Nënshkruhet marrëveshje e mirëkuptimit me Ministrinë e Administratës Publike për pagesën e shpronësimit për pronat e N.sh Banka e Lubjanës dhe N.sh Metal Holding

Prishtinë    16/04/2019

Drejtori Menaxhuesi i AKP-së z.Valon Tolaj dhe Zv. Drejtori Menaxhues-likuidimi z.Avni Jashari, janë takuar sot me Ministrin e Administratës Publike, z. Mahir Yagcilar, me ç‘rast është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit për pagesën e shpronësimit për pronat e N.SH. Banka e Lubjanës dhe N.SH. Metal Holding.

Duke u bazuar në vendimin e  Qeverisë së Republikës së Kosovës me nr. 06/104 të datës 10 Gusht 2016,  për shpronësimin e tokës dhe objektit të NSh “Banka e Lubjanës” (PRN133) dhe një pjese të Objektit së N.SH “Metal Holding” (PRN044), si dhe bazuar në Vendimin e Bordit të Drejtorëve të AKP-së nr. ref. BD-115/16 të datës 29.03.2019, palët nëpërmjet kësaj Marrëveshje Mirëkuptimi kanë përcaktuar kriteret për bartjen e mjeteve financiare për kompensimin e shpronësimit të pronës, si dhe për regjistrimin në librat kadastral në emër të titullarit të ri.

Si rrjedhojë e kësaj marrëveshjeje, do të mundësohet edhe përgatitja më e shpejtë e listës së punëtorëve të NSH Banka e Lubjanës, pagesave për punëtorët e NSH Metal Holding si dhe kreditorëve të NSH Metal Holding.