Shitja e Aseteve në Likuidim - 27

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL SHITJEN E 27 TË ASETEVE TË NDËRMARRJEVE NË LIKUIDIM

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Data e fundit për parakualifikim është: 30 nëntor 2016
Dita e dorëzimit dhe hapja e ofertave është: 07 dhjetor 2016

 

Njësia nr.01: Banja e Kllokotit Shitorja në Viti - ofron për shitje lokalin afarist prej përafërsisht 100m², i cili gjendet në rr. Adem Jashari p.n. (përball “Pasqyrës”) afër qendrës së Vitisë. Lokacioni është i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme afariste. Aktualisht prona është e dhënë me qira. (Depozita e ofertës: €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

D.P Klokot Banja u Klokotu Fi-682/89

Njësia nr.02: KB Glloboçica Toka dhe Objekti -
ofron për shitje asetin i cili përbëhet nga toka në sipërfaqe rreth 62ari 90m² dhe objektit (P+1) të papërfunduar me sipërfaqe totale prej 373.50m². Bazuar në matjet gjeodezike interne, pjesa e përfunduar e objektit (P+1) ka sipërfaqe etazhore prej 66m² (total 132m²), ndërsa pjesa e papërfunduar (P+0) është e pambuluar me kulm dhe ka sipërfaqe prej 241.5m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Glloboçicë, komuna e Kaçanikut. (Depozita e ofertës: €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

ZZ ”Globočica” Kačanik Fi-204/85.

Njësia nr.03: KB Novobërda Toka dhe Objekte - ofron për shitje pronën me oborrin në sipërfaqe prej 1ha 14ari 36m² dhe objektin me sipërfaqe prej 209m², me sipërfaqe të përgjithshme prej 1ha 16ari 45m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Jasenovik, komuna e Novobërdës. (Depozita e ofertës: €21,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

ZZ “Novo Brdo” Novo Brdo Fi-1584/90

Njësia nr.04: KB Bashkimi Toka dhe Objekti në Mirash - ofron për shitje tokën në sipërfaqe prej rreth 74ari 69m² dhe objektin përdhesë (P+0) me sipërfaqe rreth 622m², i cili është aktualisht i pashfrytëzuar. Dy anë të parcelës përshkohen nga rrugë publike të cilat hyjnë në parcelë, në njërën anë me 422m² dhe në anën tjetër me 298m². Prona gjendet në afërsi të fshatit Mirash, komuna e Ferizajit. (Depozita e ofertës: € 63,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

ZZ “Jedinstvo” Uroševac Fi-6271/92

Njësia nr.05: Lux Lokali “Izbor”- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 145m² sipas listës së aseteve, sipas regjistrimit  nga UNMIK-u lokali paraqitet me sipërfaqe prej 200m², ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 263m², pasi që ka dy nivele. Lokali gjendet në rrugën “Oslobodjenja” në Mitrovicën Veriore. (Depozita e ofertës: €22,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

N.Sh. “Lux” Fi-200/89; Fi-6273/92

Njësia nr.06: Lux Lokali  ”Tepih II” - kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 60m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 62m². Lokali gjendet në rrugën “Oslobodjenja” në Mitrovicën Veriore. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

N.Sh. “Lux” Fi - 200/89; Fi- 6273/92

Njësia nr.07: Lux Vetëshërbimi Minimarket - kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 133m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas listës së aseteve  paraqitet me sipërfaqe prej 150m², kurse sipas matjeve në terren lokali ka sipërfaqe prej 162m², i cili gjendet në rrugën “Martirët e Kombit” në Mitrovicën Jugore. (Depozita e ofertës: €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

N.Sh. “Lux” Fi-200/89; Fi-6273/92

Njësia nr.08: Lokali “Noviteti” në Mitrovicë - ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 191.30m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 182m², i cili gjendet në ndërtesën shumë katëshe afariste-banesore, në sheshin “Mehë Uka” p.n. në Mitrovicë. Prona aktualisht është në qiradhënie.  (Depozita e ofertës: €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Noviteti nga Novi Sad në Mitrovicë

Njësia nr.09: Çyçavica Lokali “Liria” - kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren. Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Adem Jashari” p.n. në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €9,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.10: Çyçavica Lokali “Taftison” - kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 67m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është 68,72m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore, bashkangjitur me Shtëpinë e Mallrave, në rrugën “Adem Jashari” në  Vushtrri, Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €9,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.11: Çyçavica “Vetëshërbimi i Vjetër”- kjo shitje ofron lokalin me sipërfaqe prej 130m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren ka sipërfaqe prej 136.80m². Lokali është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Adem Jashari” në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €17,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.12: Çyçavica Dyqani “Kolonial” -
kjo shitje ofron dyqanin me sipërfaqe prej 82m². Sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe prej 81,48m², ndërsa sipas listës së aseteve 114m². Dyqani është pjesë etazhore e një ndërtese afariste-banesore në rrugën “Dëshmoret e Kombit” në afërsi të parkut të qytetit në  Vushtrri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Çyçavica”Vushtrri Fi-118/85; Fi-503/88; Fi-632/89; Fi-7523/92; UNMIK Reg 80006187.

Njësia nr.13: Jugobanka Banesa në Mitrovicë - kjo shitje ofron banesën me sipërfaqe prej 45.60m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren banesa ka sipërfaqe prej 43.08m². Banesa ndodhet në ish-ndërtesën “Qendra”, tani “Arta”, në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kati i pestë (5) nr.14, në qendër të Mitrovicës Jugore. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Jugobanka Mitrovicë Fi -4949/78; Fi-2/89; Fi-730/91; Fi-4972/92; Fi-1827/95

Njësia nr.14: KB Beci Dyqani afër Gjimnazit, Gjakovë - Pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh me sipërfaqe të përafërt 148m² sipas faturës së tatimit në pronë (155m² sipas matjeve në terren,  prej të cilave 16.53m² është shtuar nga ish shfrytëzuesi i dyqanit). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit në qytetin e Gjakovës.  Toka ku ndodhet dyqani në shitje si dhe hapësira e shtuar nga ish qiraxhiu nuk është në pronësi të Ndërmarrjes, andaj NUK është pjesë e kësaj  shitje. (Depozita e ofertës: €22,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

KB ”Bec“ Fi- 3167/90

Njësia nr.15: NT Agimi Kompleksi i Dyqaneve 4 -
përfshinë dy dyqane me sipërfaqe të përgjithshme prej 117.96m² (54.07+63.89) sipas kontratës së shitblerjes. Sipas matjeve në terren, aseti ka sipërfaqe të përgjithshme prej 119m² neto. Dyqanet janë ngjitur me njëri tjetrin dhe gjenden në katin përdhesë të objektit banesor në Rr. Anton Çetta në Lagjen Orize, komuna e Gjakovës. Toka NUK është pjesë e shitjes. (Depozita e ofertës: €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSP “Agimi”, Gjakovë Fi-580/89

Njësia nr.16: NT Ereniku Tregtia Objekti i Administratës dhe Depot, Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është toka me sipërfaqe totale 2ha 14ari 65m² (21,465m²) si dhe objekti i administratës dhe depot me sipërfaqe të përgjithshme 4,833m² sipas matjeve në terren, ndërsa sipërfaqja e objektit e regjistruar në certifikatë pronësie është 440 m². Prona ndodhet në Piskotë, Zona Industriale, komuna Gjakovë. Aktualisht një numër objektesh janë në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTShP “Tregtia“, Gjakovë Fi-459/89

Njësia nr.17: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela A përballë Gjykatës Themelore Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 45.30m² sipas kontratës së shitblerjes (42m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor Lamela A në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTShP “Tregtia“, Gjakovë Fi-459/89

Njësia nr.18: NT Ereniku Tregtia Dyqani në Lamela B përballë Gjykatës Themelore Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 96.75m² sipas kontratës së shitblerjes (97m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhes të objektit banesor Lamela B në rrugën Nëna Terezë në qytetin e Gjakovës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €14,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTShP “Tregtia“, Gjakovë Fi-459/89

Njësia nr.19: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.1 në Orize, Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 54.07m² sipas kontratës së shitblerjes (50m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor në lagjen Orize, qyteti i Gjakovës. Toka NUK është pjesë shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTShP “Tregtia“, Gjakovë Fi-459/89

Njësia nr.20: NT Ereniku Tregtia Dyqani nr.2 në Orize, Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe 63.89m² sipas kontratës së shitblerjes (65m² sipas matjeve në terren) që ndodhet në përdhesë të objektit banesor, në vendin e quajtur Orize qyteti i Gjakovëz. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTShP “Tregtia“, Gjakovë Fi-459/89

Njësia nr.21: KLK Dyqani  te Soliteri - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 103.86m² (102m² sipas matjeve në terren), që ndodhet në rrugën Mbretëresha Teutë, te Soliteri, përballë gjykatës në qytetin e Pejës. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:  €15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Kombinati i Lëkure Këpucëve, Pejë  Fi-345/89

Njësia nr.22: KLK Dyqani në Prishtinë - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh  me sipërfaqe prej 69.53m² sipas kontratës së shitblerjes, ndërsa sipas matjeve në terren dyqani ka sipërfaqe te përgjithshme rreth 112m², ku baza e dyqanit ka sipërfaqe rreth 81m² ndërsa hapësira e nënkatit, e ndërtuar prej materiali të hekurt, ka sipërfaqe rreth 31m². Dyqani ndodhet në përdhesën e një objekti shumëkatësh banesor në lagjen Dardania SU-1/3 lamela 4 nr.6, qyteti i Prishtinës. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:  €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Kombinati i Lëkure Këpucëve, Pejë  Fi-345/89.

Njësia nr.23: KLK Dyqani në Vushtrri - pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh  me sipërfaqe të përafërt prej 81.4m² (84m² sipas matjeve në terren), në kuadër  të së cilës është dhe depoja.  Aseti gjendet në katin e parë të objektit banesor “Llamella 2” në Rr. Wesly Clark, në qytetin e Vushtrrisë. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:  €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Kombinati i Lëkure Këpucëve, Pejë  Fi-345/89

Njësia nr.24: KLK Dyqani në Prizren - pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist me sipërfaqe të përafërt prej 42.72m² (44m² sipas matjeve në matjeve në terren) që gjendet afër Stacionit të Autobusëve në qytetin e Prizrenit.  Dyqani ndodhet në një pjesë të ngastrës kadastrale e cila evidentohet në emër të Ndërmarja Pyjore Prizren. Toka NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës:  € 5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Kombinati i Lëkure Këpucëve, Pejë  Fi-345/89

Njësia nr.25: KLK Shitorja në Lipjan - pjesë e kësaj shitje është dyqani në etazh me sipërfaqe të përgjithshme prej 53.64m² që ndodhet në katin përdhesë të një ndërtese banimi në rrugën Adem Jashari, llamella 2, komuna Lipjan. Toka NUK është pjesë e shitjes. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:  €7,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Kombinati i Lëkure Këpucëve, Pejë  Fi-345/89.

Njësia nr.26: Barnatorja Popullore nr.1 Pejë – pjesë e kësaj shitje është lokali afarist (ish-barnatorja nr.1) në etazh me sipërfaqe rreth 219m², sipas matjeve ne terren, si dhe 1/3 e pjesës ideale të ngastrës 1050-0 në ZK Pejë (202m²). Dyqani ndodhet në katin përdhesë të objektit të Entit për Punë Sociale, në Rr. Mbretëresha Teutë në qendër të qytetit të Pejës. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €33,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Barnatoret Popullore Pejë Enti Shëndetsor Farmaceutik, Pejë Fi.550/98

Njësia nr.27: Barnatorja Popullore nr.3, Gjakovë - pjesë e kësaj shitje është dyqani afarist në etazh së bashku me podrumin (B+P) me sipërfaqe të përafërt 368.40m² sipas listës së aseteve të Ndërmarrjes (384m² sipas matjeve në terren). Lokali gjendet në katin përdhesë të objektit banesor në rr. Marin Barleti, në afërsi të Gjimnazit të qytetit të Gjakovës.  Toka NUK është pjesë e shitjes. Aktualisht lokali është i ndarë në 3 pjesë me hyrje të veçanta. Vetëm njëra pjesë është duke u shfrytëzuar me kontratë qiraje, ndërsa dy pjesët tjera janë të lira. (Depozita e ofertës: €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

OBPB Barnatoret e Gjakovës – OP Barnatoret e Bashkuara të Kosovës, Gjakovë Fi. 787/78

Njësia nr.28: Blinaja Shitorja nr.3 dhe nr.8 Lipjan - kjo shitje ofron dy lokale të cilat aktualisht janë të bashkuara dhe janë shndërruar në një lokal cili përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 96.97m², sipas listës së aseteve, kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 104m². Lokali gjendet në Rr. Lidhja e Prizrenit, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89; NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.29: Blinaja Shitorja nr.4 Lipjan - kjo shitje ofron lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje me përafërsisht 25m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 47m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;  NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.30: Blinaja Shitorja nr.5 Lipjan -
përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve ka sipërfaqje prej përafërsisht 30m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 66m². Lokali gjendet në Rr. Skënderbeu, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;  NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.31: Blinaja Shitorja nr.7 Lipjan - përfshinë lokalin afarist i cili sipas listës së aseteve dhe matjeve në teren ka sipërfaqje prej përafërsisht 100m², Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €13,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89; NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.32: Blinaja Shitorja nr.9 Lipjan - përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 25m² sipas listës së aseteve, ndërsa sipas matjeve në terren sipërfaqja është përafërsisht 31m². Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €3,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;
NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.33: Blinaja Shitorja nr. 10 Lipjan - ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 80m², sipas listës së aseteve dhe matjeve në terren, i cili gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;
NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.34: Blinaja Shitorja nr.11 Lipjan - ky aset ofron mundësinë për të blerë hapësirën afariste e cila sipas listës së aseteve përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 100m² ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej  përafërsisht 95m². Lokali gjendet në Rr. Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: € 13,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;
NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.35: Blinaja Shitorja nr.12 Lipjan - përfshinë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35m² sipas listës së aseteve dhe sipas matjeve në terren. Lokali gjendet në rrugën Adem Jashari, në qendër të Lipjanit. Nuk ka tokë që do t'i bartet blerësit të ri. Prona aktualisht është në qiradhënie.
(Depozita e ofertës: €4,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH "Sitnica" Fi-672/89;
 NT “Blinaja” UNMIK Reg.no. 80116144

Njësia nr.36: Urata Shitorja Obiliq - përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 61m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit, në Rr. Adem Jashari, Ndërtesa Afariste A1, lamela A1, lokali nr.1, afër zyrave të KEK-ut në Obiliq. Nuk ka tokë që do t'i transferohet blerësit të ri. (Depozita e ofertës: €8,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh “VOCAR”, Prishtinë Fi-723/89; Fi-5844/92; UNMIK Reg.no. 80243146

Njësia nr.37: Rilindja Libraria Nr.1, Prishtinë - përfshirë në këtë ofertë është lokali afarist me sipërfaqe prej përafërsisht 104m², kurse sipas matjeve në terren sipërfaqja e lokalit është përafërsisht 130m². Lokali gjendet në katin përdhesë të një ndërtese disakatëshe, në Sheshin Nëna Terezë, Prishtinë, dhe ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale.Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €21,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

DD "Zavicaj" trgovinsko knjizarsko export-import, Fi-7470/92;
NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import Fi-840/90

Njësia nr.38: IMF Kosova Shitorja Lakrishte - përfshinë lokalin afarist i cili në bazë të kontratës së shitblerjes përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 54.92 m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 58.4m². Lokali gjendet në përdhesë të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Lakrishte. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës: €11,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “IMF Kosova” Fushë Kosovë Fi-812/89; DD Klanica

Njësia nr.39: Mekanizimi Lokali Prizren - kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 105m²  i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese shumëkatëshe të banimit në Sheshin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në qendër të Prizrenit. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €  21,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Mekanizimi Fi-614/89

Njësia nr.41: Barnatorja nr. 6 -
përfshinë lokalin afarist i cili përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 93.97m², ndërsa sipas matjeve në terren përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 98m². Lokali gjendet në kuadër të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Lagjen Dardania, afër ndërtesës së PTK-së në Prishtinë. Nuk ka tokë që do të transferohet tek blerësi i ri.
(Depozita e ofertës: €18,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSHF Barnatoret e Prishtinës Fi-783/78;  UNMIK Reg. Nr: 70046304

Njësia nr.42:'IT Drateks' Shitorja nr.1 Dragash - përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 34m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës: 4,400 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89

Njësia nr.43: 'IT Drateks' Shitorja nr.2 Dragash - përfshin lokalin afarist që përfshin një sipërfaqe të përgjithshme prej 36m²  (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja, që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës: 4,700 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89

Njësia nr.44: 'IT Drateks' Shitorja nr.3 Dragash - përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+3) të ndërtuar nga NSH-ja që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €8,300)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “IT Drateks” Fi-518/82; Fi-508/89; “Emin Duraku”, Gjakovë Fi.551/89; Fi.765/90; Fi.4346/91

Njësia nr.45: NSH 'Koritniku' - Shitorja në fshatin Orqushë, Dragash -ofron për shitje pronën me sipërfaqe të përgjithshme prej 65m² me kulturë shtëpi/ ndërtesë (P+0) e cila ndodhet në fshatin Orqushë, komuna e Dragashit. Prona aktualisht është në qiradhënie. Lëndë e shitjes janë toka dhe ndërtesa. (Depozita e ofertës: €8,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.46: NSH 'Koritniku'- Trolli në Dragash - përfshin ngastrën P-70604014-00795-0 me sipërfaqe prej 349m² (3ari 49m²), që ndodhet në qendër të Dragashit. (Depozita e ofertës: €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.47: NSH Koritniku- Shitorja nr.1 në Dragash - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 58m² (sipas matjeve interne)  dhe është në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €7,500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.48: NSH Koritniku- Shitorja nr.2 në Dragash - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 116m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës: €15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.49: NSH Koritniku- Shitorja nr.3 në Dragash - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 55m² (sipas matjeve interne), që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës (P+2) që gjendet në qendër të qytetit të Dragashit. Sipas listës së aseteve të pregatitur nga menaxhmenti i NSh-së ky aset ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 45m2. Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €7,200)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH “Koritnik”Dragash Fi-186/89; Fi-8189/92

Njësia nr.50: NSH “Liria ”- Lokali  në Hoqë të Qytetit - ofron për shitje pronën që përfshin ngastrën me sipërfaqe të përgjithshme prej 100m², prej të cilave 60m² me kulturë 'ndërtesë' dhe 40m²  me kulturë 'oborr'. Prona ndodhet në fshatin Hoqë e Qytetit, Komuna e Prizrenit. (Depozita e ofertës: €12,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTSH “Liria” – Prizren FI-330/89; FI-6963/92.

Njësia nr.51: 'NSH Podrima'- Shitorja nr.1 në Rahovec - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 64m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) që gjendet në Rr.“Xhelal Hajda”, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit.  Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €8,300)

Njësia nr.52: 'NSH Podrima' Shitorja nr.2 në Rahovec - përfshin lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 37m² (sipas matjeve interne) dhe është në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila ndodhet në Rr. Xhelal Hajda, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima kjo shitore ka sipërfaqe prej 36m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës:  €4,800)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

DTP"Podrima" p.o./p.p Rahovec Fi-370/89;

Njësia nr.53: 'NSH Podrima' Shitorja nr.3 në Rahovec - përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4) e cila gjendet në rrugën “Hadije Spahiu” p.n, respektivisht  në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 73m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. Prona aktualisht është në qiradhënie. (Depozita e ofertës: €10,100)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

DTP"Podrima" p.o./p.p Rahovec Fi-370/89;

Njësia nr.54: 'NSH Podrima' Shitorja nr.4 në Rahovec - përfshin lokalin afarist me një sipërfaqe të përgjithshme prej 78m² (sipas matjeve interne) që ndodhet në katin përdhesë të ndërtesës kolektive (banesa P+4), e cila gjendet në rrugën “Hadije Spahiu” p.n, respektivisht në qendër të qytetit të Rahovecit. Shitorja sipas deklaratës së menaxhmentit të NSh Podrima ka sipërfaqe prej 77m². Toka ku ndodhet dyqani NUK është pjesë e kësaj shitje. (Depozita e ofertës: €10,100)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

DTP"Podrima" p.o./p.p Rahovec Fi-370/89;



Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, vizito www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

Informatat që janë dhënë në këtë publikim mund të kenë pasaktësi, lëshime, ose gabime tipografike për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk do të jetë në asnjë mënyrë përgjegjëse e as nuk do të pranojë përgjegjësi lidhur me përdorimin, vlefshmërinë, saktësinë, plotësinë ose besueshmërinë, pa marr parasysh natyrën e tyre