Shitja përmes Likuidimit - 11

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 11

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

 

Njësia nr. 01: NSh NIN Ramiz Sadiku – Kompleksi Afarist “Ortakoll” - ofron për shitje kompleksin afarist i cili përmban gjashtë (6) lokale afariste, korridor dhe shkallët me sipërfaqe të përgjithshme prej 358.96 m², të cilat gjenden në Ortakoll, Prizren. (Depozita e ofertës  20.000€ )
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) NIN Ramiz Sadiku- Prizren  Fi 2412/93 - Shoqëria aksionare ndërmarrja industriale ndërtimore (SH.A NIN) "Prizren" me përgjegjësi të pakufizuar, (Gjykata Ekonomike Prishtinë) /Deonicarsko drustvo gradjevinsko industrijsko produzeće (D.D GIP) “Prizren” sa potpunom odgovornoscu, (Privredni Sud Pristina)
(ii) Fi 630/89 - Ndërmarrja industriale ndërtimore me përgjegjësi të pakufizuar (NIN) "Prizren"/Gradjevinsko industrijsko preduzeće (GIP) "Prizren" sa potpunom odgovornoscu

Njësia nr. 02 TP “Zhupa”- Reçan – Shitorja nr. 2 në Drajciq ofron për shitje lokalin afarist/shitoren në sipërfaqe totale prej 199m², prej të cilave 92m² me kulturë shtëpi dhe 107m² me kulturë oborr, që ndodhet në zonën kadastrale Drajciq, në bazë të certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813022-00985-0 (F.P.nr.347) dhe Kopjes së Planit.
Prona, lëndë e këtij tenderi ndodhet në fshatin Drajciq, Regjioni i Prizrenit.
Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës 5.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

(i)  Trgovinsko Preduzeće za promet robe na veliko i  malo “Sredačka Župa” sa p.o. u Sredsku më 1989 (Fi.384/89);
(ii) Deonicarsko Drustvo “Sredačka Župa” u Sredsku më 1995 (Fi.2096/95)
 
Njësia nr. 03: PRZ043 TP “Zhupa”- Reçan – Shitorja nr. 7 në Llokvicë ofron për shitje shitoren në sipërfaqe totale prej 104m² me kulturë ndërtesë, që ndodhet në zonën kadastrale Llokvicë, në bazë të Certifikatës mbi të drejtat e pronës së paluajtshme P-71813045-01643-2 (F.P.nr.364) dhe Kopjes së Planit. Prona, lëndë e këtij tenderi ndodhet në fshatin Llokvicë, Regjioni i Prizrenit.
Aktualisht nuk ka marrëveshje me qira apo shfrytëzues ilegal. (Depozita e ofertës 5.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

(i)  Trgovinsko Preduzeće za promet robe na veliko i  malo “Sredačka Župa” sa p.o. u Sredsku më 1989 (Fi.384/89);
(ii) Deonicarsko Drustvo “Sredačka Župa” u Sredsku më 1995 (Fi.2096/95).

Njësia nr. 04: NSh IT “Printeks ” – Shitorja në Lakuriq, Prizren ofron për shitje lokalin në sipërfaqe të përafërt prej 33 m² dhe 26.24  m²,  ndërtesa nr. 59, kati përdhes i ndërtesës së banimit e shtrirë në ngastrën kadastrale nr. 1070/1 në rr. “Zahir Pajaziti” (ish Mateja Gubec) në lagjen e thirrur “Lakuriq” në Prizren. Bashkë me shitoret, shiten edhe stoqet që ndodhen brenda shitores. (Depozita e ofertës 20.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) Fi 620/89 (30/12/89) Preduzece Tekstilna Industrija “Printeks”  - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë,
(ii)  Fi 6250/92 (31/10/92) Deonicko Drustvo Tekstilna Industrija “Printeks” p.o. - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë

Njësia nr. 05: NSh “Banesa”, 17 shitore në Qendrën Afarist-Banesor “Qylhan”, Prizren – përfshinë shtatëmbëdhjetë (17) shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 401.60 m², që ndodhen në qendrën afarist/banesor “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”- Prizren. (Depozita e ofertës 20.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë; (ii) Fi.21/90 (23/01/1990) ; N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë.

Njësia nr. 06: NSh “Banesa”, Lokali afarist nr. 1 në Qendrën Afariste-Banesore “Qylhan”, Prizren – përfshinë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej 298 m², që ndodhet në Lamela 1 në qendrën afariste/banesore “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren. (Depozita e ofertës 20.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë, (ii) Fi.21/90 (23/01/1990) , N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë.
 
Njësia nr. 07: NSh “Banesa”, Tri Shitore në Qendrën Afariste-Banesore “Qylhan”, Prizren – përfshinë tri (3) shitore me sipërfaqe të përgjithshme të shitoreve prej 63.06 m² dhe bodrume me sipërfaqe të përgjithshme prej 28.44  m2, që gjinden në qendrën afariste/banesore “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”, Prizren. (Depozita e ofertës 5.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë; (ii) Fi.21/90 (23/01/1990)  N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë.
 
Njësia nr. 08: NSh “Banesa”, 3 garazhe në Qendrën Afariste-Banesore “Qylhan”, Prizren – përfshinë tri (3) garazhe me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 52.51 m², që ndodhen në qendrën afariste/banesore “Qylhan”, Rr. “Edit Durham”- Prizren. (Depozita e ofertës 5.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

(i) Fi.1933/91 (21/08/1991)  N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë: (ii) Fi.21/90 (23/01/1990) ; N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë.
 
Njësia nr. 09: NSh Fabrika e plastikës - Tokë C - ofron për shitje Tokë me sipërfaqe të përafërt prej 2,560m2 (25 ari, 60m2) tokë bujqësore në Zonën Kadastrale Klinë e Poshtme, Komuna Skenderaj, Certifikata Nr.  UL-72015025-00166, parcelat nr. 690,691
Nuk ka ndërtesa që do të transferohen tek blerësi i ri. (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh  Për Prodhimin e Prodhimeve të Plastikës,Skenderaj (“Ndërmarrja”)
NSh PPS Fi 12/90

Njësia nr. 10: NSh Drenica - Dyqanet e NSh-së Drenica te Fidanishtja - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit potencial  të blejë  një hapësirë komerciale me sipërfaqe të përgjithshme rreth 500m², duke përfshirë 2 dyqane (secili dyqan me sipërfaqe prej rreth 250 m²). Lokalet  ndodhen në katin përdhese të ndërtesës banesore në afërsi të qendrës së qytetit të Skenderajt, në vendin e quajtur “te Fidanishtja” dhe përbëjnë një mundësi të mirë për investime komerciale. Në të kaluarën këto dyqane kanë qenë të shfrytëzuara nga NSh Drenica si Vetëshërbim, dhe Sallon i Mobileve. Tani dyqanet  janë duke u shfrytëzuar nga shfrytëzuesit ilegal të cilët kanë bërë ndryshime të hapësirave afariste duke i përshtatur nevojave të veta.    (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numra
t:
Fi.-384/89: Ndërmarrja  Shoqërore Tregtare Drenica - Skenderaj   Fi-8163/92:
Ndërmarrja Aksionare në pronësi të përzier Produkt–Skenderaj Fi-2694/94:
Ndërmarrja Aksionare në pronësi të përzier  Produkt – Dijamant-Skenderaj Regjistrimi në UNMIK -80098162.
 
Njësia nr. 11: Tokë dhe Depo në Gjakovë Tokë – 3,005 m² (Certifikata mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 70705085-00008-3). Ndërtesa – Depo në sipërfaqe të përafërt prej 460 m2. Prona gjendet në vendin e quajtur Zidi i Sadik Agës në afërsi të rrugës transitore Gjakovë - Prizren dhe në afërsi të Fabrikës së Mishit. Kjo pronë është shumë e përshtatshme për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës 50.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Derma Commerce Mitrovicë (“Ndërmarrja”)  NSh / DP Kozar  (Fi 608/89);
 
Njësia nr.12: Supermarket “Mulliri” - Kjo shitje ofron tokën së bashku me lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 371 m² e njohur  si “Supermarket Mulliri” e që gjendet në rrugën “Mic Sokoli”, pjesën periferike të qytetit të Gjakovës. Toka me objektin është e regjistruar në emër NSh Mulliri me certifikatën e pronësisë  P-70705028-05134-18, me numër të parcelës 5134/18, në ZK Gjakovë, në Gjakovë.
Historikisht ka shërbyer si supermarket apo shitje me pakicë. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSh “Mulliri” Industria e Miellit dhe Bukës, me përgjegjësi të pakufizuar në Gjakovë, Fi.188/90
Holding Korporata “Mulliri” SH.A, Gjakovë SH.A., Fi.3660/91 Sh.A “Mulliri”, Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80192975
 
