MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 31.10.2018

Prishtinë    01/11/2018

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 31 tetor me ç‘rast shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes se aseteve përmes likuidimit 41, si dhe miratoi listën e aseteve të luajtshme të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja” për shitje si pjesë e listës së Shitjes së Aseteve nr.43 (SHAL 43).

Veç kësaj, Bordi miratoi propozimin për qiradhënie të asetit të ndërmarrjes shoqërore (NSh) ”Metaliku”-Depo e prodhimeve të gatshme nën Administrim Direkt, si dhe disa qiradhënie të tjera.

Bordi diskutoi dhe miratoi raportet rekomanduese për transformimin e pronës shoqërore përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë të Komisionit për asete specifike për rajonin e Prishtinës. Për më tepër në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe raportet e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave për 20% të punëtorëve për tri NSh: NSh ”Fabrika e Amortizatorëve”, në Prishtinë; NSh “Mlladost”, në Shtërpce dhe NSh ”Pertrans”, në Pejë, si dhe  raportet e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për përcaktim të statusit të ndërmarrjeve për: i) Asetet në Kosovë, të Ndërmarrjes “Solid” Soboticë, ZR Prishtinë, ii) Ndërmarrja Qendra e Rekreacionit për Fëmijë dhe të Rinj-Pishat e Deçanit, ZR Pejë; dhe iii) Ndërmarrja Bashkësia e Sigurimit të Pasurisë dhe Personave “Kosova” ZR Prishtinë. Bordi po ashtu miratoi raportin e radhës të Komisionit për Banesat e NSh-ve.

Në këtë takim Bordi udhëzoi menaxhmentin edhe për një varg veprimesh tjera lidhur me çështjet e privatizimit dhe likuidimit, ndërkaq mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve të AKP-së është caktuar për datën 22 nëntor 2018.