Informatë për kreditorët e ligjshëm - Aprovimi i Raporteve për 3 NSH

Prishtinë    24/11/2017

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e vet të mbajtur me datë 20 nëntor 2017 ka aprovuar raportet e shpërndarjes së përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ndërmarrjeve të listuara në vijim.....

Bordi  i  Drejtorëve  të  Agjencisë  Kosovare  të  Privatizimit  në  mbledhjen  e  vet  të  mbajtur  me  datë  20 nëntor 2017 ka aprovuar raportet e shpërndarjes së përkohshme të fondeve të likuidimit për kreditorët e ndërmarrjeve të listuara në vijim. Njoftohen të gjithë kreditorët e ligjshëm se Agjencia do të filloj menjëherë me ekzekutimin e pagesave ndaj kreditorëve të ligjshëm dhe se ky proces pritet të përfundoj brenda 30 ditëve nga data e aprovimit.

Lista me emra e Ndërmarrjeve Shoqërore:
 
GJI009  KB "Bujku"  Raport i Shpërndarjes së Përkohshme të Fondeve                8,080.25 €
GJI042 "PMN Sharr"  Raport i Shpërndarjes së Përkohshme të Fondeve         1,350,484.76 €
PRN028 "IMN 19-Qershori" Raport i Shpërndarjes së Përkohshme të Fondeve     39,411.14 €
                                                                                                                 1,397,976.15 €