NJOFTIM MBI VENDIMIN E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

Prishtinë    25/05/2021

LIRIMI I NSH KOSOVATRANS KAMENICË NGA KOMPETENCAT DHE AUTORITETI ADMINISTRATIV I AGJENCISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT.

Në bazë të nenit 9.1 të Rregullores së UNMIK-ut  Nr.2002/12., Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit në mbledhjen e mbajtur më 11 maj 2006 ka vendosur për fillimin e procedurës së likuidimit dhe ka bërë emërimin e Autoritetit përkatës të Likuidimit për NSH KOSOVATRANS KAMENICË në KAMENICË më 29 maj 2006.

Bazuar në Aktvendimin e lëshuar nga ana e Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme Nr. AC-I.-17-0624-A0001, Bordi i Drejtorëve të AKP-së në mbledhjen e mbajtur me 31 korrik 2019 ka marrë vendimin Nr. 120/21 me anë të të cilit është vendosur që Subjekti Juridik/Ndërmarrja Shoqërore GJI109 KOSOVATRANS KAMENICË të largohet nga procedura e likuidimit, kompetencat dhe autoriteti administrativ i Agjencisë Kosovare të Privatizimit .

Rrjedhimisht, bazuar në vendimin e lartpërmendur të Bordit të Drejtorëve, ndërmarrja/subjekti juridik në fjalë me të gjitha të drejtat dhe detyrimet iu barten Autoriteteve Komunale (komunës përkatëse), në bazë të nenit 5, nenit 15 paragrafit 2.7 të Ligjit mbi AKP-në Nr. 04/L-034 (ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-80), dhe Ligjin Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (të ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-111 dhe Ligjin nr. 05/L-009).