Shitja përmes Likuidimit - 10

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 10

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Njësia nr. 01:  NP “Fabrika e Birrës”, Pejë - Ky tender ofron për shitje bodrumin e Birrës nr.1 në Mitrovicë me një sipërfaqe prej rreth 188,18m² në etazh e cila gjendet në katin përdhes të një ndërtese banimi. Ky aset ndodhet në rrugën “Mbretëresha Teutë” – te stacioni i autobusëve pjesë shumë e frekuentuar e qytetit të Mitrovicës dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari biznesi. (Depozita e ofertës 20.000 €)

Njësia nr. 02: NP “Fabrika e Birrës”, Pejë – Ky tender ofron për shitje Bodrumin e Birrës nr.2 në Mitrovicë me një sipërfaqe prej rreth 500m² bashkë me tokë në sipërfaqe të përgjithshme prej 8 ari 13 m². Ky aset ndodhet në rrugën ”D. Veliu” – Mëhalla e Boshnjakëve, pjesë shumë e frekuentuar në qendër të qytetit të Mitrovicës dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari biznesi. (Depozita e ofertës 20.000 €)

Njësia nr. 03: NP “Fabrika e Birrës”, Pejë – Ky tender ofron për shitje bodrumin e Birrës nr.3, objekt biznesi që përfshin një sipërfaqe prej rreth 63m²  në tërësi të lokalit etazh pjesë e një ndërtesë banimi. Dyqani ndodhet në qendër të Komunës së Deçanit. Ka shërbyer si dyqan i shitjes me pakicë, dhe është i përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare. (Depozita e ofertës 20.000 €)

Njësia nr. 04: NP “Fabrika e Birrës”, Pejë – Ky tender ofron për shitje hapësirën afariste me sipërfaqe prej rreth 96.43m² në një sipërfaqe totale toke prej 2 ari. Prona ndodhet në fshatin Vitomiricë, në rrugën për Mitrovicë, afër rrugës kryesore. Ky dyqan është ndërtesë njëkatëshe (përdhes), i ndërtuar nga tullat dhe betoni. (Depozita e ofertës 2.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571. OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi.247/88. Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89. PKB Birraria e Pejës Sh.P.K./Fi.5477/92 N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571

Njësia nr. 05: “Mulliri”, Pejë - Kjo shitje ofron tokën së bashku me lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 371m² e njohur  si “Supermarket Mulliri” e që gjendet ne rrugën “Mic Sokoli”, pjesën periferike të qytetit të Gjakovës. Toka me objektin është e regjistruar ne emër NSH “Mulliri” me certifikatë pronësie P-70705028-05134-18, me numër të parcelës 5134/18, në ZK Gjakovë, në Gjakovë. Historikisht ky lokal ka shërbyer si supermarket apo shitje me pakicë. (Depozita e ofertës 20.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH “Mulliri” Industria e Miellit dhe Bukës, me përgjegjësi të pakufizuar në Gjakovë, Fi.188/90 Holding Korporata “Mulliri” SH.A, Gjakovë SH.A., Fi.3660/91. Sh.A “Mulliri”, Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80192975.

Njësia nr. 06: Stacioni Bujqësor në Gjakovë – Ky tender ofron për shitje tokën bujqësore  që ndodhet në ngastrën kadastrale nr. 41 në vendin e quajtur arat e mëdha, zona kadastrale Zidi Sadik Agës I, Komuna e Gjakovës, në sipërfaqe prej përafërsisht 61 ari 17 m² . Kjo tokë ofron mundësi për shfrytëzimin e saj si kullosë apo edhe si arë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. (Depozita e ofertës 5.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Stacioni Bujqësor, Gjakovë Fi.652/89. NSH Stacioni Bujqësor, Gjakovë, Regjistrimi i vitit 2000 UNMIK 0200463. OP Stacioni Bujqësor, Gjakovë, Fi. 66/79. Instituti Biotektnik Pejë – OTHPB Stacioni Bujqësor, Gjakovë, Fi. 296/74.

