Shitja e Aseteve në Likuidim - 24

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin. 

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 24 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.



Njësia nr. 01: Pasuria Bujqësore Toka në Rahovicë - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 63ha 22ari 37m², në zonën kadastrale Rahovicë, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm. (Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 02: Pasuria Bujqësore Toka në Rakaj - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 14ha 27ari 62m², në zonën kadastrale Rakaj, Komuna e Ferizajit, e cila është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm. (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
D.P“Poljoprivredno Dobro” Uroševac (Fi-650/89)

Njësia nr. 03: Agrokultura Toka në Gjilan - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 18ha 60ari 34m², në zonën kadastrale Gjilan, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë.(Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 04: Agrokultura Toka në Nasale - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 7ha 65ari 85m², në zonën kadastrale Nasale, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë. (Depozita e ofertës € 5,000).

Njësia nr. 05: Agrokultura Toka në Livoç - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 6ha 24ari 85m², në zonën kadastrale Livoç, Komuna e Gjilanit, e cila është e përshtatshme për kullosë. (Depozita e ofertës € 5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
PIP “Mladost” Gnjilane (Fi-670/89)

Njësia nr. 06: NSH Ramiz Sadiku Prona në Deçan - ofron për shitje ngastrën me sipërfaqe 33 ari dhe 41m² si dhe objektin (pjesërisht funksional) me sipërfaqe rreth 874m² që ndodhen në ZK Deçan,Komuna Deçan. (Depozita e ofertës €15,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Zastava - Ramiz Sadiku (Fi. 970/91); UNMIK Reg. 80104928

Njësia nr. 07: Dyqani 1 afër Postës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 35m² i cili gjendet në përdhesen e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër postës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes.(Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 08: Dyqani 2 afër postës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 68m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër postës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 09: Dyqani 1 afër Gjykatës Themelore - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 68m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër Gjykatës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 10: Dyqani 2 afër Gjykatës Themelore - ofron për shitje dyqanin etazh (B+P) me sipërfaqe rreth 112m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër Gjykatës, Komuna Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 11: Dyqani afër Komunës - ofron për shitje dyqanin etazh me sipërfaqe rreth 72m² i cili gjendet në përdhesën e objektit banesor në Rr. Nënë Tereza, afër objektit të Komunës, Gjakovë. Toka ku ndodhet dyqani nuk është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Agimi”, Gjakovë (Fi.580/89; Fi 4643/91); SHA “Agimi”, Gjakovë (UNMIK Reg. 80192932).

Njësia nr. 12: Dyqani nr. 33 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 33, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 13: Dyqani nr. 35 -
ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 35, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 14: Dyqani nr. 39 - ofron për shitje dyqanin (P+K) me sipërfaqe rreth 25m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 39, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës €7,000).

Njësia nr. 15: Dyqani nr. 43 -
ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 43, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Agrometohija”, Pejë (Fi.407/89; Fi.1467/73; Fi.6255/92);
“Agrodukagjini”(UNMIK Reg. 80007329).

Njësia nr. 16: Dyqani nr. 49 - ofron për shitje dyqanin në sipërfaqe rreth 18m² i cili gjendet në Rr. Bekim Berisha nr. 49, përballë ish-tregut të gjelbër, Komuna Pejë. Toka dhe depo mbi të cilin ndodhet aseti në shitje NUK do të jenë subjekt i shitjes. (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“Agrometohija”, Pejë (Fi.407/89; Fi.1467/73; Fi.6255/92);
“Agrodukagjini”(UNMIK Reg. 80007329).

Njësia nr. 17: NBI Rahoveci- Prona në Dejnë 1 - ofron për shitje Pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Dejnë - Komuna e Rahovecit, dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 21ari 42m². (Depozita e ofertës €3,000).

Njësia nr. 18: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 2ha 58ari 28m². (Depozita e ofertës €3,000).

Njësia nr. 19: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 2 -
ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 15ha 07ari 75m². (Depozita e ofertës €3,000)

Njësia nr. 20: NBI Rahoveci Prona në Gexhë 3 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Gexhë - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 1 ha 69 ari 36 m². (Depozita e ofertës €3,000).

Njësia nr. 21: NBI Rahoveci- Prona në Potoqan i Epërm 1 - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Potoqan i Epërm - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 68ari 67m². (Depozita e ofertës €3,000).

Njësia nr. 22: NBI Rahoveci - Prona në Potoqan i Epërm 2 - ofron për shitje pronën që që ndodhetnë Zonën Kadastrale Potoqan i Epërm - Komuna e Rahovecit dhe  përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 3ha 42ari 58m². (Depozita e ofertës €3,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NBI Rahoveci; PIP “Orvin (Fi492/89; Fi.1764/92)

Njësia nr. 23: 18 Nëntori - Prona në Xërxe - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Xërxe - Komuna e Rahovecit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 15ari 45m². (Depozita e ofertës €3,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
“18Nëntori”/“18Novembar”Rahovec/Orahovac, –(Fi 502/89).

