Njoftim për ish punëtorët e NSH-ve, Invest Banka-Prishtinë, KB 1 Maj-Gjilan, Strezovci-Gjilan, dhe Visoko Komerc-Prishtinë

Prishtinë    27/07/2023

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton të gjithë ish punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore në vijim:  “Invest Banka” në Prishtinë  (PRN134), KB  “1 Maj” në Gjilan (GJ013),“ Strezovci “ në Gjilan (GJI030), dhe NSH “ Visoko Komerc “ në Prishtinë (PRN117) se publikimi i  Listave përfundimtare për përfitimin e 20%, do të bëhet me datë 27, 28, 29, 30 dhe 31 korrik 2023.

 

Listat mund ti gjeni në web faqen e Agjencisë Kosovare të Privatizimit www.pak-ks.org