MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 26.11.2018

Prishtinë    26/11/2018

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e rregullt. Në këtë mbledhje Bordi i Drejtoreve ka emëruar z. Valon Tolaj në pozitën Drejtor Menaxhues me mandat prej katër (4) vitesh. Mandati i z. Tolaj fillon me 26 nëntor 2018

Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi transaksionet nga Shitja e aseteve në likuidim SHAL 42 si dhe miratoi  propozimet  për aprovim të listës së Shitja e aseteve në likuidim SHAL 43A.

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve vendos që bazuar në nenin 7, paragrafi 7.1, të marrëveshjes së shit blerjes për diferencën e mos përmbushjes së zotimeve në vlerë prej 9,441,768.83 Euro, Ndërmarrja e Re Sharrcem të paguaj siç çmim shtesë për blerjen e aksioneve.

Po ashtu Bordi i Drejtorëve mori vendim që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM“ Golesh dhe “XIM” Strezovc të ndiqen  hapat ligjor për inkasimin e këtyre ndëshkimeve.

Shqyrtoi dhe aprovoi qiradhënien e objektit të zingtores – Aset i NSH “Metaliku – Fabrika e Enëve” Gjakovë në Administrim Direkt, Bordi  shqyrtoi  dhe miratoi raportet e Komisioneve për  përcaktimin/vlerësimin e çmimit të tregut për qiradhënien e aseteve të NSH-ve, shqyrtoi dhe aprovoi rezultatet e ofertave për qiradhëniet e aseteve (likuidim) të publikuara përmes shpalljes të datës 22.10.2018. Lidhur me qiradhëniet ku shfrytëzues janë institucione të caktuara publike, u vendos që të kërkohet kompensim për kohen e shfrytëzimit të këtyre aseteve dhe poashtu të gjitha Institucionet që nuk kanë pranuar të nënshkruajnë marrëveshje kontraktuale qiraje më AKP-së të ju dërgohet shkresë për lirim të aseteve të NSh-ve brenda 30 ditëve nga data e pranimit të shkresës (përveç atyre që ndërlidhen me vendimet e Qeverisë për kthim pronash për Komunat apo shpronësim).


Bordi në këtë takim shqyrtoi dhe miratoi propozimin  për Termat e Referencës për Zhvillimin Afarist të Goleshit, si projekt i financuar nga GIZ, me qëllim  të rritjes së vlerës së NSh-së dhe tërheqjes së investimeve të huaja.

Në këtë mbledhje Bordit iu paraqit për informim raporti përfundimtar i likuidimit për GJI169 NSH Partizan Babush dhe faza e ardhshme për përmbylljen e kësaj ndërmarrjeje është dërgimi në Dhomë të Posaçme të Gjykatës Supreme. Në bazë të propozimit nga Menaxhmentit, Bordi poashtu  vendosi që për ndërmarrjet të cilave iu janë tërhequr aksionet “Grand Hotel” Prishtinë; “MIM” Golesh dhe “XIM”, të ndërmerren hapat ligjor për inkasimin e këtyre mjeteve.
Bordi gjithashtu u informua me propozimin për marrëveshje me Komunën e Prishtinës për pagesën me këste të shpronësimit për IMN Kosova për të cilën do të informohet në mbledhjen e ardhshme.