Njoftim mbi asetet e ndërmarrjes “JUGOSHPED” Beograd

Prishtinë    06/09/2021

Në bazë të nenit 5, të  Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit Nr. 04/L-034 (Ligji i AKP-së), dhe kapitullit 3, të Politikave Operative të AKP-së, Agjencia Kosovare e Privatizimit (“AKP”) si administratore me mirëbesim, përcakton statusin e ndërmarrjeve dhe aseteve të saj në territorin e Kosovës, në bazë të dokumentacionit dhe dëshmive në dispozicion. Lidhur me këtë,  me datë 6,7,8,9,10 gusht, 2021 shpallë këtë: 

 

N J O F T I M


Në bazë të Vendimit të Bordit  të Drejtorëve të AKP-së nr. Ref. BD-149/7, të datës 27/05/2021. 

Asetet e ndërmarrjes “JUGOSHPED” Beograd, KPS1529/MIT166, që gjenden në territorin e Kosovës, janë pronë shoqërore dhe bien nën kompetencat administrative të Agjencisë.


Shënim i rëndësishëm:

Agjencia pas përcaktimit të statusit të ndërmarrjes, e cila bie nën kompetencën administrative të saj fillon me procesin e likuidimit/shitjen e ndërmarrjes dhe aseteve të saj, pas të cilit proces në mes tjerash realizohen edhe pagesat nga mjetet financiare nga shitja e tyre për “Kreditorët” dhe “Punëtorët e Kualifikuar” deri në shumën të cilën të njëjtit kanë të drejtë. 

Palët e interesuara pas shpalljes së këtij njoftimi në afat prej 30 ditësh mund të ushtrojnë ankesë kundër vendimit të Bordit të Drejtorëve të AKP-së pranë Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, në Prishtinë për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. 

Për njoftim më të hollësishëm vizitoni faqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit www.pak-ks.org

Ligji përkatës i AKP-së gjendet në faqen e internetit të AKP-së http://www.pak-ks.org apo drejtpërdrejtë në http://www.assembly-kosova.org/.