Njësia nr. 07: “KB Istog” – Ky tender ofron për shitje tokë dhe ndërtesa të nevojshme për zhvillimin e biznesit si thertore. Prona ka një sipërfaqe prej rreth 2 ha 26 ari me tri ndërtesa strategjike me sipërfaqe prej 2,046 m² nga sipërfaqja e përgjithshme:
1) Ndërtesa e thertores, përfshin bazenin për plehra (me sipërfaqe prej 1122 m²)
2) Vendqëndrimin (stallën) e kafshëve (rreth 845 m²),  dhe ndërtesa administrative me sipërfaqe rreth 79 m². (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

K.B."Istok" Fi 644/89. O.P. "Dubrava" - OBPB - "Istok" - Istog Fi. 249/79. "Dubrava" - OOUR - "Istok" - Istog Fi.249/79.

Njësia nr. 08: NTPSH “17 Nëntori” Dyqani Delishes, Pejë – Ky tender ofron për shitje objektin e përkohshëm që shfrytëzohet si dyqan me pakicë me sipërfaqe prej afro 64 m². Aseti i tenderuar gjendet në pjesën atraktive të qytetit rrugës për te Spitali i Qytetit përballë Kishës Katolike në Pejë. (Depozita e ofertës 2.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89; Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92; Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.

Njësia nr. 09: NSH NBI “Suhareka” Prona (ngastra 1090) në Gjinoc, Prizren – Ky tender  ofron për shitje pronën e cila gjendet në  sipërfaqen e cila  përfshin ish-aeroportin bujqësor. Ndodhet në Zonën Kadastrale Gjinoc, Komuna e Suharekës, përafërsisht 10 km në rrugën Prizren - Suharekë, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 03 ha 32 ari 41 m² (33.241 m²). (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH NBI Suhareka (PRZ006) . (i)PIP “Suva Reka” in 1989   Fi.232/89 (ii) PIP “PKB Metohijavino” in 1992   Fi.1765/92.

Njësia nr. 10: NSH “Banesa” – 17 shitore në Qendrën Afariste - Banesore “Qylhan”, Prizren – Ky tender ofron për shitje  shtatëmbëdhjetë (17) shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 401.60 m², që ndodhen në qendrën afariste/banesore “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”- Prizren. (Depozita e ofertës 20.000€)

Njësia nr. 11: NSH “Banesa” Lokali afarist nr. 2 në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren – Ky tender ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 120 m² që ndodhet në Lamella 1 në qendrën afariste/banesore “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH Banesa Prizren  (PRZ055) - (i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë (ii) Fi.21/90 (23/01/1990)  N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë.
 
Njësia nr.12: SOE NBI Rahoveci – Prona (ngastra 91&93) në Rahovec, Prizren – Ky tender ofron për shitje pronën e cila  ndodhet përafërsisht 2,5km në rrugën Rahovec- Suharekë në Zonën Kadastrale Hoqa e Madhe  në Rahovec, sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 9.880m² dhe parcela tjetër me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 960m² e që në tërësi ka sipërfaqe prej 01ha 08ar 40m2 (10,840m2).  (Depozita e ofertës 5.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH NBI Rahoveci (PRZ011) (NBI “Orvin” /PIP “Orvin”/ PIP Orahovac - Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë (Fi 492/89 datë 30.12.1989), PIP/NBI "PKB Orvin” DOO Gjykata Ekonomike Prishtinë (Fi.1764/92) (30.04.1992).
 
