Bordi i Drejtorëve miraton transferimin e 44 milion € në buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës

Prishtinë    19/09/2018

Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti një mbledhje urgjente me ç’rast miratoi transferimin e 44 milion € në fondin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.

 

Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve gjithashtu miratoi edhe transaksionet e Shitjes së Aseteve me Likuidim SHAL 39. Veç kësaj, këtu u diskutua dhe u miratua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.