Vala 56
Agjencia Kosovare e Privatizimit bën Privatizimin e Ndërmarrjeve Shoqërore në Kosovë përmes metodës së spin-off-it dhe asaj të likuidimit. Investitorët ftohen t'i blejnë NewCo-të (Ndërmarrjet e reja) të krijuara nga asetet themelore dhe disa përgjegjësi të kufizuara të NSh-ve përmes tenderit dhe me konkurrencë të hapur, në listën si vijon:
AGJENCIA KOSOVARE E PRIVATIZIMIT SHPALL PRIVATIZIMIN E KËTYRE NDËRMARRJEVE TË REJA NË VALËN E 56 TË PRIVATIZIMIT
Agjencia Kosovare e Privatizimit, në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-034 për Privatizim, nga analizat e saj të dokumentacionit dhe dëshmive tjera në lidhje me subjektet/asetet e dhëna më poshtë ka arritur në përfundimin se subjektet /asetet e tilla hyjnë brenda juridiksionit të saj
Ndërmarrja e Re Toka Bujqësore Sverkë 3 Sh.P.K. -përfshinë kompleksin e tokës bujqësore në një hapësirë prej 141 ha 43 ari dhe 23 m² që shtrihet në disa parcela në Zonën Kadastrale Sverrkë, Komuna Pejë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
KBI “Bujqësia”, Pejë; KBI "Dushan Mugosha - Duq" Fi. 525/89
Ndërmarrja e Re Toke Radisheve - Skenderaj Sh.P.K. - përbëhet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Radisheve, komuna e Skenderajt, e cila përafërsisht përfshinë një sipërfaqe prej 15 ha 37 ari 32m². (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Produkt Fi - 727/89; DD Produkt Fi -8163/92; DD Dijamant-Produkt Fi- 2694/94; DD Dijamant Produkt Fi- 140/95
Ndërmarrja e Re Tokë Extra - Vushtrri Sh.P.K- përbëhet prej tokës , me lokacion në Vushtrri , e cila përfshinë një sipërfaqe prej përafërsisht 4 ha 40 ari 00m². (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Extra Fi-803/89; SHA Extra Fi-7426/92;
Ndërmarrja e Re IBG Shitorja Sh.P.K - kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë shitoren me përafërsisht 39m². Lokacioni i saj, në qendër te qytetit te Gjilanit, ofron mundësi të shkëlqyer për afarizëm ekonomik. (Depozita e ofertës €10,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Industrija Baterije Gnjilane“IBG” (Fi-768/89)
Ndërmarrja e Re IBG Gërmovë Sh.P.K- Kjo ofertë do të ofrojë mundësi të shkëlqyeshme për të blerë tokën në sipërfaqe prej 1 ha 52 ari 37 m² brenda cilës është i ndërtuar objekti njëkatësh prej 986 m². Ndodhet në fshatin Gërmovë, Komuna e Vitisë. Objekti është i pajisur me infrastrukture përcjellëse dhe i përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme biznesore, gjithashtu kjo pronë ka qasje në rrugën kryesore që lidhë Vitinë me rrugën magjistrale Prishtine - Shkup. (Depozita e Ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat
NSH Industrija Baterije Gnjilane“IBG” (Fi-768/89)
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 - Tokë Bujqësore Novakë Sh.P.K.- përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 55 ha 92 ari 34 m². Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Vreshtaria Landovice; VINOGRADARSTVO Prizren - Fi.696/90; KOSOVOVINO Krushe e Vogel Prizren -Fi. 563/92; Fi.1921/92
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 2 - Tokë Bujqësore Novakë Sh.P.K. përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 129 ha 75 ari 61 m². Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Vreshtaria Landovice; VINOGRADARSTVO Prizren - Fi.696/90; KOSOVOVINO Krushe e Vogel Prizren -Fi. 563/92; Fi.1921/92
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 3 - Tokë Bujqësore Novakë Sh.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 86 ha 03 ari 26 m². Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. Vërejtje: Ne mes te prones se cekur si me larte kalon traseja e Autostrades Vermice Merdare. (Depozita e ofertës €40,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Vreshtaria Landovice; VINOGRADARSTVO Prizren - Fi.696/90; KOSOVOVINO Krushe e Vogel Prizren -Fi. 563/92; Fi.1921/92
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 4 - Tokë Bujqësore Novakë Sh.P.K- përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 102 ha 53 ari 41 m². Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. (Depozita e ofertës €40,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Vreshtaria Landovice; VINOGRADARSTVO Prizren - Fi.696/90; KOSOVOVINO Krushe e Vogel Prizren -Fi. 563/92; Fi.1921/92
