SQARIM PËR MEDIA - AKP nuk ruan paratë në bankat e Zvicrës

AKP nuk ruan para në bankat e Zvicrës, fondet e privatizimit deponohen në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Agjencia Kosovare e Privatizimit, në lidhje me shkrimin e publikuar sot në mediat e Kosovës, me titull: “Kosova s’pranon që Fondi i Privatizimit të përfshihet në dialogun me Serbinë”, sqaron se nuk qëndron deklarata e dhënë në këtë artikull se AKP i ruan mjetet e privatizimit ”në depozita të caktuara në bankat e Zvicrës”.

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në lidhje me shkrimin e publikuar sot në mediat e Kosovës, me titull: “Kosova s’pranon që Fondi i Privatizimit të përfshihet në dialogun me Serbinë”, sqaron se nuk qëndron deklarata e dhënë në këtë artikull se AKP i ruan mjetet e privatizimit ”në depozita të caktuara në bankat e Zvicrës”.

Njoftohet opinioni i gjerë publik se AKP në përputhje me procedurat bankare të aprovuara nga Bordi i Drejtorëve të AKP-së, operon vetëm me llogaritë bankare të hapura në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe se nuk e ka të hapur asnjë llogari bankare në shtetet jashtë Republikës së Kosovës
Gjithashtu, vlen të theksohet që nga themelimi i saj në Qershor 2002, AKM/AKP të gjitha mjetet e inkasuara të fondeve në mirëbesim i ka deponuar vetëm në llogaritë bankare në Bankën Qendrore të Kosovës.

Nga viti 2002 e deri më tani, AKP-ja asnjëherë nuk ka investuar mjetet e fondeve në mirëbesim në tregjet e jashtme të kapitalit apo të tregut të jashtëm të parasë apo në bankat jashtë Kosovës.

Të gjitha depozitimet e afatizuara që AKP i ka bërë gjatë periudhës 2010-2013 janë realizuar si depozitime me afatizim deri në 1 vit në Bankën Qendrore të Kosovës. Poashtu, AKP-ja në atë kohë kishte afatizuar disa mjete për periudhën një vjeçare në bankat komerciale në Republikën e Kosovës.

Gjendja e tërësishme e mjeteve të fondeve në mirëbesim deri më datën 9 Prill 2018 është 476,553,819 euro. Këto mjete janë në llogaritë rrjedhëse bankare në Bankën Qendrore në Republikën e Kosovës.




<