FTESË PËR OFERTË - Shpallje për shitjen e materialeve nga duniti

Prishtinë    19/12/2020

Ndërmarrja e Re “MimGolesh” Magure – Lipjan , e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË ftesë për ofertë:

FTESË PËR OFERTË

I. LËNDA E KONTRATËS

1.1Shitja e materialeve nga  dunitet (shkëmbinj vullkanik) në masë  kompakte (masë natyrale), sasia afër 350,000.00 m3 

 

KUSHTET E OFERTIMIT PËR  BLERJEN E MATERIALAVE  NGA DUNITET 
1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhenumrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2. Çmimin e ofruar;
4. Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

 

II. VIZITA NË NDËRMARRJE PËR TË PARË VENDIN KU NDODHEN DUNITET NE MASË KOMPAKTE

Palët e interesuara mund të vizitojnë hapësirat e ndërmarrjes ku gjenden materiali idunitit (shkëmbinj vullkanik) prej datës 19 dhjetor deri me 25 dhjetor 2020. Personi kontaktues për shikimin fizikë tëmaterialit të dunititështë z. Shefik Imeri 045/ 669-479 dhe Sejdi Hasi 044/842-229. Personat e lartpërmendur mund të kontaktojnë edhe përmes telefoni tfix. 038/588-700. 

 

III. KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES:
1. Çmimi mëi lartë  për m3 masë kompakte tëduniteve. Ofertuesi përpos çmimit për dunite duhet të paguaj  edhe vlerën  e rentës minerale. Në ofertë duhet të  ceket çmimi i materialit të dunitit me TVSHplus (ndaras) çmimi për rentë minerare me TVSH.
2. Operatori ekonomik fitues duhet te depozitoj edhe Garancionin esigurimit të kontratës që duhet të jetë 10% nga  vlera e ofertës.
3. Kontrata për shitjen e materialit të dunitit do të jetë në kohëzgjatje një (1) vjeçare. 

IV. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE
Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 25.12.2020 nga ora 13:00 deri në orën 14:00 në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr.Agim Ramadani nr.23, Prishtine.
Ofertat do të hapen me datën 25.12.2020 në ora 14:15 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtinë.

V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.