Shitja e Aseteve në Likuidim - 19

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 19-të TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.


Njësia nr. 01: Ramadan Agushi Toka në Pustenik -
Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë një sipërfaqe të tokës kryesisht bujqësore, e përshtatshme për kultivimin e bimëve të ndryshme bujqësore. Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej rreth 171139  m² (17 ha 11 ari 39 m²). Prona përbehet nga parcelat me nr. 528, 534, 535, 536, 543, 544, 545, 546, 547, 563, 564, 565, 566, 567, 568, 955, 956, sipas Certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme me nr. UL-73317070-00098.(Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 02: Ramadan Agushi Toka në Rezhanc - Ky aset u ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë një sipërfaqe të tokës kryesisht bujqësore, e përshtatshme për kultivimin e bimëve të ndryshme bujqësore. Pasuria e ofruar për shitje është pronë tokësore me sipërfaqe prej rreth 19021 m² (1 ha 90 ari 21 m²). Prona përbehet nga parcelat me nr. 11 dhe 12, sipas Certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme me nr. UL-73317073-00077. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: N.SH Ramadan Agushi Kaqanik (Fi 1386/90)

Njësia nr. 03: Dyqani i IMB me ndërtim të përkohshëm te Kazerma - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë dyqanin me ndërtim të përkohshëm, që sipas Vendimit komunal për lejimin e ndërtimit është me sipërfaqe 42.33 m², ndërsa pas matjeve në teren sipërfaqja është rreth 48,41 m² me vendndodhje në rrugën “UÇK” në afërsi të Kazermës dhe Gjimnazit e Shkollës Ekonomike në Mitrovicë. Dyqani është i përshtatshëm për qëllime tregtare. (Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 04: Dyqani i IMB me ndërtim të përkohshëm në Kodrën e Minatorëve – Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë dyqanin me ndërtim të përkohshëm, që sipas Vendimit komunal për lejimin e ndërtimit është me sipërfaqe rreth 71.42 m² me vendndodhje në lagjen “Kodra e Minatorëve”( Mikronasele) në rrugën “Milan Shuflai” në veri të Mitrovicës.
Këto të dhëna janë marrë nga dokumentet  pasi që ne nuk kemi qasje në pronën e cila do të tenderohet , i mbetet blerësit të ri të merret me këtë çështje. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  IMB, Mitrovicë; UNMIK Regjistrimi i Përkohshëm i Biznesit Nr 80106483; Zitopromet  Fi -709/89; JSC Mlinpek Fi - 1045/94; Fi - 1530/94

Njësia nr. 07: NBI Suhareka - Prona në Dubravë 3 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme UL-72116018-00044, që ndodhet në Zonën Kadastrale Dubravë, Komuna e Suharekës, ngastrat kadastrale nr. P-72116018-00157-1; P-72116018-00158-0 dhe P-72116018-00159-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 133564 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. (Depozita e ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
(i) PIP “Suva Reka” in 1989  Fi.232/89; (ii) PIP “PKB Metohijavino” in 1992  Fi.1765/92

Njësia nr. 08: Kosovarja Minimarketi nr.1 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 102 m², sipas kontratës, kurse sipas gjendjes faktike përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 136 m². Lokali afarist gjendet afër qendrës tregtare në Breg të Diellit Rr. Hyzri Talla, në Prishtinë.  (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 09: Kosovarja Shitorja nr.22 Lipjan - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 66.5 m² që gjendet në katin përdhes në të ndërtesës shumëkatëshe në qendër të Sheshit Adem Jashari në Lipjan.
(Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:  NPPB “Agrokosova” OPIU “Zhitopromet” OTHPB Fi.768/78: SOUR "Agrokosova" IPRO "Zhitopromet" OOUR "Fabrika Hleba i Kolaca" Kosovo Polje (ser. version) Fi.750/89: UNMIK Regjistrimi i Biznesit Nr. 80014694.

Njësia nr. 10: IMF Kosova Shitorja nr.13 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 55 m², e cila gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Ulpiana përballë IPKO-s. (Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 11: IMF Kosova Shitorja nr.14 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 93.7 m², e cila gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Ulpiana, afër fontanës. Nuk ka tokë që do ti transferohet blerësit të ri. Shënim me rëndësi: Ofertuesit duhet të jenë të njoftuar se sipërfaqja e lokalit që do ti bartet blerësit të ri është vetëm sipërfaqja prej përafërsisht 93.7 m². Pjesa tjetër e lokalit me sipërfaqe prej përafërsisht 17.6 m² e cila është ndërtuar si aneks nga shfrytëzuesit, nuk është pjesë e kësaj njësie. (Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 12: IMF Kosova Shitorja nr.2 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 63.74 m², e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në Rr. Nëna Terezë përball Rektoratit të Kosovës, një pjesë atraktive e qendrës së Prishtinës. (Depozita e ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Ndërmarrja Shoqërore  “IMF Kosova”, Fushë Kosovë  (Fi -812/89)

Njësia nr. 13: Gërmia Shitorja nr. 3 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist të ndarë në dy pjesë me sipërfaqe prej  përafërsisht 34 m². Aseti gjendet një pjesë atraktive të Prishtinës, në rrugën Ardian Krasniqi përball Zyrës Zvicerane.
(Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 14: Gërmia Shitorja nr. 206 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 298.90 m², e cila përbëhet nga lokali i cili ka një sipërfaqe të përafërt prej 130 m², podrumi me sipërfaqe të përafërt prej 150.90 m² dhe një hapësirë në mes të kateve e cila shfrytëzohet si zyre me sipërfaqe prej përafërsisht 18 m². Aseti gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në rrugën Agim Ramadani. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 15: Gërmia Depot te Hekurudha - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë depot 5,7,8,9 dhe 10 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1899 m² prej të cilave, kati përdhes depot 5,7,8 me sipërfaqe prej përafërsisht 1108 m² dhe bodrumi depot 9 dhe 10 me sipërfaqe prej përafërsisht 791 m²   të cilat gjenden pran hekurudhës së qytetit të Prishtinës.
(Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 16: Gërmia Shitorja nr. 194 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 26 m² që gjendet në  rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 17: Gërmia Shitorja nr. 5 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 62 m² i cili gjendet në një pjesë atraktive në Rr. “UCK”, afër Procredit Bank, në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 18: Gërmia Shitorja nr. 188 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 56 m², i cili gjendet në  një pjesë atraktive në Rr. ”UÇK” afër ProCredit Bank në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 19: Gërmia Shitorja nr. 6 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 32 m²  i cili  gjendet në rrugën UÇK, afër ProCredit Bank. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 20: Gërmia Shitorja nr. 193 -
Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 63 m² prej të cilës 32 m² përdoret për lokal dhe 31 m² për depo. Shitorja gjendet në rrugën “UÇK”, në katin përdhese të objektit të banimit kolektivë në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 21: Gërmia Shitorja nr. 201 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 33 m² prej të cilave 24 m² lokal afarist dhe 9 m² depo. Shitorja gjendet në rrugën “UÇK” , në katin përdhese të objektit të banimit kolektivë në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 22: Gërmia Shitorja nr. 58 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 24 m². Shitorja gjendet  në sheshin “Nëna Tereze”, përball objektit të Ministrisë së Kulturës, në katin përdhese të objektit te banimit kolektivë në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)

Njësia nr. 23: Gërmia Marketi në Fushë Kosovë - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me ndërtim të fortë prej përafërsisht 119 m², dhe gjendet në një pjesë atraktive për veprimtari të ndryshme biznesi, përball stacionit të trenit në Fushë Kosovë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Yumko-Grmija”, Pristina; Fi-417/93 UNMIK Regjistrimi i Biznesit Nr. 80033214:  NT Germia, Prishtinë; DP Gërmia Fi -676/89

Njësia nr. 24: Urata Shitorja në Cagllavicë - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 137 m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese dykatëshe, në qendër të fshatit Çagllavicë, afër Ambulancës së fshatit. (Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 25: Urata Shitorja nr. 42 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe prej 56.5 m² dhe tokë me sipërfaqe prej 56.5 m², që gjendet në kryqëzimin e rrugëve Haxhi Zeka dhe Taip Krasniqi në Prishtinë, përball Muzeut të Kosovës. Prona e  ofruar për shitje (toka dhe lokali afarist) është e regjistruar në Certifikatën e Pronës nr. 47041, parcela nr. 5641/0, Zona Kadastrale Prishtinë, në të cilën NSH Urata është bashkëpronare në ½ pjesë ideale të pronës. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTSH“VOCAR”, Prishtinë Fi.723/89; Fi.5844/92 UNMIK nr. i regjistrimit të biznesit 80243146

