Shitja përmes Likuidimit - 2

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara, listuara më poshtë tani në likuidimin.

AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 2

Subjektet / njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me nenin 5 të Ligjit nr 03/L-067 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.


Njësia 1: Grafikos Shitorja në Kamenicë -  Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit të NSH Grafikos që gjendet ne katin përdhese te nje ndërtese shumëkatëshe ne Kamenice, ne rrugën Adem Jashari, me sipërfaqe te përafërt prej rreth 28 m².  (Depozita e Ofertës €10.000)

Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
GJI082 Grafikos  Gjilan
(1) Grafičko-izdavačko i trgovinsko Društveno Preduzeće na veliko i malo “PROSVETA” sa p.o. – Fi - 601/89;
(2) Grafičko-izdavačko i trgovinsko-knjižarsko Deoničarsko Društvo u mešovitoj svojini “PROSVETA” sa p.o. – Fi - 6269/92
 
Njësia 2: INTEGJ Shitorja A në Gjilan - Aseti i ofruar për shitje është shitore me sipërfaqe prej rreth 109m2 e cila ndodhet në katin përdhes të një ndërtese shumëkatëshe në rrugën “Esat Berisha”në Gjilan . Lokacioni  i shitores  gjendja teknike dhe faktet tjera  mundësojnë qe në këtë  objekt  të  zhvillohen  veprimtari të suksesshme afariste. (Depozita e Ofertës €20.000)
 
Njësia 3: INTEGJ Shitorja B në Gjilan - Kjo ofertë ofron një mundësi të shkëlqyer për blerjen e dyqanit me sipërfaqe prej rreth 34m² që ndodhet në anën e pasme të një ndërtese shumëkatëshe në rrugen “Esat Berisha”, në Gjilan, duke përfshirë edhe një sasi të konsiderueshme të produkteve të ndryshme të tekstilit. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

GJI085 INTEGJ GJILAN
N.Sh. Kombinati i Tekstilit Gjilan (Fi 1391/90)
D.P. Tekstilni Kombinat Gnjilane  (Fi 1391/90)
Tekstilni Kombinat D.D u Mesovitoj Svojini  (Fi 6228/92)
Kombinati i Tekstilit Sh.A me Pergjegjesi te plote (Fi 6528/92)
 
Njësia 4: NSH Drenica – Vetëshërbimi dhe Salloni i Mobileve - Kjo shitje i ofron mundësi blerësit të mundshëm  të blejë  një hapesire komerciale duke përfshirë dy dyqane dhe depo, me një sipërfaqe prej përafërsisht 218 m² ,që gjendet në një pjesë  atraktive të fshatit Runik,Komuna e Skenderajit  ne afërsi te rugës kryesore Mitrovicë – Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
MIT041 NSH Drenica Skenderaj/Srbica Fi.-384/89:
Ndërmarrja  Shoqërore Tregtare Drenica - Skenderaj 
Drustveno Trgovinsko Preduzece Drenica - Srbica Fi-8163/92:
Ndërmarrja Aksionare ne pronesi te perzier  Produkt - Skenderaj                    
Deonicarsko  Drustveno u mesovitoj svojini Produkt - Srbica Fi-2694/94:
Ndërmarrja Aksionare ne pronesi te perzier  Produkt – Dijamant - Skenderaj  
Deonicarsko  Drustveno u mesovitoj svojini Produkt – Dijamant - Srbica                           
Regjistrimi në UNMIK - 80098162
 
Njësia 5: Tokë Industriale UTVA Pejë - Kjo ofertë tenderi  ofron një mundësi të mirë për investim në  blerjen e tokës  industriale e cila ka qenë pjesë e kompleksit të Fabrikës së Konstruksioneve Metalike UTVA në sipërfaqe prej 5,406m² në parcelën nr. 4716/4, ZK Pejë që ndodhet në Zonë kadastrale (afër Tregut të Gjelbër) në Komunën Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PEJ091 Industria Metalike “Boris Kidric”
Industria Metalike “Boris Kidric” Fi.628/89
Sh.a. në pronësi t përzier “ Konstrukcionet Metalike” Fi.6919/92
Fabrika e Konstrukcioneve Metalike UTVA
 
Njësia 6: Tokё Bujqёsore Vitomericë, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mirë për blerjen e tokёs bujqёsore me sipёrfaqe rreth 05ha 17ari qё ndodhet në Zonёn Kadastrale Vitomericё,  nё Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PEJ184 Ndёrmarrja Shoqёrore pёr Tregti, Turizёm, Transport dhe Shёrbime ‘’Petrans’’
Ndёrmarrja Shoqёrore pёr Tregti, Turizёm, Transport dhe Shёrbime ‘’Petrans’’ Eksport-Import me pёrgjegjёsi tё plotё Fi.2238/91;
Shoqёria Aksionare ‘’Petrans’’ nё pronësi tё përzier, me pёrgjegjёsi tё plotё NT “Petrans”
 
