Lajme promovuese për asetet e tenderuara ne SHA - 45

Prishtinë    21/03/2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i parcelave të shumta në lokacione atraktive.

RAJONI I GJILANIT:

Bëhuni pronar i tokave në Gjilan, Viti, Ferizaj, Kamenicë e Novobërdë

Agjencia Kosovare e Privatizimit ju fton të konkurroni për t’u bërë pronar i parcelave të shumta në lokacione atraktive në rajonin e Gjilanit që ofrojnë mundësi të shkëlqyeshme për blerje dhe zhvillim të biznesit tuaj. Në valën e fundit të shitjeve të aseteve, janë tenderuar asete që gjenden në Komunën e Gjilanit, në Komunën e Ferizajt, pastaj në Viti, në Kamenicë dhe në Komunë të Novobërdës, të gjitha këto prona shoqërorë të ndërmarrjeve shoqërore që i administron AKP.

Sipërfaqe të tokës rreth 3 hektar e 30 ari mund të bleni në fshatin Sllatinë të Epërme të Komunës së Vitisë, në fshatin Pozharan ka të tenderuar tokë me afër 3 hektarë, kurse në fshatin Kabash të po këtij qyteti mund të bëheni pronar i tokës me sipërfaqe afër 1 hektarë. Të gjitha këto toka bujqësore janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe gjenden në pozita mjaftë atraktive.
Në Komunën e Ferizajt mund të privatizoni 3 hektarë e 25 ari në fshatin Sojevë, në Pojatë është tenderuar toka bujqësore në pronësi shoqërore me sipërfaqe mbi 1 hektarë e 70 ari, afër 90 ari janë në Prelez të Jerlive, kurse ka toka në shitje edhe në Bablak e Papaz.
Në Komunën e Gjilanit, mund të bëheni pronar i 2 hektarë e gjysmë tokë të ndërmarrjes Morava e Binçës në Gllamë që gjendet në fshatin Stanishor, afër qytetit, që është një vend me perspektivë, kurse toka gjendet në pozitë atraktive. Po kaq tokë, rreth 2.5 hektarë janë në tender dhe mund të konkurroni për t’u bërë pronar i saj në fshatin Malishevë të Gjilanit, fshat ky jo larg qytetit. Toka është e përshtatshme për veprimtari bujqësore. Kurse në fshatin Velekincë ka tokë në shitje me sipërfaqe rreth 65 ari që është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë e aktivitete të tjera biznesore.
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar në këtë valë të shitjeve të aseteve edhe dy objekte, një në qytetin e Kamenicës, një lokal me sipërfaqe 260 metra katrorë që gjendet në katin përdhesë të një ndërtese kolektive në qendër të qytetit, kurse objekti tjetër për privatizim është në fshatin Prekoc të Komunës së Novobërdës me sipërfaqe 560 metra katrorë që është e përshtatshme për zhvillimin e biznesit.  

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 45 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 3 prill të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.
Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.

      

RAJONI I PRIZRENIT:

Konkurroni për 24 hektarë tokë në Shtërpce e për 17 hektarë në Prizren

Mbi 17 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjenden në Komunën e Prizrenit janë ofruar për privatizim, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit i fton të gjithë të interesuarit që të konkurrojnë me ofertat e tyre për t’u bërë pronar i këtyre tokave përmes një procesi të sigurtë dhe me transparencë të lartë. Tokat gjenden në Trepetincë të Komunës së Prizrenit dhe janë të ndarë në katër tenderë të veçantë me sipërfaqe të ndryshme secili tender. Por nuk janë vetëm këto prona që janë aktualisht për privatizim në këtë komunë përmes Shitjes së Aseteve nr.45.
Sipërfaqe akoma më e madhe e tokës mund të blehet në Shtërpce, në Sevce, ku mbi 20 hektarë tokë janë për privatizim përmes pesë tenderëve ndaras.
Në Atmaxhë të Prizrenit mund të blihen rreth 6.5 hektarë tokë bujqësore. Përveç kësaj, ka tokë për privatizim edhe në Tuzus, pastaj mbi 2 hektarë janë në Nashec, kurse mund të bëheni pronar i rreth  2 hektarë e gjysmë toke kullosë në Lubizhdë të Prizrenit.  
Agjencia ju fton të konkurroni edhe në Komunën e Rahovecit për t’u bërë pronar i rreth 8 hektarë e gjysmë tokë. Sipërfaqja e tokës është e ndarë në dy tenderë dhe gjendet në Vrajak të Rahovecit. Në Drenoc të Rahovecit mund të privatizoni mbi 4 hektarë tokë bujqësore e përshtatshme për aktivitete bujqësore. Tokat janë të ndarë në katër tender të veçantë dhe mund të konkurroni për të gjitha apo për ndonjërën nga to. Kurse edhe në Krushë të Madhe ka në shitje tokë bujqësore mbi 4.2 hektarë që mundëson zhvillimin e bujqësisë. Në këtë valë të privatizimit ofrohet për blerje edhe rreth 6 hektarë tokë në Sallagrazhdë të Suharekës, 1.3 hektarë tokë bujqësore me kulturë kullosë në Komunën e Mamushës, kurse për privatizim është edhe një lokal me sipërfaqe 273 metra katrorë që gjendet në Prevallë, që është i përshtatshme për zhvillimin e biznesit dhe aktualisht shfrytëzohet për hotelieri.
Të gjitha këto prona janë asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe biznesit.
Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 45 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit. Ofertat duhet të dorëzohen në zarfa të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 3 prill të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.

Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.

        

RAJONI I PEJËS:

Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Deçan, Istog, Klinë e Gjakovë

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë toka bujqësore në rajonin e Pejës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve  të aseteve të ndërmarrjeve në likuidim ShAL 45, gjenden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjeve të ndryshme shoqërore që janë janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.
Tokë bujqësore me sipërfaqe 8.5 ha mund të gjeni në ZK Gurrakoc, komuna e Istogut. Prona ka qasje në rrugë publike. Në Istog ka edhe disa lokale në privatizim. Rreth 1ha tokë bujqësore mundë të blihen në ZK Shishman i Bokës, Komuna e Gjakovës. Toka ka qasje në rrugë publike. Gjithashtu rreth 3 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në ZK Jashanicë dhe në ZK Klinafc, në Komunën e Klinës janë në valën e fundit të shitjeve ShAL 45.
Mund të konkurroni për blerjen e një sipërfaqe totale prej 7 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në  ZK Rastavicë , Komuna e Deçanit tokë e ish NSH Ereniku Prodhimtaria Primare, prona ka qasje në rrugë publike.
Gjithashtu  në valën e shitjes ShAL 45 mund të gjeni tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth 4 ha  në ZK Sigë, Komuna e Pejës. Prona nuk ka qasje në rrugë publike të regjistruar.
Toka bujqësore në Zallq 6, me sipërfaqe prej rreth 2.5ha  në ZK Zallq, komuna Istog. Prona ka qasje në rrugë publike, parcela nr. 4-5 në  Çallapek - me sipërfaqe 1.5 ha  në ZK Çallapek, komuna Pejë me qasje në rrugë publike, tokë bujqësore me sipërfaqe 1.65 ha në ZK Çallapek, komuna e Pejës. Prona ka qasje në rrugë publike pronë e ish KBI Bujqësia, si dhe toka bujqësore në Rosulë  me sipërfaqe rreth 5 ha në ZK Rosulë, e cila gjithashtu ka qasje të pjesshme në rrugë publike.
Pastaj në tender është toka në Broliq– ish pronë e KB Kooperimi -me sipërfaqe rreth 8.3ha në ZK Broliq, Komuna e Pejës me qasje në rrugën publike, toka Bujqësore në Budisalc – pronë e ish KB Liria  tokë bujqësore me sipërfaqe prej rreth  8ha në ZK Budisalc, Komuna e Kinës. Prona ka qasje në rrugë publike, toka bujqësore në Kodrali të Becit – me sipërfaqe prej rreth 4.7 ha në ZK Kodrali e Becit - komuna Gjakovë. Prona ka qasje në rrugë publike.
Gjithashtu në kuadër të  shitjes ShAL 45 mundë të gjeni tokën bujqësore Toka në Dashinoc 3  me sipërfaqe prej rreth 4 ha që ndodhet në ZK Dashinoc dhe parcela nr. 293 në Dashinoc me sipërfaqe rreth 3ha po në ZK Dashinoc, komuna e Deçanit. Prona ka qasje në rrugë publike, pastaj tokë Bujqësore në Damjan me sipërfaqe  rreth 19 ha në ZK Damjan, komuna Gjakovë, gjithashtu ka qasje në rrugë publike.
Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto toka apo mund të konkurrojnë për më shumë asete. Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë. Ofertat duhet të dorëzohen me datën 03 prill 2019 të këtij viti në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë.

Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.

 

RAJONI I MITROVICËS:

Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Mitrovicë, Vushtri, Skenderaj e Gllogovc

Të gjithë ata që janë të interesuar për të rritur aktivitete e tyre në sferën e agrobiznesit kanë mundësi ideale për të blerë toka bujqësore në rajonin e Mitrovicës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve ShAL 45, ku gjinden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjeve të ndryshme shoqërore që janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.
Mund të konkurroni për blerjen e një sipërfaqe totale prej rreth 7 ha,  në ZK Dumnicë e Llugës, Komuna e Vushtrrisë pronë e ish ndërmarrjes shoqërore bujqësore Elan nga Vushtrria,  tokën bujqësore me sipërfaqe  prej rreth 10 ha, në ZK Brusnik, Komuna e Vushtrrisë, tokën bujqësore me sipërfaqe  5.64 ha, ZK  Muhaxheri i Epërm, Komuna e Vushtrrisë
Tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 2.5 ha në ZK Gllanaselë, Komuna e Gllogocit pronë e ish ndërmarrjes “Drenica, tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 3 ha, në ZK Polluzhë, Komuna e Gllogocit, tokën bujqësore me sipërfaqe  prej 1.7 ha, në ZK Qirez, Komuna e Skenderajt pronë e ish ndërmarrjes NSH  Produkti – Skenderaj, tokën bujqësore me sipërfaqe 1.4 ha  ZK Brojë, Komuna e Skenderajt, tokën bujqësore me sipërfaqe prej 69ari , në ZK Klinë e Epëme, Komuna e Skenderajt, gjithashtu në kuadër të ShAL 45 mundë të gjeni tokën bujqësore me sipërfaqe rreth 3 ha, në ZK Prekaz i Epërme, Komuna e Skenderajt, tokën bujqësore me sipërfaqe prej rreth 10 ha, në ZK Prekaz i Epërme, Komuna e Skenderajt.
Kurse pronar i tyre mund të bëhet çdo qytetar i interesuar në rast se fiton në garën konkurruese që zhvillohet me zarfe të mbyllura dhe që transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes kamerave.
Blerësit mund të konkurrojnë për njërin nga këto toka apo mund të konkurrojnë për më shumë asete.
Në këtë valë të shitjes së aseteve në likuidim blerësit mund të gjejnë lokale te ndryshme atraktive për zhvillimin e biznesit si lokalin afarist LUX Lokali Dëshira e Juaj I,  me sipërfaqe prej 100.57m² e  përcaktuar sipas matjeve në terren, ndërsa sipas listës së aseteve, sipërfaqja është 80m².  Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva” Lokali Dëshira Juaj II  në Mitrovicë me sipërfaqe prej 52m në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë gjithashtu  Lokali Kristal - e sipërfaqe prej 65.74m²
në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë, Lokali Napred me sipërfaqe prej 51m në rrugën “Xhafer Deva”
Lokali Shija Ime sipërfaqe prej 77.76m² në rrugën “Xhafer Deva, Lokali Shija II Kjo shitje ofron lokalin afarist me sipërfaqe prej 22.10m² e  përcaktuar sipas matjeve në terren, Lokali gjendet në rrugën “Xhafer Deva” në Mitrovicë.
Gjithë procesi i dorëzimit të ofertave dhe i hapjes dhe zbulimit të çmimeve është i siguruar dhe garantuar dhe zhvillohet me transparencë të lartë, në prani të mediave dhe gjithë blerësve konkurrentë. Ofertat duhet të dorëzohen me datën 03 Prill 2019 të këtij viti në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë.

Për më shumë informata mund ta vizitoni ueb faqen: www.pak-ks.org.