Ndërrmarrja e Re Liria -Shitorja Rr.Adem Jashari Sh.P.K- Shitorja për tu bartur në Ndërmarrjen e Re përfshin sipërfaqen e përgjithshme (gabariti i ndërtesës) prej përafërsisht 27.43 m². Shitorja/ndërtesa përmban bodrumin, katin përdhes dhe katin e parë, dhe ndodhet në rrugën “Adem Jashari”, në qendër të qytetit të Prizrenit. NJOFTIM: ZR e AKP-së Prizren në bazë të Vendimit të Kuvendit Komunal-Prizren, ka bërë kërkesë në KK Prizren lidhur me bartjen administrative të pronës së lartpërmendur në emër të NSH-së si dhe azhurnimin e të dhënave kadastrale. Andaj, sipërfaqja e saktë do të përcaktohet pas kryerjes së veprimeve nga ana e KK Prizren. Aktualisht shitorja është e mbyllur. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NTSH”Liria” Prizren - Prizren FI - 330/89;
Shoqëria aksionare ndërmarrja tregtare për tregti të mallërave me “Liria p.p. FI - 6963/92 (14.12.1992)
Ndërmarrja e Re Bankkos Prishtinë Sh.P.K- përfshinë tokën me sipërfaqe përafërsisht 464 m², dhe një ndërtesë pesë kate me bodrum e cila gjendet në Rr. Nëna Tereza, në qendër të Prishtinës përball Hotel “Grand”, me sipërfaqe totale prej përafërsisht 2,425.78m². Ndër. Re, nuk përfshinë pasuri të tjera të NSH-së por vetëm asetet e përshkruara në këtë dokument. (Depozita e ofertës €300,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore BANKKOS, Prishtinë; Fi -435/86;
BANKKOS Banka e Bashkuar e Kosovës, Prishtinë, Fi. 208/87
Ndërmarrja e Re Bankkos Pejë Sh.P.K. - përbëhet nga ndërtesa 5 katëshe, një pjesë e katit përdhese dhe atij nëntokësor dhe aneks objekti i bashkëngjitur në sipërfaqe të përgjithshme prej 2400 m² si dhe sipërfaqen e tokës rreth 2262 m² në të cilën ndodhet objektet. Ndërmarrja e Re ndodhet në qendër të qytetit të Pejës dhe përbën një mundësi të shkëlqyer investimi strategjik në industrinë bankiere, të përdoret si hapsira zyre dhe/apo për sherbime tjera. (Depozita e ofertës €200,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore BANKKOS, Prishtinë; Fi -435/86;
BANKKOS Banka e Bashkuar e Kosovës, Prishtinë, Fi. 208/87
Ndërmarrja e Re Bankkos Ferizaj Sh.P.K. - përfshinë vetëm ndërtesën katër katëshe + përdhesën dhe bodrumin, e cila e cila në bazë të skicës, përfshinë sipërfaqen totale prej përafërsisht 1655 m². Sipërfaqja mund te ndryshoj pas matjeve ne teren. Ndërtesa gjendet në Rr. Dëshmorët e Kombit pa nr. në qendër të Ferizajt. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore BANKKOS, Prishtinë; Fi - 435/86;
BANKKOS Banka e Bashkuar e Kosovës, Prishtinë, Fi. 208/87
Ndërmarrja e Re Bankkos Kaçanik Sh.P.K. - përfshinë lokalin afarist me një sipërfaqe totale prej përafërsisht 279 m², nga te cilat, në përdhesë 170 m² dhe në katin e parë 109 m² i cili gjendet në ndërtesën 8 katëshe në Rr. “Emin Duraku”, në qendër të Kaçanikut. Ndër.Re nuk përfshinë pasuri të tjera të NSH-së por vetëm asetet e përshkruara në këtë dokument. (Depozita e ofertës €20.000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore BANKKOS, Prishtinë; Fi -435/86;
BANKKOS Banka e Bashkuar e Kosovës, Prishtinë, Fi. 208/87
Ndërmarrja e Re Barnatorja Nr. 1 Sh.P.K. përfshinë lokalin afarist qe gjendet ne katin përdhes dhe bodrum te një ndërtese pesëkatëshe në rrugën e UQK-ës, Prishtinë, me sipërfaqe te përgjithshme prej përafërsisht 750 m² (perdhes 375 m² dhe bodrum 375 m²). Sipërfaqja mund te ndryshoje pas matjeve ne teren. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Nr. 4 Sh.P.K. përfshinë lokalin afarist qe gjendet ne katin përdhes te një ndërtese shumëkatëshe në rrugën Nënë Tereza, Prishtinë, përballë Radio Kosovës, me sipërfaqe te përgjithshme prej përafërsisht 63 m² sipas matjeve ne teren. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Nr. 5 Sh.P.K - përfshinë lokalin afarist qe gjendet ne katin përdhes dhe në katin e parë të një ndërtese në rrugën Ilir Konushevci, Prishtinë, me sipërfaqe te përgjithshme prej përafërsisht 427 m². (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Nr. 6 Sh.P.K.