Njësia 7: Dyqani “Extra” Pejë – Dyqani ”Extra” është i vendosur në një lokacion primar të qytetit të Pejës, në rrugën më të frekuentuar ”Mbretëresha Teutë” e njohur si zonë e biznesit. Historikisht, ky dyqan është shfrytëzuar si dyqan tekstili me pakicë. Pas konfliktit menaxhmenti i ndërmarrjes e ka dhënë me qira personave privat dhe shfrytëzohet si kozmetikë dhe dyqan tekstili. Kjo shitje ofron objekte biznesi që përfshin përreth 60m² e regjistruar në fletën poseduese 1686, parcela 687/5 në Pejë. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PEJ139 NTPSH Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Pejë
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi 545/89, Fi. 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” sh.a. në pronësi të përzier, Fi 6093/92.
 
Njësia 8: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Batushë A, Fushë Kosovë- Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 66, 380, 381, 383 në zonën kadastrale Batushë, me një sipërfaqe të përafërt prej 3ha 60ari 25m² . (Depozita e Ofertës €5.000)
 
Njësia 9: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Batushë B, Fushë Kosovë - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 531/1, 564, 565, 572, 574, 690, 691, 722/1, 741 dhe 747 zona kadastrale  Batushë, me një sipërfaqe të përafërt prej 5ha 21ari 37 m². (Depozita e Ofertës €5.000)
 
Njësia 10: Lavërtari-Blegtori Tokë Bujqësore Miradi e Epërme, Fushë Kosovë - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 3, 6/1, 6/2, 6/4 dhe 9 zona kadastrale  Miradi e Epërme, me një sipërfaqe të përafërt prej 4ha 50ari 16m2 .(Depozita e Ofertës €5.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PRN004 SOE “Lavertari Blegtori (Ratarstvo Stocarstvo), Miradi e Eperme/Gornje Dobrevo; Fi- 878/89
OPPB KAI ”Agrokosova”, Prishtinë; OP KBI “Kosova Export”, Fushë Kosovë/Kosovo Polje; OBPB “Lavërtari-Blegtori”, Miradi e Epërme/Gornje Dobrevo – Fi 120/85
 
Njësia 11: NSH Kosova Tokë Bujqësore A Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 91, 92, 93, 94, 95/1, 95/4 në zonën kadastrale Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 14ha 11ari 19 m2. (Depozita e Ofertës €5.000)
 
Njësia 12: NSH Kosova Tokë Bujqësore B Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 86/3, 86/4, 86/5, 89/1, 89/2 në zonën kadastrale Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 14ha 15ari 54m2 . (Depozita e Ofertës €5.000)
 
Njësia 13: NSH Kosova Tokë Bujqësore C Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 350/1, 350/3, 352/2, 353/2 dhe 353/5 zona kadastrale  Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 5ha 43ari 22m2 . (Depozita e Ofertës €5.000)
 
Njësia 14: NSH Kosova Tokë Bujqësore D Suhadoll, Lipjan - Toka përfshinë ngastrat kadastrale nr. 393, 394, 395, 396, 397, 398, 399, 400, 401, 402 dhe 403/1 zona kadastrale  Suhadoll, me një sipërfaqe të përafërt prej 16ha 89ari 42m2 (Depozita e Ofertës €20.000)

Njësia 16: NSH Kosova Tokë Bujqësore Vrellë, Lipjan - Toka përfshinë ngastrën nr.116/3, 117/1, 118/1, 120, 121,  123/2, 123/3, 125/1, 126, 129/3 zona kadastrale Vrellë me një sipërfaqe prej përafërsisht 37ha 86ari 04m2 . (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PRN082 NSH “Bujqësia”, (“Poljoprivreda”), Lipjan; Fi-107/90
OTHPB "Ratarstvo” (Lavërtaria); Kooperativa Bujqësore "Kosova"; Kooperativa Buqësore Lipjan; SHA me kapital të përzier "Poljoprivreda"; Fi-7667/92 and Fi-3890/94;  N.P.T.SH. KB "Kosova" (Regjistrimi i UNMIK Nr. 80178816)
 
Njësia 17: Magjistrala Carralevë - ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 16716m2 në fshatin Carralevë, Komuna e Shtimes. Kjo njësi posedon të gjitha paisjet për prodhimin e asfaltit. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH Magjistrala  (PRN 032)
-Ndërmarrja Shoqërore “Magjistrala”, Prishtinë Fi.839/89:
- NSH “Magjistrala”, Prishtine
 
