Reagim ndaj deklarimeve publike të pronarit të ELKOS Group rreth penalizimit nga AKP, në rastin e NSH “Famipa”

Prishtinë    05/07/2018

Agjencia Kosovare e Privatizimit shpreh indinjatë të thellë rreth akuzave që janë bërë në drejtim të menaxhmentit të Agjencisë në lidhje me vendimin e fundit të marrë nga Bordi për penalizimin e investitorit ELKOS Group në rastin e NSH Famipa.

 

Duam të njoftojmë publikun që vendimet e tilla janë në përgjegjësinë ekskluzive të Bordit të AKP-së, e jo të menaxhmentit të Agjencisë. Vendimi në fjalë, sikur edhe vendimet e tjera të natyrës së tillë, bien në përgjegjësi të Bordit, dhe janë të bazuara mbi monitorimin e vazhdueshëm të obligimeve kontraktuale të konstatuara edhe nga auditorë të jashtëm. Në rastin e NSH Famipa, ndër të tjera, investitori është penalizuar për shkak të mos-përmbushjes së kushtit për mbajtjen e aktivitetit bazë të ndërmarrjes.

Ky vendim duhet të shihet vetëm në funksion të zbatimit të ligjit. Agjencia është e sigurtë që ushtrimi i drejtë i funksionit të saj si dhe zbatimi i ligjit janë në funksion të inkurajimit të investitorëve potencial.

Agjencia është në tërësi e hapur për mediet dhe shoqërinë civile që janë të interesuara të hulumtojnë këtë rast deri në detaje. Me qëllim të informimit të drejtë, Agjencia është në dispozion për të shpalosur çfarëdo informate apo dokumenti mbi të cilat është bazuar vendimi për rastin NSH “Famipa”.