PSE NË KOSOVË?


 

  

Informata të shkurta
për mundësitë e investimeve në Republikën e Kosovës:
 
 
Regjimi i tatimeve të ulëta
Detyrimet doganore mbi importet 10% - një përqindje e zvogëluar prej 0% aplikohet në importet me mallrave kapitale dhe të hyrat e prodhimeve bujqësore

    •    Përqindja e TVSH-së është 16%, 0% tatime në eksporte
    •    Përqindja e tatimeve në të ardhura personale ndryshon prej 0-10%
    •    0% TVSH dhe detyrime doganore në eksporte
    •    Tatimi në të ardhura të Ndërmarrjes 10%

Ambient stimulues për biznes

    •    Qasje e lirë në tregun e Bashkimit Evropian dhe në tregjet e vendeve fqinjë;
    •    Procedurë e shpejt dhe e thjeshtë e regjistrimit të biznesit;
    •    Kornizë ligjore moderne dhe ne pajtueshmëri me BE-në;
    •    Euro është valuta zyrtare, duke eliminuar rrezikun e valutës së Euro zonës.

Ligji mbi investimet e huaja

Regjimi vendor i trajtimit të investimeve garanton përdorimin e pakufizuar të të ardhurave. Ndalimi i favorizimit dhe diskriminimit. Mbrojtje ndaj shpronësimit. Kontratë qiraje e tokës për 99-vite (garancioni i OKB-së)

Popullata

Popullatë e re dhe e motivuar - 1.8 milion popullatë, 70% nën moshën 35 vjeçare.

Gjuhët zyrtare

Gjuha shqipe dhe Serbe.

Gjuhë tjera Evropiane kryesisht

Gjuha angleze, italiane, gjermane, suedeze, franceze dhe turke.

Treg fleksibil i punës dhe fuqi konkurruese e punës;
Fuqi punëtore shumë fleksibile;
paga mesatare mujore është 360 Euro;
tatimi i ulët në të ardhura 5%;
Kontributet e obligueshme për llogaritë individuale dhe të kursimit për pension 10%.

Burime të bollshme

Burime të bollshme natyrore: linjit, plumb, zink, feronikel dhe tokë pjellore bujqësore

Sistem bankar i fortë

CBRK rregullon sektorët bankar dhe të sigurimit. Të gjitha bankat janë private: 10 banka, 10 kompani të sigurimit.

Kodi i ri i doganave

Deponi në Dogana – mallra të importuara ne depo, nën kontrollin e doganave, pa paguar asnjë detyrim deri në shitje. Lehtësi në Përpunimin e Brendshëm - import, proces dhe eksporte të liruara nga detyrimet. Lehtësimet tjera – përpunimi nën kontrollin e doganave, transit, pranim i përkohshëm, etj.

Energjia dhe minierat

Rezervat e linjitit rreth 14 miliardë tonë. Termocentrali i ri do të shtojë kapacitet prej 1,000MW, GDP rritje prej 17%. Kërkesë për investime në minierat e reja të thëngjillit. Deponime shumë të mëdha të linjitit dhe zinkut (minierat e Trepçës). Ari dhe argjend, feronikel dhe magnez.

Sektori i bujqësisë

Tokë e përshtatshme dhe pjellore (pemët dhe perimet). Sipërfaqe prej 1.1 milion hektarë. Fermat e vogla dhe të shpejta për rritje nga familjet private. Bio produkte me tatim 0% për të hyra bujqësore dhe mallra kapitale. Traditë të gjatë për përgatitjen e verës. Mundësitë për rikrijimin e prodhimeve nga bagëtia, mishit dhe prodhimet e qumështit.

Turizmi dimëror

Një qendër rekreative të skijimit - së shpejti do të privatizohet. Qendër rekreative e paprekur

Park potencial industrial

24 hektarë të tokës, 8km nga stacioni hekurudhor i Prishtinës, 21km nga Prishtina. Afër Magjistrales Prishtinë/Shkup. Qasje e lehtë në energji, ujë, telekomunikim etj.