MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-së 30.11.2022

Prishtinë    01/12/2022

Bordi i AKP-së aprovoi Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP.

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e radhës, në të cilën diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme. 
Në këtë mbledhje Bordi aprovoi Rregulloren për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në AKP; Planin Vjetor të punës dhe Performancës së AKP-së për vitin 2023; Transaksionet e Shitjes së Aseteve përmes Likuidimit nr. 60; si dhe aprovoi Raportin e Komisionit të Banesave për shitjen e 27 banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore në bazë të kërkesave të parashtruara nga shfrytëzuesit legal të tyre sipas procedurave ligjore në fuqi. 

Në lidhje me procesin e likuidimit, Bordi aprovoi inicimin e procedurave të likuidimit për ndërmarrje shoqërore/asete: Industria e Qeramikës KIS, Gjilan; “Gazela”, Prishtinë dhe “SirovinaBanat”, Prishtinë. 

Bordi poashtu u njoftua me raportet përfundimtare për NSh-të në likuidim: Kooperativa Bujqësore "Prapaçani" - KK Deçan dhe për NSh “KB Kuqishte” Pejë përderisa këto raporte përfundimtare dërgohen në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim dhe mbyllje të këtyre ndërmarrjeve. 

Gjatë kësaj mbledhje u aprovuan edhe Raportet e shpërndarjes së përkohshme për kreditorët e këtyre ndërmarrjeve:

NSh “Drita Hotel” Ferizaj;
NSh “Duhani” Prishtinë;
NSh “Shipad Komerc” Pejë;
NSh “XIQ Karaqeva” Kamenicë;

Gjatë këtij takimi të Bordit, Menaxhmenti i AKP-së prezantoi Raportin mujor të aktiviteteve për periudhën paraprake; si dhe Raportin mujor për NSh Brezovica, e cila është nën administrim direkt, ku janë duke u bërë përgatitjet për sezonën dimërore.