanov Grad” – Poslovna Jedinica Motela “Beli Drim” u Nasecu, Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6810/92 (08/12/1992)
 
  Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Departamenti i Shitjes
 Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.
 Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen "punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.
 Ofertat e mbyllura për njësitë në vijim duhet të dorëzohen në AKP më 07 prill 2010, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Kosovë (sipas kohës lokale te Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim. Të gjitha njësitë e listuara këtu ofrohen për shitje mbi bazën "siç është" dhe "ku është" dhe do të shiten në përputhje me termet ligjore dhe kushtet e shitjes. Veçanërisht dhe pa ndryshuar kushtet e tilla, AKP nuk jep garanci, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, sa i përket gjendjes apo përshkrimit të njësive që shiten ose përshtatshmërisë së tyre për ndonjë përdorim apo qëllim. Verifikimi i përshkrimit dhe gjendjes së të gjithë njësive të listuara këtu është përgjegjësi e ofertuesit.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
 Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar" pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar" apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.
 
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të  pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.