Shitja përmes Likuidimit - 12

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin.


AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 12

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Njësia nr. 01: Ndërtesa e NSh Semafori në Shtërpcë - Aseti për shitje është ndërtesa me sipërfaqe të përafërt prej 385 m², dhe oborr me sipërfaqe të përafërt prej 06.12 ha (612 m²). Sipërfaqja totale e përafërt është prej 09.97 ha (997 m²). (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh "Semafori" Ferizaj, AMD "Trajko Gerkoviq” (GJI072);
NSh "Semafori" Ferizaj , AMD "Trajko Gerkoviq” Fi. 2529/91, Fi. 3959/93,”.

Njësia nr. 02: SOE Drenica– Depot e NSh-së Drenica te Fidanishtja - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit potencial të blejë dy depo me sipërfaqe të përgjithshme rreth 500 m², (secili depo me sipërfaqe prej rreth 250 m²).Depot ndodhen në përdhesen e ndërtesës banesore në afërsi të qendrës së qytetit të Skenderajt, në vendin e quajtur “te Fidanishtja” andaj përbëjnë një mundësi të mirë për investime komerciale. Në të kaluarën këto depot kanë qenë të shfrytëzuara nga NSh Drenica si Depo e tekstilit dhe Depo të artikujve ushqimor. Tani depot janë duke u shfrytëzuar nga shfrytëzuesit ilegal të cilët kanë bërë ndryshime të hapësirave duke i përshtatur nevojave të veta. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Drenica Skenderaj/Srbica (MIT041);
Fi. 384/89: Ndërmarrja Shoqërore Tregtare Drenica - Skenderaj  
Fi. 8163/92:Ndërmarrja Aksionare në pronësi të përzier Produkt - Skenderaj                     
Fi. 2694/94: Ndërmarrja Aksionare ne pronësi të përzier Produkt – Dijamant - Skenderaj   
Regjistrimi në UNMIK -80098162

Njësia nr. 03: NSh Teuta Bare, Mitrovicë - Dyqan - 73 m² (33.12 m² dyqan dhe 39.88 m² bodrum) sipas kontratës se blerjes nr 1190/85. Dyqani është i përshtatshëm në mënyrë ideale për aktivitete të ndryshme komerciale. NSh Teuta - Bare u bë pronar i dyqanit në bazë të kontratës të Blerjes që është nënshkruar më 13 qershor 1985 ndërmjet SIZ dhe Partizanka nga Titova Uzhica (të njohur si NSh Teuta Bare). (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

NSh Teuta Bare, Mitrovicë (MIT030);
NSh Teuta Bare, Mitrovicë (“Ndërmarrja”NSh Teuta Bare UNMIK Provisional BRN 80575335, RO Partizanka Koza Užice Fabrika kožne galanterije Bare; DD Koža Užice RMHK Trepca – Fabrika zaštitne opreme Bare.

Njësia nr. 04: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë - Kjo shitje ofron “Dyqanin në Budisalc” në etazh që ndodhet në fshatin Budisalc, Komuna e Klinës me një sipërfaqe prej rreth 109 m². Objekti ndodhet afër stacionit të trenit dhe përbën një mundësi të shkëlqyer për veprimtari të ndryshme biznesi. Në të kaluarën, ky aset ka shërbyer si i ashtuquajtur bodrum për shitjen e birrës me shumicë dhe pakicë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë (PEJ013);
OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi. 247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K. /  Fi. 5477/92
N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571

Njësia nr. 05: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë - Kjo shitje ofron një ngastër tokësore me sipërfaqe totale prej rreth 200 m² dhe objekt biznesi – dyqan që përfshin një sipërfaqe prej rreth 96.43 m². Prona ndodhet ne fshatin Vitomiricë, në rrugën për Mitrovice, afër rrugës kryesore. Në të kaluarën kjo njësi ka shërbyer si dyqan i shitjes me pakicë, dhe është i përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare. Ky dyqan është ndërtesë njëkatëshe (përdhes), nga tullat dhe betoni.
(Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë (PEJ013);
OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi. 247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K. / Fi. 5477/92
N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571

Njësia nr. 06: Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë - Kjo shitje ofron objekt biznesi që përfshin një sipërfaqe prej rreth 70 m² total. Dyqani ndodhet në fshatin Dubovë, në rrugën për Mitrovice, afër rrugës kryesore. Në të kaluarën kjo njësi ka shërbyer si dyqan i shitjes me pakicë, dhe është i përshtatshëm për veprimtari të tjera tregtare. Ky dyqan është ndërtesë njëkatëshe (përdhes), nga tullat dhe betoni. (Depozita e ofertës €2.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë (PEJ013);
OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi. 247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K. / Fi. 5477/92 N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571

