SHPALLJE PËR ZHVENDSOSJEN E PAJISJEVE

Prishtinë    24/03/2022

Ndërmarrja Shoqërore “Metaliku – Fabrika e Enëve” Gjakovë, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

Ftohen operatorët ekonomik që të ofertojnë për zhvendosjen e pajisjeve të Nsh Metaliku Ena Gjakovë nga repartet e prodhimit në një pjesë të reparteve tjera prodhuese të Ndërmarrjes.

Pajisjet te cilat duhet të zhvendosen janë statistike dhe lëvizëse  me dimensioneve të ndryshme.

 


I. KUSHTET E OFERTIMIT PËR DHENIEN ME QIRA TË ASETEVE TE NDERMARRJES

  • Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe të numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
  • Çmimin e ofruar;
  • Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

    

II. VIZITA NË NDËRMARRJE  

Palët e interesuara mund të vizitojnë ndërmarrjen prej  datës 24 Mars 2022 deri me 29 Mars 2022 për tu informuar me detaisht në lidhje me gjendjen dhe lokacionin e vendosjes së pajisjeve.

Personi kontaktues për shikimin fizik të gjendjes së pajisjeve dhe lokacionin e vendosjes së tyre është Florim Maliqi, të cilën mund ta kontaktoni në nr. tel 044/734-966.

 

III. KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES:

  • Çmimi më i ulët  për zhvendosjen e pajisjeve ;
  • Garancioni bankar në lartësinë e kontratës dhe të mbulojë kohëzgjatjen e kontratës;


IV. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dorëzohen me datën 30 mars 2022 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha, nr. 55, Lakrishtë - Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 30 mars 2022 në ora 11:15

Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave Kohëzgjatja .