Tryezë diskutimi për Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së

Prishtinë    21/04/2022

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Komisioni Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti tryezë diskutimi për Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së 2022-2024. Mirëseardhje dhe një fjalë rasti e mbajti kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të AKP-së, z. Nazmi Mikullovci.  Ministrja e Ekonomisë Znj. Artane Rizvanolli shpalosi qëndrimet e Qeverisë lidhur me Strategjinë Përmbyllëse të AKP-së, po ashtu me fjalë rasti tryezës së diskutimit ju drejtua edhe kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, z.Ferat Shala.

Gjatë kësaj Tryeze u diskutua edhe lidhur me Fondin Sovran me ç ‘rast prezantoi Znj. Arta Hoxha, përfaqësuese e Fondit Sovran të Kosovës e cila prezantoi listën e asteve të mundshme për transferim në fondin Sovran.

Gjate diskutimeve u shtrua nevoja e koordinimit më të ngushtë ndërinstitucional dhe caktimit të grupeve përgjegjës me qëllim të bartjes së listës së aseteve në fondin sovran nga e cila rrjedhimisht do të varet strategjia përmbyllëse e AKP së.