Njësia 18:  Magjistrala Gurrakoc - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 1601m2 në fshatin Gurrakoc,  Komuna e Istogut. Vetëm toka është pjesë e këtij tenderi dhe nuk ka asete tjera të lëvizshme. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH Magjistrala  (PRN 032)
- Ndërmarrja Shoqërore “Magjistrala”, Prishtinë Fi.839/89:
- NSH “Magjistrala”, Prishtine
 
Njësia 19: Duhani Prizren - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë sipërfaqen e tokës prej  përafërsisht 148m2  në të cilën gjendet një ndërtese dykatëshe në Rrugën Remzi Ademi në Prizren. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH Duhani (PRN 091)
-Ndërmarrja Shoqërore “Duvan”Tregtia me shumicë dhe pakicë, Prishtinë Fi -629/89:
-Ndërmarrja Shoqërore “Duvan”Tregtia me shumicë dhe pakicë, Prishtinë Fi-409/92:
-NSHT “Duhani”, Prishtine
 
Njësia 20: Germia Prishtinë - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë lokalin afarist i cili gjendet në katin përdhesë të një ndërtese duke përfshi edhe podrumin me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 281.83 m2 në vendin e njohur si “Kurrizi mbi Plato” në  Lagjen Dardania, Prishtinë. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH Germia (PRN 093)
-NdërmarrjaShoqëroreTregtare“Grmija”,Prishtinë Fi -676/89 :
-Holding “Ymko-Grmija”, Prishtinë Fi-417/93:
-Ndërmarrja Tregtare “Germia”, Prishtinë
 
Njësia 21: Urata Ndërtesa Administrative - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë ndërtesën afariste i cili gjendet në një pjesë shumë atraktive të Prishtinës, në Lagjen Dardania, (Rr. Tirana p.n.)  dhe përfshinë tokën dhe ndërtesën me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 2520 m². Ndërtesa është në gjendje shumë të mirë dhe është shumë atraktive për ndonjë aktivitet afarist dhe/apo si objekt administrativ. (Depozita e Ofertës €20,000)
 
Njësia 22: Urata Supermarketi Nr. 14 - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 195 m² i cili gjendet në rr. Zahir Pajaziti në Podujevë. Lokali është shumë atraktiv për aktivitete afariste. (Depozita e Ofertës €20,000)
 
Njësia 23: Urata Supermarketi Nr. 15 - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë tokën me sipërfaqe prej përafërsisht 326 m2 dhe lokalin afarist me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 185 m² I cili gjendet në Lagjen Taslixhe, Prishtinë. Lokali është shumë atraktiv për aktivitete afariste. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:
NSH Urata (PRN 103)
- Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “VOCAR”, Prishtinë Fi.723/89:
- Sh.P.K “VOCAR”, Prishtinë  Fi.5844/92
- Ndërmarrja Shoqërore Tregtare “URATA”, Prishtinë
 
Njësia 24: Fabrika e Letrës Toka Lipjan - i ofron mundësinë investitorit të mundshëm që të ketë vetëm sipërfaqen e  tokës prej përafërsisht 2410m2 në Zonën Kadastrale Lipjan. Vetëm toka është pjesë e këtij tenderi. (Depozita e Ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH  Fabrika e Letrës (PRN 022)
-Ndërmarrja Shoqërore “Stanoje Aksic” Fi.805/89:
- SHA “Stanoje Aksic” Fi.5628/92:

Njësia 26: NSH Komuna Shitorja nr. 3 në Prizren, NSH Komuna - ofron për shitje një shitore me me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 42,72 m², e cila gjendet në adresë: rr. “Jeronim De Rada” p.n. (“Qendra Zejtare SHTRUMFAT”),Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PRZ035 NSH Komuna Prizren
(i) Fi.589/89 (30/12/1989)
DP za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren - Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Gjakovë
(ii) Fi.6546/92(20/11/1992)
DD za proizvodnju obuce “Komuna” Prizren -– Regjistrimi i Gjykatës Ekonomike në Prishtinë
 
