INVESTIMET E HUAJA


 
 
Nxitjet e Investitorëve të huaj në përputhje me ligjin:

 

Në përputhje me ligjin ,investitorët e huaj  të Kosovës kanë të drejtat dhe obligimet e njejta sikurse banorët e Kosovës,ashtu që edhe trajtohen në mënyrë të njejt.


Investitorët e huaj janë të mbrojtur nga  shpronësimi dhe nacionallizimi duke pasur gjithashtu të drejtën e kompenzimit.

Investitori i huaj ka të drejtën e konvertimit te qdo valute lokale ne valutë konvertibile  që është e ligjshme ne Kosovë,si dhe valutën konvertibile të konvertoj në valutë lokale e që gjithashtu është e ligjshme në Kosovë.

Investirori i huaj ka të drejtën e transferimit të valutave konvertibile mbrenda dhe jasht Kosovës,duke mos pasur obligim në shumën e marrur te valutës se konvertuar.

Investitorët e huaj kanë të drejtën e egzekutimit (zbatimit) të Kontratave dhe punësimin e personave fizik  të cilët mund të jenë qytetar apo banor permanent të shteteve të huaja apo territorit  të jashtëm gjeografik të  Kosovës,me qëllim  që këta persona të ushtrojnë një profesionalizëm,menaxhim,administrim dhe mbikëqyrje si dhe aftësi teknike funksionale në rajon.

Investirorët e huaj mund të zotërojn pronë të patundshme në Kosovë dhe ti gëzojn të drejtat e njejta  sikurse qytetarët e Kosovës

Për më shumë informata në lidhje me ligjet,garantimet dhe privilegjet mundë te klikoni në këtë link

Ligji për Investimet e Huaja