Shitja përmes Likuidimit - 14

Agjencia Kosovare e Privatizimit është e ngarkuar për të privatizuar Ndërmarrjet Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë përmes tenderit të hapur dhe konkurrues asetet e disa NSH të caktuara,  listuara më poshtë tani në likuidimin.
 
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL LIKUIDIMIN ME SHITJE TË ASETEVE NË VIJIM NË SHITJEN E ASETEVE NUMËR 14

Subjektet/ njësitë e përcaktuara më poshtë janë nën juridiksionin e AKP në pajtim me Ligjin nr 04/L-034 mbi Agjencinë Kosovare të Privatizimit.


Njësia nr. 01: NSh “Krikos”, Shitorja në Pejë - Ky tender ju ofron mundësinë investitorëve potencial që të blejnë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 63 m² e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumë katëshe për banim në një pjesë atraktive të Pejës në Kakariq. (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Staklopan – Krikos Fi 8742/89

Njësia nr. 02: NSh “IMF Kosova” Shitorja Lakërishte - Ky tender ju ofron mundësinë investitorëve potencial që të blejnë shitoren me sipërfaqe prej përafërsisht 54.92 m², e cila gjendet në katin përdhes në kuadër të ndërtesës shumëkatëshe për banim në një pjesë atraktive të Prishtinës, në lagjen Lakërishte. (Depozita e ofertës €15,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Fi - 812/89“Industria Mesa sa Hladnjakom”; D.D. “Klanica” Fushë Kosovë
 
Njësia nr. 03: NSh “Eximkos” Pijet Alkoolike - Ky tender ju ofron mundësinë investitorëve potencial që të blejnë vetëm asetet e luajtshme, përkatësisht pijet alkoolike që përfshinë përafërsisht 9600 (nëntë mijë e gjashtëqind) shishe me pije të llojit vodka dhe liker. (Depozita e ofertës €500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Fi - 677/89 ”Eximkos” Prishtinë

Njësia nr. 04: NSh “Bujqësia” - Tokë Bujqësore Livagje B - Ky tender ju ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Graqanicës, zona kadastrale Livagje dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 90483 m² (9 ha 04 ari dhe 83 m²). (Depozita e ofertës €20,000)

Njësia nr. 05: NSh “Bujqësia - Tokë Bujqësore Livagje C - Ky tender ju ofron mundësinë investitorëve potencial për të blerë tokë e cila gjendet në komunën e Graqanicës, zona kadastrale Livagje dhe përfshinë një sipërfaqe të përafërt prej 105511 m² (10 ha 55 ari dhe 11 m²). (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

OTHPB "Ratarstvo” (Lavërtaria);
Kooperativa Bujqësore "Kosova"; Kooperativa Buqësore Lipjan; SHA me kapital të përzier "Poljoprivreda";
Fi - 7667/92 dhe Fi - 3890/94; N.P.T.SH. KB "Kosova" (Regjistrimi i UNMIK Nr. 80178816).

Njësia nr. 06: Nsh Industria e Duhanit Gjilan Toka “Bregu i Djegur” Gjilan - Ky tender ju ofron investitorëve potencial mundësinë e shkëlqyer për të blerë tokën, që gjendet në një lokacion të favorshëm për ndërtim apo zhvillim të ndonjë biznesi, duke qenë se gjendet në një zonë të zhvilluar urbane të qytetit. Hapësira përbëhet prej përafërsisht 3363 m² tokë që gjendet në lagjen “Bregu i Djegun” në zonën kadastrale Gjilan, në afërsi të rrugës Gjilan - Ferizaj dhe jo larg qendrës së qytetit. (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Nsh Industria e Duhanit Gjilan; DP Duvanska Industrija Gnjilane;
Kombinati Duhanit Boris Kidriç Gjilan; Duvanski Kombinat Boris Kidric Gnjilane (Fi - 728/89)

Njësia nr. 07: NSh “Vushtex”, Fabrika në fshatin Prilluzhë dhe Toka në Vushtrri - Ky tender ofron për shitje Fabrikën prej 646,86 m² e cila ndodhet në fshatin Prilluzhë, dhe Tokën komerciale prej rreth 24.904 m² e cila ndodhet në Rr. “Jeton Tërstena”, në Vushtrri, Regjioni Mitrovicës. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh VUSHTEX - Vushtrri (“Ndërmarrja”); NSh Vushtex UNMIK Regjistrimi i Përkohshëm i Biznesit Nr 80075952; D.P. Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi - 832/89; DP Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi - 656/91; DD u mesovitoj svojini Tekstilna Industrija”Polet” Vushtrri Fi - 2830/93; DP Tekstilna
Industrija”Polet” Vushtrri Fi - 569/96