Njësia 27: NSH NIN Ramiz Sadiku Kompleksi Afarist – Ortakoll –  ofron për shitje kompleksin afarist i cili përmban gjashtë (6) lokale afariste, korridorë dhe shkallët me sipërfaqe të përgjithshme prej 358.96 m².Të cilat gjenden në Ortakoll, Prizren. (Depozita e Ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PRZ017 NSH NIN Ramiz Sadiku
(i) NIN Ramiz Sadiku- Prizren  Fi 2412/93 - Shoqëria akcionare ndërmarrja industriale ndërtimore (SH.A NIN) "Prizren" me përgjegjësi të pakufizuar, (Gjykata Ekonomike Prishtinë) /Deonicarsko drustvo gradjevinsko industrijsko produzeće (D.D GIP) “Prizren” sa potpunom odgovornoscu, (Privredni Sud Pristina)    
(ii) Fi 630/89 - Ndërmarrja industriale ndërtimore me pëgjegjësi të pakufizuar (NIN) "Prizren"/Gradjevinsko industrijsko preduzeće (GIP) "Prizren" sa potpunom odgovornoscu
 
Njësia 28: NSH IFK Farmakos Shitorja në Prishtinë  – ofron për shitje një shitore me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 100.15m², e cila gjendet në katin përdhesë të ndërtesës shumkatëshe tek “Sheshi i Republikës” 2 lokali nr. 2 (Shopping II, mbrapa Hotel “Grand-it) në Prishtinë. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

NSH IFK Farmakos Prizren (PRZ026)
(i)   Fi.381/63 (12.07.1963) Commercial Court Registration Prishtina Preduzece za Proizvodnju Lekova “Farmakos” Prizren;
 (ii) Fi.537/89 (30.12.1989) Commercial Court Registration Gjakova Preduzece Farmaceuts
Hemijskih Proizvoda “Farmakos” Prizren
(iii) DD “Farmakos” (14.05.1992) Commercial Court  Registration Prishtina Organizovanje
Drustvenog Preduzeca Farmaceutski i Hemijski Preduzeca “Farmakos” iz Prizrena u deonicko Drustvo sa Drustvenim kapitalom i ulazak u poslovni sistem Holding preduzeca “Galenika” Beograd
 
Njësia 29: NSH Banesa Tre Shitore në Ortakoll IV, L/2A, Prizren – përfshinë tre (3) shitore për shitje me sipërfaqe të përgjithshme prej 109.06 m² dhe bodrume me sipërfaqe të përgjithshme prej 68.29 m2, që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2A, Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)

Njësia 30: NSH Banesa Dy Shitore në Ortakoll IV, L/2B, Prizren – përfshinë dy (2) shitore për shitje me sipërfaqe të përgjithshme prej 67.44m2 dhe bodrum me sipërfaqe të përgjithshme prej 34.05 m2, që gjinden në ndërtesën afarist/banesor, rr. “11 Marsi” / Ortakoll IV, Lam 2B, Prizren. (Depozita e Ofertës €10.000)
Emrat e mëparshëm dhe FI numrat:

PRZ055 NSH Banesa Prizren
(i) Fi.1933/91 (21/08/1991) N.I.SH.Q “Banesa” / P.I.U.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
(ii) Fi.21/90 (23/01/1990) N.B “Banesa” / S.P “Stan” – Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
 
Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Departamenti i Shitjes
 Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilitdo subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pa vonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.
 Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen "punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarëve të subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jo diskriminuese.
 Ofertat e mbyllura për njësitë në vijim duhet të dorëzohen në AKP më 07 prill 2010, ndërmjet orës 10:00 dhe 12:00 në Kosovë (sipas kohës lokale te Evropës Qendrore ), dhe të shoqëruara nga depozita e ofertës dhe tarifa për paraqitjen e ofertës, siç është parashikuar për secilin artikull. Të gjitha ofertat duhet të paraqiten në përputhje me Rregullat e Tenderit të zbatueshme për shitjet me likuidim. Të gjitha njësitë e listuara këtu ofrohen për shitje mbi bazën "siç është" dhe "ku është" dhe do të shiten në përputhje me termet ligjore dhe kushtet e shitjes. Veçanërisht dhe pa ndryshuar kushtet e tilla, AKP nuk jep garanci, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, sa i përket gjendjes apo përshkrimit të njësive që shiten ose përshtatshmërisë së tyre për ndonjë përdorim apo qëllim. Verifikimi i përshkrimit dhe gjendjes së të gjithë njësive të listuara këtu është përgjegjësi e ofertuesit.
 AKP-ja nuk do t'i gjykoj ankesat si një organ kuazi gjyqësor apo organ administrativë; prandaj paraqitja e ankesës në AKP, për të cilën gjë AKP-ja fuqimisht i inkurajon paditësit e mundshëm të bëjnë këtë, nuk e parandalon paditësin e mundshëm që gjithashtu të paraqes padi edhe në Odën e Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, e gjithashtu nuk e parandalon që të kontestoj ligjërisht çfarëdo vendimi të AKP-së në gjykatën kompetente.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
 Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar" pas shitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar" apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të  pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.