RRETH PRIVATIZIMIT


 
Objektivat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit

Objektivë kryesore e AKP-së është të privatizoj NSH-të. Agjencia ka në plan që të kryej me sukses procesin e privatizimit përmes spin-off-it ose likuidimit vullnetar. AKP-ja do të përdorë një proces të drejtë dhe transparent për programin dhe të fus asetet e NSH-ve në prodhimtari për të mirën e Kosovës dhe pronarëve potencial.

Metodat për privatizimin e NSH-ve (Ndërmarrjeve Shoqërore). 

Spin-Off

Hapi i 1-rë:
AKP-ja mund të krijojë një kompani të re ("Ndërmarrje e Re") në formën e një Shoqërie Aksionare ose Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara dhe të bëjë transferimin e të gjitha aseteve ose një pjese të aseteve të ndërmarrjes së vjetër shoqërore tek këto ndërmarrje të reja. Detyrimet e ndërmarrjes së vjetër nuk do të transferohen, por do të mbeten me ndërmarrjen e vjetër.
Aksionet në korporatën e re, përkohësisht do të jetë në pronësi të ndërmarrjes së vjetër e cila në këtë mënyrë do të kthehet në një kompani Holding, plotësisht e administruar nga AKP-ja. AKP-ja gjithashtu i mban aksionet në mirëbesim për ndërmarrjet e vjetra, ndërsa kreditorët e ndërmarrjes së vjetër mund ti parashtrojnë ankesat e tyre pranë Odës Së Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Hapi i 2-të:
AKP-ja ia shet investitorëve privat aksionet e Ndërmarrjes së Re që ajo i  mban në mirëbesim, si investitorëve vendas ashtu dhe të huajve. Të ardhurat do të mbahen në mirëbesim nga ana e AKP-së, pa paragjykuar pronësinë ose pretendimet e kreditorit ndaj ndërmarrjes së vjetër.
Gjatë bërjes së këtyre shkëmbimeve, AKP-ja është e zotuar që të kryej transaksionet e saj në mënyrë transparente dhe konkurruese, në mënyrë që të sigurohet se është pranuar një çmim real. AKP-ja, përveç çmimit mund të merr parasysh edhe aktivitetet e propozuara, investimet dhe punësimin e paraparë nga secili investitor i mundshëm. Kështu, vlera e NSH-ve të vjetra ruhet për të plotësuar ankesat/kërkesat e kreditorët e mundshëm dhe pronarëve.

Likuidimi Vullnetar

Likuidimi Vullnetar mundëson një dalje të shpejtë nga tregu për ato ndërmarrje që në mënyrë të qartë nuk kanë perspektivë për të mbijetuar. AKP-ja mund të fillojë procedurat e tilla kur është e mendimit që procedururat janë në interes të ruajtjes së vlerës së mbetur nga ndërmarrjet e vdekura, dhe interesat e pretenduesve për pronësi  lidhur me këto ndërmarrje. Procedurat do të jenë kryesisht jashtë gjykatës dhe kryesisht do të ndjekin procedurat e likuidimit të gjetura në Rregulloren për Shoqëritë Tregtare. Përsëri, të ardhurat e likuidimit mbahen në mirëbesim nga ana e AKP-së.