- përfshinë lokalin afarist qe gjendet në Objektin e Shtëpisë së Shëndetit “Dardania” në Prishtinë, me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 98 m² sipas matjeve ne teren. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Nr. 7 Sh.P.K.- përfshinë lokalin afarist qe gjendet në Objektin e Shtëpisë së Shëndetit në “Bregun e Diellit” në Prishtinë me sipërfaqe të përgjithshme prej përafërsisht 112 m² sipas matjeve ne teren. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Fushë Kosovë Sh.P.K.- i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 111.20 m², e cila gjendet në qendër të Fushë Kosovës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Barnatorja Podujevë Sh.P.K.- përfshinë vetëm lokalin afarist, i cili në bazë të dokumentit pronësor përfshin sipërfaqen prej 144.74 m², kurse sipas matjeve në teren përfshinë sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 134 m². Lokali afarist i lartcekur gjendet ne katin përdhes në kuadër të objektit banesor në Rr. Zahir Pajaziti në Podujevë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSHF Barnatoret e Prishtinës; Barnatoret e Bashkuara të Kosovës
Ndërmarrja e Re Rilindja Libraria Pejë Sh.P.K. i ofron investitorit potencial një mundësi të fitoj lokalin afarist me sipërfaqe përafërsisht 24 m², e cila gjendet në qendër të Pejës, që ofron mundësi të mira për aktivitete komerciale. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar Fi - 7470/92; NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi - 840/90;
Ndërmarrja e Re Shitorja e ngastra në Gojbulë dhe ngastra në Gracë Sh.P.K. përbehet nga një shitore dhe tokë në Fshatin Gojbulë dhe tokë në Fshatin Gracë Komuna e Vushtrrisë.
- Shitorja (me ish emrin Avalla 3219) qe pritet te bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të Fshatit Gojbulë përball shkollës fillore të fshatit; Komuna e Vushtrrisë dhe përfshin ndërtesën dhe tokën me sipërfaqe përreth 199 m².
- Ngastra komerciale (me ish emrin “29 Nëntori” 1348/74) që pritet të bartet te Ndër. e Re gjendet në qendër të fshatit Gracë dhe përfshin vetëm tokën një sipërfaqe përreth 1748 m². (Depozita e ofertës €5,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH “Çyçavica” Vushtrri; OBPB me shumicë dhe pakicë “Kalaja “ Vushtrri Fi 118/85; “Çyçavica”Vushtrri Fi 03/88; Fi 632/89; Fi 7523/92
Ndërmarrja e Re Univerzal Depo Sh.P.K. Ka gjithesejt 7,497 m² nga toka pjese e Ndermarrjes se Re. Ka rreth 2,655 m² hapësirë të ndërtuar dhe te ndarë midis një depoje kryesore prej rreth 2,465 m², një ndërtesë administrative prej rreth 182m² dhe një portë të sigurisë prej përafërsisht 8m². Magazina është e ndarë në 4 siperfaqe të barabarta e të pavarura magazinimi.
Prona gjendet në Slaniste, Komuna e Leposaviqit. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Univerzal Leposavic Fi 628/89
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Skenderaj Sh.P.K. Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 80 m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Skenderajt, afër sheshit Adem Jashari, pranë barnatores së qytetit. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. Vërejtje: Prona është e uzurpuar nga shfrytëzuesit ilegal. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/91; Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra ne Zvecan Sh.P.K. Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 78.49 m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Zveçanit, në rrugën Mbreti Milutin p.n. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të Re. Vërejtje: Prona është e uzurpuar nga shfrytëzuesit ilegal. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/91; Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95
Ndërmarrja e Re Jugobanka Zyra në Zubin Potok Sh.P.K. Kjo shitje i mundëson blerësve potencial të blejnë hapësirat për zyre në një sipërfaqe prej 90m², që gjenden në katin përdhes të objektit të banimit në qendër të Zubin Potok, në rrugën Kolasinksih Knezeva p.n. Nuk ka tokë për të transferuar në Ndër. të re. Vërejtje: Prona është e uzurpuar nga shfrytëzuesit ilegal. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
Banka Themelore Jugobanka Mitrovicë Fi -49/78; Jugobanka Mitrovica dega e Jugobankës Beograd Fi-2/89; Jugobanka Jugobanka SH.A. në rehabilitim Mitrovicë Fi-730/91; Jugobanka Jugobanka SH.A Mitrovicë Fi-4972/92; Jugobanka Jugobanka Kompani Aksionare Mitrovicë Fi-1827/95
Ndërmarrja e Re Gllavotin Sh.P.K. - përbehet prej tokës bujqësore, me lokacion në fshatin Gllavotin e regjistruar ne Certifikaten mbi te drejtat e prones se paluajtshme me nr .UL-70202017-00064, komuna e Vushtrrisë, përafërsisht përfshinë 10 ha 04 ari 92 m². (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Elan, Fi-791/89; JSC Ratar Fi-7899/92
Ndërmarrja e Re Rilindja Zona Industriale Sh.P.K. - i ofron blerësve potencial mundësi për blerjen e tokës me një sipërfaqe prej përafërsisht 1 ha 23 ari 31 m² dhe dy ndërtesa komerciale me sipërfaqe totale prej përafërsisht 2,105 m², që gjendet në Zonën Industriale të Prishtinës. (Depozita e ofertës €100,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh "Rilindja" – Rrjeti Tregtar-Librar Fi - 7470/92; NSH "Rilindja” Tregtar-Librar, Export-Import " Fi - 840/90
Rregullat e Përgjithshme të Tenderit për privatizimin e Ndërmarrjes së Re Rilindja Zona Industriale Sh.P.K. Vala 56 përmes metodës spin-off
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Gjylekarë Sh.P.K. - Prona kryesore e kësaj Ndërmarrjeje të Re përbëhet nga toka bujqësore që gjendet në afërsi të fshatit Gjylekar, Komuna e Vitisë. Prona e përgjithshme që do t’i bartet Ndërmarrjes së Re ka një sipërfaqe të përafërt prej 37.8 ha. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
N.B.I.Q. Agromorava Nr. Reg. Biznesit 80081596; P.I.P.P. Agromorava (Fi-229/89)
Ndërmarrja e Re KBK Strezoci objekti administrativ dhe oborri Sh.P.K. - Kjo ofertë do të sigurojë një mundësi të shkëlqyer për të blerë ngastër toke në madhësi prej përafërsisht 2250 m², së bashku me ndërtesën me rreth 160 m² të përshtatshme si pikë për grumbullimin e produkteve të ndryshme bujqësore (qumështi, kërpudhat, etj) dhe vend për shitjen e sendeve të ndryshme bujqësore, të vendosura në fshatin Strezovcë 12 km nga qyteti i Kamenicës. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
K.B.K “Strezovci”, Kamenicë Fi. – 259/90
Ndërmarrja e Re Tokë Bujqësore Rastavicë D Sh.P.K. përbëhet kryesisht nga toka bujqësore prej 07 ha 01 ari and 22 m² dhe gjendet në Fshatin Rastavicë, Komuna e Deçanit në distancë më pak se një km nga rruga rajonale Gjakovë - Deçan. Ky tender i ofron investitorit potencial mundësinë e zhvillimit të mëtejmë të agrobiznesit në rajonin e Deçanit. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH "Ereniku PP –NSH Prodhimtaria Primare" Gjakovë Fi. 460/89, Fi.198/90
Ndërmarrja e Re Dukagjiniremont – Depo Sh.P.K. - përfshin depon me sipërfaqe 406 m² e cila ndodhet në katin përdhesë të një objekti banesor afër Stacionit të Autobusëve, Komuna Pejë. (Depozita e ofertës €20,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSh “Dukagjiniremont”– Pejë Nr.Reg. Biznesit 80090102; “Metohijaremont”-Pejë Fi. 484/89; SH.A. “Metohijaremont”- Pejë Fi. 6548/92; SH.A. “Metohijaremont”- ‘Pejë Fi. 6035/93
Ndërmarrja e Re Vreshtaria 1 - Toka Bujëqesore Smaq Sh.P.K. - përfshin tokën bujqësore (vreshta jo aktiv) me sipërfaqen e përgjithshme prej përafërsisht 18 ha 35 ari 20 m². Ndërmarrja e Re ofron sipërfaqe të mjaftueshme tokësore të përshtatshme për prodhimin e rrushit si dhe kultivimin e drithërave të ndryshëm në shkallë industriale. Kushtet klimatike dhe toka i mundësojnë pronarit të ardhshëm të vazhdojë me kultivimin e rrushit. (Depozita e ofertës €50,000)
Emrat e mëparshëm dhe Fi numrat:
NSH Vreshtaria Landovice; VINOGRADARSTVO Prizren - Fi.696/90; KOSOVOVINO Krushe e Vogel Prizren Fi. 563/92; Fi.1921/92
Sipërfaqet e sakta për të gjitha Ndërmarrjet do të mund ti merrni në Memorandumin Final të Informatave.
AKP-ja nuk garanton saktësinë ose plotësinë e informatës së dhënë më lart/këtu dhe nuk do të pranoj çfarëdo obligimi për ndonjë gabim ose lëshim.