Njësia nr. 24: Stacioni i Veterinës - Prizren - Prona në Sredskë - ofron për shitje pronën që ndodhet në Zonën Kadastrale Sredskë -Komuna e Prizrenit dhe përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 05ari 16m² (516m²). Vërejtje: Në Certifikatën e pronësisë është e regjistruar një ndërtesë me sipërfaqe prej 76m² dhe pjesa tjetër është kullosë me sipërfaqe prej 440m², kurse gjatë vizitës në terren është konstatuar se ndërtesa prej 76m² më nuk ekziston dhe e tërë sipërfaqja prej 516m² është kullosë (tokë e papunuar). (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
"Veterinarska Stanica" Prizren (Fi 282/77; Fi 1246/95).

Njësia nr. 25: Tokë dhe Objekt në Qendër (parcela 1451-1) - ofron për shitje parcelën dhe objektin me lokacion në rrugën “Besim Nuka” pn, Mitrovicë prapa barnatores së shtetit dhe Jadranit, e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 3ari 07m². (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 26: Tokë (Parcela 1105) - ofron për shitje tokën me lokacion në Mitrovicë, rruga ”Adem Voca”, e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 80m². (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Lux -Mitrovicë (Fi 200/89; Fi 11462/91; Fi 4272/92; Fi 6273/92); (UNMIK Reg 80038216).

Njësia nr. 28: Dyqani Nora - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe prej rreth 88.85 m² sipas matjeve në teren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja e lokalit është 70m². Lokali gjendet në rrugën Mbretëresha Teutë pn në afërsi të stacionit të autobusëve në Mitrovicë.
(Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 29: Dyqani Sharr - ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe prej rreth 48m², i cili gjendet në rrugën “Xhafer Deva” nr.42 afër Shkollës së Mesme Gjimnazi në Mitrovicës. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 30: Dyqani Vardar - ofron për shitje dyqanin Lux-it “Vardar”, e cila ndodhet në rrugë “Kralja Petra I” në Mitrovicën Veriore. Dyqani ka një sipërfaqe prej rreth 60m² sipas listës së aseteve. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Lux -Mitrovicë (Fi 200/89; Fi 11462/91; Fi 4272/92; Fi 6273/92); (UNMIK Reg 80038216).

Njësia nr. 31: Stacioni i Veterinarisë Parcela dhe ndërtesa në Leshak - ofron për shitje tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej 708m², prej saj 176m² janë ndërtesë dhe 532m² tokë, me vendndodhje në Leshak. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 32: Stacioni i Veterinarisë Parcela dhe ndërtesa në Soqanicë - ofron për shitje tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej 910m² (148m² ndërtesa dhe 762m² toka), me vendndodhje në fshatin Soçanicë të Leposaviqit. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: Stacioni Veterines Leposaviq (Fi-274/77)

Njësia nr. 33: Çyçavica Dyqani Fëmiu ynë - ofron për shitje dyqanin e Çyçavices “Fëmiu ynë” me sipërfaqe prej 70.40m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në teren sipërfaqja është 71,38 m², e cila gjendet në ndërtesën afariste-banesore, blloku L-3 në rrugën “Wesley Clark” në
qendër të Vushtrrisë. (Depozita e ofertës €10,000).

Njësia nr. 34: Çyçavica Dyqani Porcelan - ofron për shitje dyqanin e Çyçavices „Porcelan” me sipërfaqe prej 24m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 22,38m², me vendndodhje në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në Vushtrri përball Gjykatës Komunale. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH “Çyçavica”Vushtrri (Fi 118/85; Fi 503/88; Fi 632/89; Fi 7523/92);
(UNMIK Reg 80006187).

Njësia nr. 35: Fabrika e Plastikës Parcela 116-2 - ofron për shitje parcelën me sipërfaqe prej rreth 3ari dhe 37m² e cila gjendet në Skenderaj mbrapa Gjykatës. Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH Fabrika e Plastikës, Skenderaj (Fi 12/90).

Njësia nr. 36: Urata Supermarketi nr. XXII Dardani - ofron për shitje lokalin/supermarketin me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 236.89m², i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe në Dardani, SU-2/2, Rr. Ali Pashë Tepelena në Prishtinë. Nuk ka tokë që
do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “URATA”/“VOCAR”, Prishtinë (Fi.723/89); Fi.5844/92); (UNMIK reg 80243146).

Njësia nr. 37: Rilindja Libraria Nr.10 Mitrovicë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 76.66m² i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese disa katëshe. Ky aset gjendet në (ish) Rr. Marshall Tito Mitrovicë. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri.
(Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH "Rilindja" (Fi.7470/92; (Fi. 840/90).

Njësia nr. 38: Llapi Shitorja I -
ofron për shitje lokalin afarist prej përafërsisht 65 m² i cili ndodhet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 39: Llapi Shitorja II - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m², e cila gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 40: Llapi Shitorja III - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m² i cili gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës €5,000).

