MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 27.06.2019

Prishtinë    27/06/2019

Prishtinë – Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Në këtë mbledhje Bordi shqyrtoi zbatimin e rekomandimeve të Njësisë së auditimit të brendshëm dhe miratoi Statutin e Komitetit të Auditimit të AKP-së.

Menaxhmenti raportoi para Bordit të Drejtorëve për aktivitetet e fundit të Agjencisë, ku mes tjerash shqyrtoi dhe miratoi  draft buxhetin e Agjencisë për vitin 2020 , shqyrtoi dhe miratoi Transaksionet e  SHAL 47 , shqyrtoi dhe miratoi listën e Shitjes së Aseteve në Likuidim SHAL 49.

Po ashtu Bordi shqyrtoi dhe e miratoi propozim për aprovimin e raportit të Komisionit për shqyrtimin e ankesave në listat e 20% të punëtorëve.

Bordi gjithashtu shqyrtoi dhe aprovoi propozimin për amandamentimin e Rregullave të procedurës së Komisionit për shitjen e Banesave në Pronësi të Ndërmarrjeve Shoqërore.

 

FUND