Anulimi i Shitjes së Aseteve 38A

Prishtinë    15/11/2017

AKP njofton opinionin publik se me të kuptuar lajmin se Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit të mbajtur me datën 10 Nëntor 2017 ka marrë

një vendim lidhur me ndalimin e privatizimit të tokave shoqërore për një periudhë një -vjeçare me qëllim të akomodimit të nevojave të institucioneve qendrore për promovimin e investimeve strategjike, Bordi i Drejtorëve të AKP -së ka vendosur që të anuloj publikimin e Shitjes së Aseteve 38A. Kjo shitje ishte paraparë të publikohet me datë 11 Nëntor 2017.

Sido që të jetë, meqenëse procedurat për valën e shitjes së aseteve 37, e aprovuar nga Bordi me date 21 Gusht 2017, dhe valën e shitjes se aseteve 38 e aprovuar nga Bordi me date 1 Nëntor 2017, janë përfunduar, Agjencia njofton publikun se do të vazhdohet me procesin e rregullt të shitjes së këtyre aseteve sipas kalendarit tashmë të publikuar më herët për këto valë.
AKP-ja mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë ndër-institucional me të gjitha institucionet qendrore, e me theks të veçantë në përpjekjet dhe angazhimin për të arritur efektet maksimale në zhvillimin ekonomik të vendit përmes procesit të privatizimit. Në këtë vazhde, Agjencia do te koordinohet edhe me ngushte me Qeverinë e Kosovës për inicimin e valëve te reja te shitjes se aseteve.