Njësia nr. 41: Llapi Shitorja IV - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 40m², i cili gjendet në Rr. Ilir Konushevci në qendër të Podujevës. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat: NSH "Lab" (Fi 5631/92; Fi 671/89)

Njësia nr. 42: Urata Objekti A Qendra Tregtare në Ulpianë, Prishtinë - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 1,095m², nga të cilat kati përdhesë me përafërsisht 405m², kati i parë me përafërsisht 450m² dhe tarraca me përafërsisht 240m². Prona gjendet në pjesë atraktive të qytetit të Prishtinës në lagjen Ulpianë, afër tregut të gjelbër, jo larg nga Posta Kryesore. Së bashku me objektin, tek blerësi i ri do të transferohet edhe toka nën objekt në sipërfaqe përafërsisht 637m², si dhe oborri me sipërfaqe 13 ari 89m². (Depozita e ofertës €20,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “URATA”/“VOCAR”, Prishtinë (Fi.723/89; Fi.5844/92); (UNMIK reg 80243146).

Njësia nr. 43: Asetet e Gurëthyesit Gadime -
ofron për shitje lokalet e zyrave të NSh-së në objektin përdhesë me sipërfaqe totale prej përafërsisht 98.12m², Objekti depove/hangari me sipërfaqe përafërsisht 132.80m² dhe objekti ku gjindet bunari me sipërfaqe përafërsisht 9m²,Gadime e Ulët, në Komunën e Lipjanit. Nuk ka tokë që do t’i bartet blerësit të ri. (Depozita e ofertës €2,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Miniera e Linjitit Seperacioni i Gurëve (Fi. 751/89).

Njësia nr. 44: Tokë Bujqësore Gushtericë e Epërme D - ofron për shitje tokën bujqësore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 9ha 68ari 23m², e cila gjendet në Zonën Kadastrale Gushtericë e Epërme, në Komunën e Graçanicës. (Depozita e ofertës € 10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KB “Kosova”, Lipjan (Fi-107/90);
(UNMIK reg 80178816).

Njësia nr. 45: Gërmia Depot te Hekurudha - ofron për shitje Depot te Hekurudha, që përfshinë depot 5,7,8,9 dhe 10 të cilat, sipas listës së aseteve të ndërmarrjes përfshin sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,370 m², të cilat gjenden pranë hekurudhës së qytetit të Prishtinës. Sipas matjeve në teren, sipërfaqja e përgjithshme e depove është përafërsisht 1,899 m². Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës € 10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Gërmia, Prishtinë (Fi -676/89; Fi-417/93);
(UNMIK Reg 80033214).

Njësia nr. 46: Rilindja Ndërtesa Administrative - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 4ari 15m² dhe ndërtesën katër katëshe (P+3), me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 1,434m². Ky aset gjendet në rrugën Fehmi Agani Nr.41, afër
“kafeve të vogla” në Prishtinë. (Depozita e ofertës €50,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH "Rilindja”( Fi. 840/90; Fi. 7470/92).

Njësia nr. 47: Barnatorja nr. 5 - ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe totale prej përafërsisht 398m², nga të cilat 242m² është përdhesa dhe 156m² është kati i parë. Lokali afarist gjendet në një pjesë atraktive të Prishtinës, në Rr. Ilir Konushevci. Nuk ka tokë që do të
transferohet te blerësi i ri. (Depozita e ofertës €20,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH“Barnatoret e Prishtinës (Fi 783/78);
(UNMIK Reg 70046304).

Njësia nr. 48: Pasuria Bujqësore Toka në Prelez i Muhaxherve - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 19ha 56ari 74m², në zonën kadastrale Prelez i Muhaxherve, Komuna e Ferizajit. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm. (Depozita e ofertës €10,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “PoljoprivrednoDobro”,Ferizaj (Fi-650/89).

Njësia nr. 49: Ramadan Agushi Tokë Bujqësore në Elezaj - ofron për shitje tokën me sipërfaqe të përgjithshme rreth 48ari 61m², në zonën kadastrale Elezaj, Komuna e Kaçanikut. Toka e ofruar për shitje është e përshtatshme për kullosa dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm.
(Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
D.P Ramadan Agushi Kačanik (Fi 1386/90).

Njësia nr. 51: KB Istog - Toka në Istog - ofron për shitje parcelat e tokës nr. 1557-1; 1557-3; dhe 1557-4 me sipërfaqe të përafërt 1ha 41ari dhe 77m², të cilat gjendet në anën jug-lindore jashtë qytezës së Istogut, Komuna Istog. (Depozita e ofertës €5,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B."Istok" (Fi 644/89; Fi. 249/79).

Njësia nr. 52: Kombinati i Lëkurë Këpucëve - Shitorja nr.7 -
ofron për shitje dyqanin me sipërfaqe të përafërt 144m² i përbërë nga kati përdhesë dhe kati kryesor (P+1) si dhe toka me sipërfaqe 72m², që ndodhet në Çarshinë e Gjatë, qyteti i Pejës.
(Depozita e ofertës €20,000).
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Kombinati i Lëkure Këpucëve,Pejë (Fi.435/89).



Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.