Njësia nr. 26: Depoja e Lirisë - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 44 m² prej materiali të fortë dhe tokën me sipërfaqe rreth 56 m². Objekti është ë përdorshëm për aktivitete komerciale të ndryshme. Aseti ndodhet në Rr. Hoxhë Tasini në Komunën e Pejës. (Depozita e ofertës €2.000)

Njësia nr. 27: Objekti i 17 Nëntorit (e njohur si Gjykata për Kundërvajtje) - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë hapësirën etazhike me sipërfaqe të përafërt 321 m² dhe hapësirën në përdhes me sipërfaqe të përafërt prej 67 m² që shfrytëzohet nga Gjykata Komunale për Kundërvajtje në Pejë. Aseti gjendet në Çarshinë e Gjatë në Komunën e Pejës. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 545/89, Fi. 628/92; Fi. 6093/92

Njësia nr. 28: Dyqani në Çarshi Gjakovë - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë tokën në sipërfaqe prej 33 m² dhe objektin në sipërfaqe të përafërt 56 m². Aseti ndodhet në Çarshi në Komunën e Gjakovës.  (Depozita e ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Stacioni Bujqësor” Gjakovë Fi.652/89; Regjistrimi i vitit 2000 UNMIK 0200463;
OP “Stacioni Bujqësor”, Gjakovë, Fi.66/79; “Instituti Biotektnik” Pejë;  OTHPB “Stacioni Bujqësor”, Gjakovë, Fi. 296/74

Njësia nr. 29: NSH Ballkan - Njësia Goma, Prishtinë – Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë token dhe objektin që ndodhen në një pjesë shumë atraktive të Prishtinës respektivisht në zonën Industriale të Prishtinës. Prona e lartshënuar është e regjistruar në emër të N.SH “Ballkan” në bazë të Çertifikatës mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme nr. P—71914059-02893-2 dhe përfshinë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9700 m² (97 ari) nga të cilat 980 m² janë me kulturë ndërtesë ndërsa 8720 m² me kulturë oborr.  Mirëpo, sipërfaqja e objekteve të cilat në terren paraqesin një tërësi dhe kanë lidhje te vazhdueshme në mes veti, sipas matjeve interne të AKP-së rezultojnë të jenë 1533 m². (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
(I) Fi - 575/89 (30.12.1989) GHI/IGK Ballkan Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
(ii) Fi-6635/92 (27.12.1992) DD “Balkanbelt” Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë

Njësia nr. 30: Dyqani Galenteri Mode - 1 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist të njohur si “Galenteri Mode-1” me sipërfaqe të përafërt 41 m² që ndodhet në përdhesën e bllokut banesor në Rr. Mbretëresha Teutë nr. 53 në qendër të qytetit në Komunën e Pejës. (Depozita e ofertës €7.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NTPSH “17 Nëntori”, Fi 545/89, Fi. 628/92; NTPSH “17 Nëntori” sh.a. në pronësi të përzier, Fi 6093/92

Njësia nr. 31: Shitorja nr. 20 - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë  lokalin afarist të shitjes me pakicë me sipërfaqe rreth 50 m². Dyqani gjendet në rr. Viktimat e Pejës në lagjen Dardania, në Komunën e Pejës.  (Depozita e ofertës €5.000)

Njësia nr. 33: Barnatorja Buqjësore Pejë - Ky aset u ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin afarist me sipërfaqe rreth 76 m² që ndodhet në Qendrën Zejtare në Komunën e Pejës. Lokali ndodhet në katin përdhes të një shtëpie private dhe njihet si barnatore bujqësore. (Depozita e ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH  “Stacioni për Mbrojtjen e Bimëve”- Fi. 1509/78, Pejë Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut  nr. 80212852, Pejë


Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.