Njësia nr. 08: NSh Derma Commerce - Tokë dhe Depo në Gjakovë - Ky tender ofron për shitje tokën me sipërfaqe prej 3005 m² (Certifikatë mbi të drejtat e pronës së paluajtshme UL nr. 70705085-00008-3). Ndërtesa - Depo në sipërfaqe të përafërt prej 460 m². Prona gjendet në vendin e quajtur Zidi i Sadik Agës në afërsi të rrugës transitore Gjakovë - Prizren dhe në afërsi të Fabrikës së Mishit. Kjo pronë është shumë e përshtatshme për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës 20,000 €)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

NSh Derma Commerce Mitrovicë (“Ndërmarrja”); NSh / DP Kozar (Fi - 608/89)

Njësia nr. 09: KB Istogu "Depo" - Ky tender ofron për shitje pronën e cila gjendet në ngastrën kadastrale me sipërfaqe totale prej 175 m² që ndodhet në Zonën Kadastrale Istog në kuadër të së cilës ndodhet edhe një objekt i vjetër i shfrytëzuar si depo me sipërfaqe të përafërt prej 66 m². (Depozita e ofertës €2,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

K.B."Istok" Fi 644/89O.P. "Dubrava" - OBPB - "Istok" - Istog Fi - 249/79 ; "Dubrava" - OOUR - "Istok" - Istog
Fi - 249/79

Njësia nr. 10: KB Istogu "Thertorja" - Prona për shitje përfshinë tokën dhe ndërtesat të nevojshme për zhvillimin e biznesit si thertore. Prona ka një sipërfaqe totale prej rreth 2 ha 32 ari 50 m² me tri ndërtesa strategjike. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

K.B."Istok" Fi 644/89O.P. "Dubrava" - OBPB - "Istok" - Istog Fi - 249/79 ; "Dubrava" - OOUR - "Istok" - Istog Fi - 249/79

Njësia nr. 11: NTPSH “17 Nëntori” - Dyqani Koloniali Leshan, Pejë - Kjo ofertë përbën një mundësi të mire për blerjen e shitores për shitje me pakicë me sipërfaqe rreth 71 m² që ndodhet në fshatin Leshan 14 km larg qytetit të Pejës, afër Kullës së Haxhi Zekës. Historikisht, kjo hapsirë është përdorur si shitore me pakicë. (Depozita e ofertës €500)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi - 545/89;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori”, Fi - 628/92;
Ndërmarrja Tregtare me Pakicë dhe Shumicë “17 Nëntori” Sh.A. në pronësi të përzier, Fi - 6093/92.
 
Njësia nr. 12: KBI “Lavra” Klinë - "Tokë Bujqësore në Klinavc I" - Toka bujqësore e ofruar për këtë shitje ka një sipërfaqe rreth 2328 m² (23 ari 28 m²) që ndodhet në zonën kadastrale Klinavc në periferi të qytetit të Klinës. Mund të shfrytëzohet për kultivimin bujqësor. (Depozita e ofertës €2,000)

Njësia nr. 13: KBI “Lavra” Klinë - "Tokë Bujqësore në Klinavc II" - Toka bujqësore e ofruar për këtë shitje ka një sipërfaqe rreth 14752 m² (1 ha 47 ari 52 m²) që ndodhet në zonën kadastrale Klinavc. Kjo tokë bujqësore ndodhet në kodër në anën e majtë të rrugës kryesore Klinë-Skenderaj dhe më parë ka shërbyer si Tokë Bujqësore. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

OTHPB Kooperim dhe Shitblerje të Prodhimeve Bujqësore "Kooperativa" në përbërje të Kombinatit
Bujqësor "Malishgan" në Klinë, Fi - 528/76; Kooperativa Bujqësore "Lavra" Klinë, Fi - 678/89

Njësia nr. 14: NSh NBI “Suhareka“ - Toka Bujqësore në Sallagrazhdë 2 -  Ky tender ofron për shitje pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme UL-72116039-00094, që ndodhet në Zonën Kadastrale Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës, ngastrat kadastrale nr. P -72116039- 00142-0; P-72116039-00151-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 12652 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 15: NSh “NBI Suhareka “ – Toka Bujqësore në Sallagrazhdë 3 - Ky tender ofron për shitje pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme UL-72116039-00094, që ndodhet në Zonën Kadastrale Sallagrazhdë, Komuna e Suharekës, ngastra kadastrale nr. P-72116039- 00540-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 14301 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. (Depozita e ofertës €5,000)

