NJOFTIM - SHPALLJE PËR ZHVENDSOSJEN E PAJISJEVE

Prishtinë    14/04/2022

Ndërmarrja Shoqërore “Metaliku – Fabrika e Enëve” Gjakovë , e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së ​​​​​​​shpallë këtë:

FTESË PËR OFERTË

Ftohen operatorët ekonomik që të ofertojnë për zhvendosjen e pajisjeve të Nsh Metaliku Ena Gjakovë nga repartet e prodhimit në një pjesë të reparteve tjera prodhuese të Ndërmarrjes.

Pajisjet te cilat duhet të zhvendosen janë statistike dhe lëvizëse  me dimensioneve të ndryshme.

I. KUSHTET E OFERTIMIT PËR DHENIEN ME QIRA TË ASETEVE TE NDERMARRJES

1. Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe të numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;

2. Çmimin e ofruar;

3. Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

II. VIZITA NË NDËRMARRJE  

Palët e interesuara mund të vizitojnë ndërmarrjen prej  datës 14 prill 2022 deri më 19 prill 2022 për tu informuar me detajisht në lidhje me gjendjen dhe lokacionin e vendosjes së pajisjeve.

Personi kontaktues për shikimin fizik të gjendjes së pajisjeve dhe lokacionin e vendosjes së tyre është Florim Maliqi, të cilën mund ta kontaktoni në nr. tel 044/734-966.

III. KRITERET PER DHENJEN E KONTRATËS:

Çmimi më i ulët  për zhvendosjen e pajisjeve;

Garancioni bankar në lartësinë e kontratës dhe të mbulojë kohëzgjatjen e kontratës;

IV. AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DORËZIMIN E OFERTAVE

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dorëzohen me datën 20 prill  2022 nga ora 10:00 deri në orën 11:00 në adresën e mëposhtme:

Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha,  nr. 55, Lakrishtë - Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 20 prill  2022 në ora 11:15

V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave Kohëzgjatja.