Njësia nr. 07 : Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë Diskonti nr. 4 - Kjo shitje ofron një hapësirë biznesi që përfshin një sipërfaqe prej rreth 100m² në lagjen “Haxhi Zeka – “Varrezat e Kakariqit” të qytetit të Pejës. Historikisht, ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan me pakicë. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Ndërmarrja Prodhuese “Fabrika e Birrës”, Pejë (PEJ013);
OTHPB Industria Birrës, Maltit dhe Pijeve joalkoholike / Fi. 247/88
Ndërmarrja Fabrika e Birrës / Fi. 521/89
PKB Birraria e Pejës Sh.P.K./Fi. 5477/92
N.P. Fabrika e Birrës / UNMIK Reg. 80115571

Njësia nr. 08: NSh “Mulliri” Dyqani nr. 7, Gjakovë - Kjo shitje ofron lokalin afarist me një sipërfaqe rreth 62 m² e njohur si “Dyqani nr. 7” e që gjendet në rrugën “Musa Zajmi”, afër qendrës për punë sociale të qytetit të Gjakovës. Historikisht ka shërbyer si dyqan për shitje me pakicë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

“Mulliri” (PEJ001);
NSh “Mulliri” Industria e Miellit dhe Bukës, me përgjegjësi të pakufizuar në Gjakovë, Fi. 188/90 Holding Korporata “Mulliri” SH.A, Gjakovë SH.A., Fi. 3660/91Sh.A “Mulliri”, Regjistrimi i Përkohshëm i UNMIK-ut nr. 80192975

Njësia nr. 09: NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Mini Shtëpia e Mallrave, Pejë - Aseti (Shitorja) gjendet në pjesën kryesore të qytetit të Pejës, Rr. Sheshi i Heronjve afër Shtëpisë të Kulturës në Pejë. Shitorja është po ashtu e njohur si Mini Shtëpi e Mallrave, ndodhet në katin përdhes të ndërtesës banuese dhe ka sipërfaqe totale prej rreth 187m². (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Pejë (PEJ139); Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 545/89; Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi. 628/92; Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi. 6093/92.

Njësia nr. 10: Ndërmarrja Tregtare “ Deçani ” në  Deçani, Dyqani nr. 159, Gjakovë - Ky tender iu ofron investitorëve potencial mundësinë për të blerë lokalin afarist, në sipërfaqe të përgjithshme prej rreth 80 m². Lokali afarist gjendet në Rrugën “Nënë Tereze”, në qytetin e Gjakovës, e cila është një ndër lokacionet më të njohura në Gjakovë e gjithashtu e njohur edhe si zona e biznesit, në qytetin e Gjakovës. Në të kaluarën lokali është përdorur si ”Dyqan për shitje me pakicë”, e të njëjtin destinacion e ka edhe tani. Mirëpo, lokali është i përshtatshëm edhe për veprimtari të tjera afariste. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

Ndërmarrja Tregtare “ Deçani ” në Deçan, Pejë (PEJ133); NSh “NT Deçani” në Deçan, Fi. 607/89 NSh NT “Deçani” në Deçan, Regj. i UNMIK-ut në vitin 2000 nr. 80056249;Emrat alternativ/emrat e mëparshëm dhe numrat e regjistrimit OP “Gërmia” në Prishtinë, Fi. 66/79 NSh NT “Deçani” SH.A. me pronësi të përzier, Deçan, Fi. 8199/92.

Njësia nr. 11:  Urata Lokali Nr. 20 Prishtinë - I ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë lokalin i cili në bazë të dokumenteve zyrtare përfshinë sipërfaqen prej përafërsisht 123 m² (gjendja faktike e lokalit është përafërsisht 110 m²) i cili gjendet në përdhesen e një ndërtese shumëkatëshe në lagjen Dardania në Prishtinë. Aktualisht lokali është në shfrytëzim nga “NPT Saranda”. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh “Urata” (PRN 103); Fi. 723/89: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë
Fi. 5844/92: - D.O.O. “VOCAR”, Pristina
UNMIK Biznis Registrcija br. 80243146: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë

Njësia nr. 12: Urata Lokali Nr. 7 Prishtinë - I ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 35 m² sipas çertificatës nr. 2010, ngastra kadastrale 3777/2 në rr. Haxhi Zeka në Prishtinë. (Depozita e ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh “Urata” (PRN 103); Fi. 723/89: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë
Fi. 5844/92: - D.O.O. “VOCAR”, Pristina
UNMIK Biznis Registrcija br. 80243146: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë

Njësia nr. 13: Urata Lokali Nr. 19 Prishtinë - I ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë lokalin me sipërfaqe prej përafërsisht 89.92 m² në lagjen Ulpiana në Prishtinë. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

NSh “Urata” (PRN 103); Fi. 723/89: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë
Fi. 5844/92: - D.O.O. “VOCAR”, Pristina
UNMIK Biznis Registrcija br. 80243146: - Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë

Njësia nr. 15: NSHI “iMF Kosova” Fabrika e Mishit Shitorja Kurriz - I ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 104,66 m², e cila gjendet në katin mbi plato në kuadër të ndërtesës së gjelbër shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës në Kurriz. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:

NShI “iMF Kosova” (PRN 008); Fi. 812/89 “Industria Mesa sa Hladnjakom” D.D. “Klanica” Fushë Kosovë.