Njësia nr.13: NSh MULLIRI  Dyqani nr.1 - Kjo shitje ofron lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 43 m² e njohur  si “Dyqani nr. 1” e që gjendet në rrugën “Nënë Tereza”, në qendër të qytetit të Gjakovës. Ky dyqan është pjesë e ndërtesës banesore dhe ndodhet në katin përdhes të objektit - etazh. Historikisht ka shërbyer si mini-market apo lokal për shitje me pakicë. (Depozita e ofertës 20,000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSh “Mulliri” Industria e Miellit dhe Bukës, me përgjegjësi të pakufizuar në Gjakovë, Fi.188/90
Holding Korporata “Mulliri” SH.A, Gjakovë SH.A., Fi.3660/91
Sh.A “Mulliri”, Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80192975
 
Njësia nr. 14: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë Bodrumi i Birrës Nr. 1 Mitrovicë – Kjo shitje ofron dyqanin “Bodrumi e Birrës nr. 1” në Mitrovicë me një sipërfaqe prej rreth 188,18m², në etazh e që gjendet në katin përdhese të një ndërtese banimi. Ky aset ndodhet në rrugën “Mbretëresha Teutë” -  te stacioni i autobusëve të qytetit të Mitrovicës në një pjesë shumë të frekuentuar dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari të ndryshme biznesi. Në të kaluarën, ky aset ka shërbyer si i ashtuquajtur  bodrum për shitjen e birrës me shumicë dhe pakicë. Kurse pas luftës së fundit  gjatë një periudhe të caktuar kohore është lëshuar me qira duke u shfrytëzuar si depo. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi.247/88 Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89PKB  Birraria e Pejës Sh.P.K./Fi.5477/92N.P.  Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571
 
Njësia nr. 16: NSh “EROZIONI” Zyrat e Administratës - Aseti (Zyrat e Administratës) ndodhet në qendër të qytetit të Pejës në rrugën  Sheshi i Heronjve, afër Shtëpisë së Kulturës.
Zyrat e Administratës, ndodhet në katin e parë të një ndërtese banimi pesëkatëshe nga betoni dhe tullat, me sipërfaqe totale prej rreth 325m2. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

“NSh EROZIONI” nga Peja Emra tjerë/të mëparshëm dhe Fi numrat:EROZIJA "SH.A. me pronësi të përzier Fi.549/90 - Fi.2829/93N.H.M.T.E.RR.V. "EROZIONI"Fi.2088/912 - Fi.557/94
 
Njësia nr. 17: NTPSh Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” -  Dyqani Delishes -  Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë objektin e përkohshëm që shfrytëzohet si dyqan me pakicë me sipërfaqe prej afro 64 m².
Aseti i tenderuar gjendet në pjesën atraktive të qytetit rrugës për te Spitali i Qytetit përballë Kishës Katolike në Pejë. (Depozita e ofertës 1.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89;Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92;Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.

Njësia nr. 18:  “KB ISTOG” Thertorja - Prona për shitje përfshinë tokën dhe ndërtesat të nevojshme për zhvillimin e biznesit si thertore. Prona ka një sipërfaqe prej rreth 2 ha 26 ari me tri ndërtesa strategjike me sipërfaqe 2,046 m2 nga sipërfaqja e përgjithshme:
- Ndërtesa e thertores, përfshin basenin për plehra (me sipërfaqe prej 1122 m2)
- Vendqëndrimin (stallën) e kafshëve (rreth 845 m2), dhe
- Ndërtesa administrative (rreth 79 m2). Prona ndodhet buzë rrugës Istog Dubravë afër Qendrës Korrektuese (burgu) Dubrava.(Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

K.B."Istok" Fi 644/89O.P. "Dubrava" - OBPB - "Istok" - Istog Fi. 249/79"Dubrava" - OOUR - "Istok" - Istog Fi.249/79

