Petrit Gashi
Kryesues dhe Drejtor

Petrit Gashi ka lindur në Prishtinë, në vitin 1976. Edukimin bazik e ka përfunduar në Prishtinë, Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Prishtinës. Ndërsa, studimet post-diplomike i ka përfunduar në Britaninë e Madhe, respektivisht në Universitetin Staffordshire. Është i doktoruar në fushën e ekonomisit, dhe ka specializim tregtinë e jashtme. Në sferën e interesit të tij akademik hyjnë edhe procesi i tranzicionit, burimet natyrore, zhvillimi i sektorit privat, dhe industrializimi.

Që nga viti 2005, z. Gashi është mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik, Universiteti I Prishtinës. Momentalisht mban shkallën akademike të Profesorit të Asociuar. Ligjëron lëndët e ekonomiksit të tregtisë ndërkombëtare, biznesit ndërkombëtar, dhe të tranzicionit dhe zhvillimit. Punimet e tij janë të publikuara në disa revista shkencore. Z. Gashi ka publikuar në disa revista dhe publikime të tjera ndërkombëtare, si në Small Business Economics, Global Trade and Customs Journal, Croatian Economic Survey, dhe të tjera.

Z. Gashi është bursist i Fondacionit Fulbright.

Për shumë vite Z. Gashi ofron konsulence në politikëbërjen e vendit. Në bashkëpunim me Komisionin Europian, USAID, UNDP, Bankë Botërore, IFC, GIZ, z. Gashi ka kontribuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe institucionale në vend, krijimin e legjislacionit, analizën dhe draftimin e politikave ekonomike, menaxhimin e projekteve, dhe aktivitete të tjera (për më shumë shih CV në këtu).