Njësia nr. 16: NSh “Eximkos” Pijet Alkoolike - I ofron mundësinë investitorëve potencialë që të blejnë vetëm asetet e luajtshme, përkatësisht pijet alkoolike që përfshinë përafërsisht 9600 (nëntë mijë e gjashtëqind) litra pije të llojit vodka dhe liker. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh “Eximkos” (PRN 092); Fi. 677/89 ”Eximkos” Prishtinë 

Njësia nr. 17: NSh NBI Suhareka – Toka Bujqësore në Tërrnjë - Ofron për shitje pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës të Paluajtshme UL-72116047-00152, që ndodhet në Zonën Kadastrale Tërrnjë, Komuna e Suharekës, përafërsisht 12 km në rrugën Prizren - Suharekë, ngastra kadastrale nr. P-72116047-00716-1 deri në ngastrën kadastrale nr. P-72116047-00716-58 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 142 ha 50 ari 99 m² (1.425.099 m²). Një pjesë e sipërfaqes për momentin ende e pa definuar mes 2-6 ha do të shpronësohet për nevoja të Autostradës Vërmicë-Merdare nga sipërfaqja e ofertuar. Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore (vreshta joaktiv), njëkohësisht një pjesë e sipërfaqes së ofertuar është shfrytëzuar për deponimin e dheut nga gërmimet e Autostradës.
(Depozita e ofertës €50.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi. numrat:
NSh NBI Suhareka (PRZ006);
(i) PIP “Suva Reka” in 1989 Fi. 232/89
(ii) PIP “PKB Metohijavino” in 1992 Fi. 1765/92

Njësia nr. 18: SOE NBI Rahoveci – Prona (ngastra 91 & 93) në Rahovec - Ofron për shitje pronën e cila është e regjistruar në Certifikatën për të Drejtat Pronësore të Pasurisë së Paluajtshme, që ndodhet përafërsisht 2,5 km në rrugën Rahovec- Suharekë në Zonën Kadastrale Hoqa e madhe në Rahovec, me numër të ngastrës kadastrale nr. P-71510008-00091-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 9880m² dhe nr. P-71510008-00093-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 960 m². Total sipërfaqe prej 10840 m². (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh NBI Rahoveci (PRZ011); (NBI “Orvin” /PIP “Orvin”/ PIP Orahovac - Gjakova Commercial District Court (Fi 492/89 dated 30.12.1989), PIP/NBI "PKB Orvin” DOO Prishtina Commercial Court (Fi. 1764/92) (30.04.1992)

Njësia nr. 19: NSh “Komuna” ,Shitorja në Prishtinë - Ofron për shitje lokalin afarist dhe tokën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 25 m², e cila gjendet në adresën: rr. “UÇK” nr. 29. Kontrata e Shitblerjes e datës 24/03/1970. Certifikata mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL -71914059-04096 e datës 07.02.12 Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh Komuna Prizren (PRZ035);
(i) Fi. 589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi. 6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren – Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë

Njësia nr. 20: NSh “Komuna” – Shitorja në Klinë - Ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 64 m², e cila gjendet në adresën: rr. “Mujë Krasniqi” p.n. Kontrata e Shitblerjes nr. 6744 e datës 20/06/1985. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSH Komuna Prizren  (PRZ035);
(i) Fi.589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren – Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë

Njësia nr. 21: NSh “Komuna” – Shitorja në Vushtrri - Ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 35 m², e cila gjendet në adresën: rr. “Wesley Clark” p.n. Kontrata e Shitblerjes nr. 583/1-82 e datës 07/10/1982. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Komuna Prizren (PRZ035);
(i) Fi. 589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi. 6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren – Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë

Njesia nr.22: Nsh "Komuna" - Shitorja ne Ferizaj - Ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 56.78 m², e cila gjendet në adresën: rr. “Dëshmorët e Kombit” nr. 131. Kontrata e Shitblerjes nr.373 e datës 29/03/1983. Aktualisht është një marrëveshje ekzistuese mbi qiranë. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Komuna Prizren (PRZ035);
(i) Fi. 589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi. 6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren – Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë.

Njësia nr: 23: NSh "Komuna" - Shitorja në Mitrovicë - Ofron për shitje lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 90.42 m², e cila gjendet në adresën: rr. “Kolašinska” p.n. Kontrata e Shitblerjes nr.2087 e datës 21/10/1981. Aktualisht nuk ka marrëveshje mbi qiranë apo shfrytëzues ilegal. (Depozita e ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Komuna Prizren (PRZ035);
(i) Fi. 589/89 (30/12/1989) DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi. 6546/92(20/11/1992) DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren – Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë.

Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.


Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.