Njësia nr.13: TP “Zhupa”- Reçan – Shitorja nr. 2 në Drajciq, Prizren – Ky tender ofron për shitje lokalin afarist në sipërfaqe prej   199m²  nga  të cilat 92m² janë me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr, e që ndodhet në zonën kadastrale Drajciq. Aktualisht ky aset është i dhënë me qira. (Depozita e ofertës 5.000€)

Njësia nr. 14: TP “Zhupa”-Recan– Shitorja nr. 7 në Llokvicë, Prizren – Ky tender ofron  për shitje  shitoren me sipërfaqe totale prej 104m² me kulturë ndërtesë, në zonën kadastrale Llokvicë, Regjioni i Prizrenit Aktualisht kjo pronë nuk ka marrëveshje me qira apo shfrytëzues ilegal. (Depozita e ofertës 5.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH TP “Zhupa”-Recane  (PRZ043). (i)  Trgovinsko Preduzeće za promet robe na veliko i  malo “Sredačka Župa” sa p.o. u Sredsku më 1989 (Fi.384/89); (ii) Deonicarsko Drustvo “Sredačka Župa” u Sredsku më 1995 (Fi.2096/95).
 
Njësia nr. 15: NSH Derma Commerce  Tokë dhe Depo në Gjakovë –  Ky tender ofron për shitje  tokën me sipërfaqe prej 3,005m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr.70705085-00008-3). Ndërtesa  Depo në sipërfaqe të përafërt prej 460 m2. Aseti ndodhet në Gjakovë  afër rrugës transit Gjakovë-Prizren dhe afër thertores së qytetit duke përbërë një lokacion mjaft të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve komerciale. (Depozita e ofertës 50.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
SOE Derma Commerce Mitrovice/a (MIT038), NSH Derma Commerce Mitrovicë, NSH / DP Kozar  (Fi 608/89).

Njësia nr. 16: Transkosova, Zhabari i Epërm, Mitrovicë –  Ky tender ofron për shitje tokën  me përafërsisht 4301 m² ( 43 ari, 01 m²) e regjistruar ne fletën poseduese nr. UL-71208032-05009,  ngastrat nr. 00421-0; 00423-0 dhe 00424-0, Zona Kadastrale Zhabari i Epërm, Mitrovicë.  (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Transkosova, Zhabari i Epërm, Mitrovicë (“Ndërmarrja”) NTM UNMIK RPSA 80267274, NSHT ”Transkosova” Fi-819/89, DPDS”Transkosovo” Fi-1569/90 and Fi-1123/91 DD ”Transkosovo” Fi-6697/92
 
Njësia nr. 17: NSH “VUSHTEX”, Dyqani nr.4 në Mitrovicë – Ky tender ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 32m² në rrugën Mbretëresha Teutë në Mitrovicë, i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme komerciale. (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 18:  NSH “VUSHTEX”, Dyqani nr.5 në Mitrovicë – Ky tender ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 34m² i cili ndodhet në sheshin Agim Hajrizi në Mitrovicë, i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme komerciale. (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 19: NSH “VUSHTEX”, Dyqani nr 6 në Vushtrri  – Ky tender ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 68.21m² i cili ndodhet në rrugën Dëshmorët e Kombit PN në Vushtrri, i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme komerciale. (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 20 : NSH “VUSHTEX”, Dyqani nr 7 në Vushtrri – Ky tender ofron për shitje lokalin me sipërfaqe prej 31.39m² , i cili ndodhet në rrugën e Çamërisë i përshtatshëm për aktivitete të ndryshme komerciale. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

DP  Vushtex, Vushtrri („Preduzeće“).DP Vushtex UNMIK Provisional RBB 80075952. DP Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi-832/89 DP Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi-656/91 DD u mesovitoj svojini Tekstilnan Industrija”Polet” Vushtrri Fi-2830/93. DP Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi-569/96.
 
Njësia nr. 21: Gërmia Shitorja nr. 121 Prishtinë – Ky tender  ofron për shitje lokalin afarist  me sipërfaqe prej përafërsisht 48.36 m² i cili gjendet në katin përdhes të objektit banesor SU-1/5 L-1, lokali nr. 1 në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 22: Gërmia Shitorja nr. 123 Prishtinë – Ky tender ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 65m² i cili gjendet në katin përdhes të objektit banesor SU-1/5 L-2, lokali nr. 6 në Lagjen Dardania në Prishtinë. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Tregtare “Germia”, Prishtinë. Fi -676/89:-Društveno Trgovinsko Preduzeće “Grmija”, Pristina   Fi-417/93:-D.o.o “Yumko-Grmija”, Pristina  UNMIK Regjistrimi i Biznesit Nr. 80033214  
 