Njësia nr. 19: Ndërmarrja Tregtare “Deçani ” në  Deçan -  Dyqani nr.91 në  Deçan - Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 125 m2. Lokali afarist gjendet në Sheshin Mentor Tolaj, në qendrën tregtare që ndodhet në qendër të qytetit, në katin përdhes të ndërtesës banesore. Në të kaluarën lokali është përdorur si ”Dyqan për shitje me pakicë”. Sot, shfrytëzohet si lokal i lojërave të fatit, mirëpo lokali është i përshtatshëm edhe për veprimtari të tjera afariste. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSh “NT Deçani” në Deçan, Fi. 607/89, NSh NT “Deçani” në Deçan,    Regj. i UNMIK-ut në vitin 2000   nr. 80056249 Emrat alternativ/emrat e mëparshëm dhe numrat e regjistrimit OP “Gërmia” në Prishtinë, Fi. 66/79  NSH NT “Deçani” SH.A. me pronësi të përzier, Deçan, Fi. 8199/92

Njësia nr. 20 : Ndërmarrja Tregtare “Deçani ” në  Deçan - Dyqani nr.93 në  Deçan - Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 55 m2. Lokali afarist gjendet në Sheshin Mentor Tolaj, në qendrën tregtare që ndodhet në qendër të qytetit, në katin përdhes të ndërtesës banesore. Në të kaluarën lokali është përdorur si ”Dyqan për shitje me pakicë”.  Sot, shfrytëzohet si zyre, mirëpo lokali është i përshtatshëm edhe për veprimtari të tjera afariste. (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

NSh “NT Deçani” në Deçan, Fi. 607/89 NSh NT “Deçani” në Deçan, Regj. i UNMIK-ut në vitin 2000 nr. 80056249 Emrat alternativ/emrat e mëparshëm dhe numrat e regjistrimit  OP “Gërmia” në Prishtinë, Fi. 66/79  NSH NT “Deçani” SH.A. me pronësi të përzier, Deçan, Fi. 8199/92
 
Njësia nr. 21: NSH “Urata” Shitorja nr.10 Lipjan - Urata Shitorja nr. 10 Lipjan - ofron mundësinë  për investitorët e mundshëm për të blerë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 131.22  m²  e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në qendër të Lipjanit. (Depozita e ofertës 15.000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Fi.723/89: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë Fi.5844/92:
- D.O.O. “VOCAR”, Pristina UNMIK Biznis Registrcija br. 80243146:- Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë
 
Njësia nr. 22: NSh “Krikos”- Krikos Shitorja Pejë - ofron mundësinë  për investitorët e mundshëm për të marrë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 63 m² e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Pejës në Kakariç. (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Staklopan - Krikos   Fi 8742/89
 
Njësia nr. 23: NSh “IMF Kosova” Fabrika e Mishit Shitorja Lakërishte - ofron mundësinë  për investitorët e mundshëm për të marrë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 54.92 m², e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Lakërishte. (Depozita e ofertës 15.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Fi- 812/89“Industria Mesa sa Hladnjakom”D.D. “Klanica” Fushë Kosovë
 
Njësia nr. 24: NSh “Bujqësia” Fushë Kosovë Tokë Bujqësore Kuzmin A – i ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 70.243 m² (7 ha 02 ari dhe 43m²). (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Fi-811/89 Ndërmarrja e Përbërë KBI ”Kosova Export”  Fushë    Kosovë
 
Njësia nr. 25: NSh “Bujqësia” Fushë Kosovë - Tokë Bujqësore Kuzmin B – i ofron mundësinë investitorëve potencialë për të blerë tokë e cila  gjendet në komunën e Fushë Kosovës, zona kadastrale Kuzmin dhe përfshinë sipërfaqe të përafërt prej 25.620 m² (2 ha 56 ari dhe 20 m²). (Depozita e ofertës 10.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat

Fi-811/89 Ndërmarrja e Përbërë KBI ”Kosova Export”  Fushë    Kosovë
 
Njësia nr. 26: KB  Talinovci  - Toka Bujqësore Talinovc i Jerlive - Prona kryesore e kësaj shitjeje përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Talinovc i Jerlive në periferinë e qytetit Ferizaj. Prona e përgjithshme ka një sipërfaqe të përafërt prej 2.2 ha. Pjesa më e madhe e tokës  është përdorur në të kaluarën për kultivimin e grurit dhe të kulturave tjera të drithërave. (Depozita e ofertës 20.000€)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
KB Talinovc (GJI010)
Kooperativa Bujqësore “Talinovc” (Fi. 651/89)

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.

 

Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.

 

Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim