FTESË PËR OFERTË - Shitja e mbetjeve metalike-llamarine të NSH “Metaliku

Prishtinë    18/11/2022

Ndërmarrja Shoqërore “Metalik” Gjakovë, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

 

SHPALLJE PËR SHITJEN E MBETJEVE METALIKE

NSH “JATEX” GJAKOVE

I.    LËNDA E KONTRATËS

1.1Shitja e  mbetjeve metalike (llamarinë) të Ndërmarrjes Shoqërore “Metalik” Gjakovë dhe atë si vijon:

•Mbetjet metalike të cilat janë propozuar për shitje janë: material nga llamarina (panella nga llamarina) të dëmtuara.  

KUSHTET E OFERTIMIT PËR SHITJEN E MBETJEVE METALIKE TE NDERMARRJES

1.Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2.Çmimin e ofruar;
3.Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

II.    VIZITAT/INFORMATAT PER SHITJEN E MBETJEVE METALIKE  

Palët e interesuara mund të marrin informata më të detajuara për mbetjet metalike që janë objekt i tenderimit, prej datës 19 nëntor 2022 deri me 25 nëntor 2022. Për shikimin fizikë të mbetjeve metalike ose për informata të tjera mund ta kontaktoni z. Isa Zymberi, të cilin mund ta kontaktoni në nr. tel 044/123-251.

III.    KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES:

1.    Çmimi më i lartë; 

IV.    AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE 

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 25.11.2022 nga ora 14:00h deri në orën 15:00h në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë.

Ofertat do të hapen me datën 25.11.2022 në ora 15:15h në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Dritan Hoxha nr. 55, Lakrishtë, Prishtinë.

V. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.