Njësia nr. 23: Urata Vetëshërbimi 18 Prishtinë – Ky tender iu ofron investitorëve mundësin për të blerë një lokal afarist në Prishtinë, në kuadër të kompleksit banesorë “KURRIZI” në Prishtinë, në katin e parë (mbi pllato) me sipërfaqen  totale prej përafërsisht 437.15 m². (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 24: Urata Shitorja Nr. 7 Prishtinë – Ky tender iu ofron investitorëve mundësin për të blerë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35 m² dhe tokën  në të cilën ndodhet lokali me sipërfaqe prej përafërsisht 35 m² në rrugën Haxhi Zeka në Prishtinë. (Depozita e ofertës 20.000€)
 
Njësia nr. 25: Urata Shitorja Nr. 14 Prishtinë – Ky tender iu ofron investitorëve potencialë mundësinë për të blerë lokalin prej përafërsisht 35 m² dhe tokë prej përafërsisht 37 m² i cili gjendet te shkolla e Muzikës (në ish rr. Emin Duraku) në Prishtinë. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë - Fi.723/89.  Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë Fi.5844/92:- D.O.O. “VOCAR”, Pristina UNMIK Biznis Registracija br. 80243146.

Njësia nr. 26: Eximkos Ndërtesa administrative Prishtinë - Ky tender iu ofron  mundësinë për të blerë hapësirën afariste në katin e parë, dytë dhe të tretë në kuadër të ndërtesës banesore shumëkatëshe në qendër të Prishtinës me sipërfaqe prej përafërsisht 744,69 m² (sipas matjeve në teren). (Depozita e ofertës 50.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSH Eximkos Fi - 677/89 -Ndermarrja për Tregti të Jashtme "Export - Import Kosova"  "Eximkos" – Prishtina - Preduzece za Spoljnu Trgovinu "Export - Import Kosova" "Eximkos" – Pristina. 

Njësia nr. 27: NSH ”Bujqësia”, Fushë Kosovë - Tokë Bujqësore Markoc - Ky tender iu ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Obiliq dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 233.463 m² (23 ha 34 ari dhe 63m²).(Depozita e ofertës 10.000€)
 
Njësia nr. 28: NSH ”Bujqësia”, Fushë Kosovë - Tokë Bujqësore Plemetin  – Ky tender iu ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Obiliqit, zona kadastrale Plemetin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 196.460 m² (19 ha 64 ari dhe 60m²). (Depozita e ofertës 10.000€)

Njësia nr. 29: NSH ”Bujqësia”, Fushë Kosovë - Tokë Bujqësore Kuzmin A - Ky tender iu ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 70.243 m² (7 ha 02 ari dhe 43m²). (Depozita e ofertës 10.000€)
 
Njësia nr. 30: NSH ”Bujqësia”, Fushë Kosovë - Tokë Bujqësore Kuzmin B - Ky tender iu ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 25.620 m² (2 ha 56 ari dhe 20 m²). (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

PRN009 NSH (Bujqësia), Fushë Kosovë  Fi-811/89. Ndërmarrja e Përbërë KBI ”Kosova Export”  Fushë Kosovë. 

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Departamenti i Shitjes.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve aponjësivetë tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesatnë tëcilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjektiaponjësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët)pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashkumesqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqituradhedokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhettëshkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me LigjineZbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin eZbatueshëm,ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'ipaguhen"punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësitëtokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastajpronarëvetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janëtransformuarnë përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet njëankesë,www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin nëzyrënqendrore të AKP-së.

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% etëardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brendaçfarëdodefinicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apopunëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantëtë"diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatësenëfaqen e internetit të cekur më lartë menjëherë passhitjes/likuidimitsë bashku me detajet se si ata mund të paraqesinankesë për të shtuaredhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënëmëlart/këtu dhe nuk do të  pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabimoselëshim.