NJOFTIM - SHPALLJE PUBLIKE PËR SHITJEN E MBETJEVE METALIKE

Prishtinë    29/07/2022

 

FORMULARI PËR DORËZIMIN E OFERTËS - shkarko

 

Emri i Ndërmarrjes Shoqërore

Emërtimi i Asetit

Vendndodhja e asetit/pronës (Adresa)

Përshkrimi i asetit të luajtshëm

GJI028 KB Agroprodukti Kamenicë

Mbetjet metalike 

Zona Kadastrale Kamenicë

  • Mbetjet metalike nga serat me rezervuarin e ujit dhe ngrohësit: përfshin strukturat metalike të vendosura në afërsisht 6ha 64ari
  • Mjetet bujqësore: Përfshin Kombajnë, Pllugun, rrafshuesin, tri makina transporti, pjesë e mbetur e traktorit dhe një mini bager
  • Hangari: Përfshin materialin metalik i çmontuar

 

Kushtet e përgjithshme:

  1. Ofrohen për shitje mbetjet metalike përmes shpalljes publike si një pako ashtu “siç janë” dhe “ku janë”.
  2. Ofertat duhet të dorëzohen personalisht apo në rast që dorëzohen në emër të blerësit, pala duhet ta ketë autorizimin e noterizuar tek noteri.
  3. Ofertat duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur, në Zyrën Rajonale të Gjilanit.
  4. Në zarf (jashtë) duhet të specifikohet: emri i NSh-së dhe emërtimi i Asetit.
  5. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org
  6. Kriteri për përzgjedhjen e ofertuesit fitues të njësive përkatëse do të jetë çmimi i ofertës më të lartë.
  7. Ofertat do të pranohen me 12.08.2022 prej orës 10:00 – 12:00 në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç.
  8. Zarfet do të hapen publikisht në Zyrën Rajonale të Gjilanit me datë 12.08.2022 në ora 12:15 
  9. Ofertat përmes faksit apo e-mailit nuk do të pranohen.
  10. Të dhënat e detajuara për shpalljen publike mund të merren në Zyrën e AKP-së në Gjilan, Rruga Marie Shllaku 12,  Gjilan; në telefonin: +383 280 310 444 apo në email adresën: info@pak-ks.org
  11. Kjo shpallje përpos që do të publikohet në media në gjuhën shqipe dhe serbe në Kosovë do të publikohet edhe në ueb faqen zyrtare të AKP-së.
  12. Në çmimin e ofertës totale duhet të përfshihen të gjitha tatimet e aplikueshme në Kosovë, përfshirë edhe TVSH 18%, etj.
  13. Ne ato raste kur ekzistojnë dy oferta të njëjta, çështja rregullohet  që ofertuesi i parë për nga koha ka përparësi.

 

Pagesa:

Ofertuesi fitues është i obliguar që të paguaj shumën e ofertuar ne tërësi në afatin prej 10 ditësh pas aprovimit nga ana e Bordit të Drejtorëve.

Dispozita të përgjithshme:

Shpallja publike për shitjen e mbetjeve metalike të paraqitura më lartë ofrohen për shitje “ashtu siç janë” dhe “ku janë”. Ofertuesit kanë përgjegjësinë të verifikojnë përshkrimin dhe kushtet e mbetjeve metalike (gjendjen faktike) dhe AKP respektivisht Autoriteti i Likuidimit i NSh-ve përkatëse do të konsiderojë se ofertuesit kanë dijeni të mjaftueshme në lidhje me mbetjet metalike të ofruara për shitje dhe nuk do të jenë përgjegjës për ndonjë pengim të eventual. 

Largimi i mbetjeve metalike duhet te behet ne afat prej 50 ditë (kalendarike) nga dita e pagesës së çmimit të ofertuar.

Ofertuesit me ndalesë ofertimi:

•    Personat fizik apo juridik të cilët kanë uzurpuar paluajtshmërinë në pronësi shoqërore, ndaj të cilëve Agjencia apo NSh -ja ka iniciuar procedurë gjyqësore për lirimin e pronës dhe kompensimin e dëmeve eventuale; 

•    Personat fizik dhe juridik që: (i) nuk i kanë respektuar kushtet e ndonjë kontrate të lidhur me Agjencinë ose me çfarëdo ndërmarrje që administrohet nga Agjencia (ekzistenca dhe natyra e atij mosrespektimi do të përcaktohet nga Agjencia sipas zgjedhjes së saj), (ii) kanë borxh ose gjobë të pashlyer ndaj Agjencisë ose ndonjë ndërmarrje që administrohet nga Agjencia, (iii) personat fizik ose juridik të cilët nuk kanë paguar gjobat e caktuara nga Agjencia ose që i nënshtrohen ndonjë kërkesëpadie ose kontesti (pa marrë parasysh nëse çështja e tillë është ngritur në gjykatë apo tjetërkund).

 

Ofertat do të pranohen me 12.08.2022 prej orës 10:00 – 12:00

në zarf të mbyllur për secilën njësi veç e veç në:

 

Zyra Rajonale e AKP-së  në Gjilan

Adresa: Rr. Marie Shllaku 12, 60000 Gjilan

Tel: 0280/310-444

email: info@pak-ks.orgwww.pak-ks.org