Njësia nr. 16: NSh NBI Suhareka – Toka Bujqësore në Sopijë - Ky tender ofron për shitje pronën që është e regjistruar në Certifikatën mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme UL-72116043-00174, që ndodhet në Zonën Kadastrale Sopijë, Komuna e Suharekës, ngastrat kadastrale nr. P-72116043-00103-0; P-72116043-00104- 0;P-72116043-00105-0; P-72116043-00106-0; P-72116043-00118-0 me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 32211 m². Kjo sipërfaqe përfshin tokë bujqësore. (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

DP NBI Suhareka ;(I) PIP “Suva Reka” in 1989 Fi - 232/89; (ii) PIP “PKB Metohijavino” in 1992 Fi - 1765/92

Njësia nr. 17: NSh NHT Theranda - Motel Vllaznimi, Landovicë - Ky tender ofron për shitje asetin i cili ndodhet në ZK Landovicë, 7 km larg prej qytetit të Prizrenit dhe atë në një vend mjaft atraktiv. Ky aset që është lëndë e këtij tenderi ndodhet në anën e majtë të rrugës kryesore Prizren - Gjakovë me një sipërfaqe të përafërt prej 14115 m² ku 1737 m² është ndërtesë, 500 m² është oborr dhe 11878 m² janë kullosë. E gjithë kjo vërtetohet në bazë të Çertifikatës mbi të Drejtat e Pronës së Paluajtshme P—71813041-00745-2 të datës 11/04/2012. (Depozita e ofertës €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

(i) Fi - 655/89 (Gjakova Commercial Court Registration)
(ii) Ugostiteljsvo Turístico Preduzece “Dushanov Grad” potpuna odgovornost u Prizrenu

Njësia nr. 18: NSh Ballkan, Njësia Goma, Prishtinë - Ky tender ofron për shitje asetin i cili përfshin një sipërfaqe prej përafërsisht 9700 m² (97 ari), duke përfshirë disa objekte të Ndërmarrjes “Ballkan” në një pjesë shumë atraktive në Zonën Industriale të Prishtinës. (Depozita e ofertës €30,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:

(i) Fi - 575/89 (30.12.1989) GHI/IGK Ballkan; Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë
(ii) Fi - 6635/92 (27.12.1992) DD “Balkanbelt”; Gjykata Ekonomike e Qarkut në Prishtinë


Për më shumë informata, investitorët e interesuar duhet ta kontaktojnë AKP-në: Njësinë e Marketingut dhe Marrëdhënje me Investitorë.

Cilido person që beson se ka ankesë valide kundër subjekteve apo njësive të tilla (përfshirë, por jo edhe duke u kufizuar me, (i) ankesat në të cilat ata besojnë se janë pronarë të ligjshëm të cilit do subjekti apo njësie apo pjese të saj apo se janë pasardhës valid (ii) kreditorët) pavonesë duhet të paraqesin një ankesë të tillë në AKP, së bashku me sqarimet e plota dhe gjithë dokumentacionin përcjellës.

Në procesin e likuidimit, AKP-ja do të analizoj ankesat e paraqitura dhe dokumentet përcjellëse në mënyrë që të përcaktoj se te kush duhet të shkojnë pagesat nga të ardhurat nga shitja në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm. Duhet të theksohet se, në përputhje me Ligjin e Zbatueshëm, ka gjasa që 20% e të ardhurave nga shitja së pari t'i paguhen" punëtorëve të kualifikueshëm", pas tyre pretenduesve për pronësi të tokave, kreditorëve të siguruar dhe të pasiguruar dhe pastaj pronarë vetë subjekteve ku subjektet e tilla janë përcaktuar se janë transformuar në përputhje me Ligjin e zbatueshëm dhe në mënyrë jodiskriminuese.
 
Për formularin e ankesës dhe detajet se si të paraqitet një ankesë, www.pak-ks.org - "si të paraqes ankesë" apo merr formularin në zyrën qendrore të AKP-së.
 
Personat të cilët besojnë se kanë të drejtë në pjesën e 20% e të ardhurave nga shitja e pagueshme për "punëtorët e kualifikuar"passhitjes/likuidimit (përfshirë edhe personat që hyjnë Brenda çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "punëtorëve të kualifikuar"apo punëtorëve si rezultat i çfarëdo definicioni të Odës së Veçantë të "diskriminimit") gjithashtu mund të gjejnë detaje të listës përkatëse në faqen e internetit të cekur më lartë menjëherë pas shitjes/likuidimit së bashku me detajet se si ata mund të paraqesin ankesë për të shtuar edhe veten e tyre në listë.

Sipërfaqet e sakta për të gjitha Njësitë do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave

AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.