NJOFTIM MBI VENDIMIN E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së

Prishtinë    25/05/2021

LIRIMI I NDËRMARRJEVE SHOQËRORE “STACION I AUTOBUSËVE”, “KOSOVATRANS PRISHTINË”, “KOSOVATRANS PODUJEVË” dhe “KOSOVATRANS ZYRA KOORDINATIVE” NGA KOMPETENCAT DHE AUTORITETI ADMINISTRATIV I AGJENCISË KOSOVARE TË PRIVATIZIMIT

Në bazë të neneve 5, 15.2.7 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr.04/L-034 ( të ndryshuar me Ligjin Nr. 05/L-080) dhe Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike ( të ndryshuar me Ligjin ne. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009), Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit në mbledhjen e mbajtur më 31 Korrik 2019  ka vendosur që të largohet nga kompetenca dhe autoriteti administrativ i AKP-së Ndëmarrjet Shoqërore “Stacioni i Autobusëve” (PRN108), “Kosovatrans Prishtinë” (PRN131), “Kosovatrans Zyra Koordinative” (PRN107), “Kosovatrans Podujevë” (PRN155).

Agjencia Kosovare e Privatizimit në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999.

Në bazë të  Ligjit Nr.03/L-087 për Ndërmarrjet publike (të ndryshuar me Ligjin ne. 04/L-111 dhe Ligjin nr.05/L-009, “Stacioni i Autobusëve” Prishtinë (AKP ID. PRN108) respektivisht Ndërmarrja “Kosovatrans” Prishtinë (AKP ID. PRN131) përfshirë njësitë punuese “Kosovatrans” në Podujevë (AKP ID. PRN155),  Ndërmarrja Zyra Koordinative, Prishtinë (AKP ID. PRN107) kanë kaluar në Ndërmarrje Publike.

Andaj duke u bazuar në këtë Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka asnjë autoritet dhe nuk bartë asnjë përgjegjësi që ndërlidhet me këto subjekte, asetet, kreditorët, obligimet, punëtorët e sajë apo ndonjë veprim apo mos veprim për dhe në emër të kësaj ndërmarrje.