MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 28.4.2022

Prishtinë    28/04/2022

Bordi i AKP-së aprovoi listën e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 56 për vendosje në tender publik. Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku u azhurnua mbi zhvillimet e fundit lidhur me aktivitetet gjatë muajit prill.

Bordi shqyrtoi raportin mujor të Menaxhmentit  për muajin paraprak dhe diskutoi për proceset dhe zhvillimet ne AKP gjatë kësaj periudhe.

Në lidhje me ndërmarrjen Agrokosova, Bordi udhëzoi menaxhmentin që të ndërmerren veprimet e nevojshme për të mundësuar aplikimin e Ndërmarrjes në programimin e përkrahjes nga Ministria e Bujqësisë për sektorin e vreshtarisë dhe verëtarisë.

Bordi më tutje shqyrtoi raportin  për mundësitë e zhvendosjes së zyrave rajonale dhe objekteve të arkivave nga objektet private në objektet e NSH-ve dhe koncept Dokumentit për klasifikimin dhe arkivimin digjital të dokumentacionit të Ndërmarrjeve Shoqërore.

Bordi udhëzoi menaxhmetin në formimin e grupeve te punës rreth klasifikimit dhe arkivimit digjital të mbi 590 Ndërmarrjeve Shoqërore.

Më tutje Bordi shqyrtoi dhe aprovoi listën e shitjes së aseteve në likuidim SHAL 56 për vendosje në tender publik, aprovoi raportin e komisionit të banesave gjithashtu aprovoi propozimin për qiradhënie direkte të hapësirës së lirë të NSH Mekanizimi për projektin Manifesta 14 të përkrahur nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.

Po ashtu Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportet e shpërndarjes  për kreditorët;

1. NSH Industrial Batteries Factory "Trepça", Pejë, PEJ060

2. NSH Montazhi i Kosovës, Prishtinë, PRN039;

3. NSh Eximkos, Prishtinë, PRN092; dhe

4. NSH Plastika, Prishtinë, PRN026.

Më tutje Bordi shqyrtoi dhe aprovoi propozimin e AL-së për heqje dorë nga disa parcela për çështje të interesit publik si dhe aprovoi rregulloren për përcaktimin e kufijve të parcelave të Ndërmarrjeve Shoqërore.