Tërhiqet nga shitja njësia nr. 61 “Ratar Tokë Bujqësore Hajvali IV

Prishtinë    01/04/2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton se ka tërhequr nga tenderi i shitjes asetin “Ratar Tokë Bujqësore Hajvali IV”.

Kjo Njësi ishte paraparë për t’u shitur përmes Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 45, me numër rendor 61, e cila do të mbahet me datë 03 prill 2019.

Lista e aseteve që janë në shitje përmes Shitjes së Aseteve nr. 45 përfshinë asete të ndërmarrjeve shoqërore nga regjione të ndryshme të Kosovës dhe mund të gjendet në web faqen e AKP-së: www.pak-ks.org.

Dorëzimi i ofertave do të mbahet me datë 03 prill 2019 në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë, kur edhe do të mbahet ceremonia e hapjes së ofertave.