FTESË PËR OFERTË - Shpallje për shitjen e mbetjeve metalike

Prishtinë    17/09/2020

Ndërmarrja Shoqërore “Jatex” Gjakovë, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË këtë:

 

FTESË PËR OFERTË

 

I.    LËNDA E KONTRATËS

1.1    Shitja e  mbetjeve metalike të Ndërmarrjes Shoqërore “Jatex” Gjakovë dhe atë si vijon:

•    Një autobusi i cili është i vitit 1980 –tipi Sanos;
•    Një (1) automjete i vitit 1989-Mercedes Kombi;
•    Një (1) kamion i vitit 1980-Zastava Turbo;
•    Një (1) automjet i vitit 1980-Jugo;
•    Një (1) automjet i vitit 1987-Opel Omega;
•    Një (1) automjet i vitit 1980-Zastava; 
•    Dy (2) trafo 1000kw të demoluara;
•    Profile hekuri (vertikale dhe horizontale )të dëmtuara 

 KUSHTET E OFERTIMIT PËR SHITJEN E MBETJEVE METALIKE TE NDERMARRJES

1.    Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2.     Çmimin e ofruar;
3.     Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

II.    VIZITAT/INFORMATAT PER SHITJEN E MBETJEVE METALIKE  

Palët e interesuara mund të marrin informata më të detajuara për mbetjet metalike që janë objekt i tenderimit, prej datës 17 shtator deri me 23 shtator 2020. Specifikacionin ose listën e mbetjeve metalike mund ta siguroni tek zyrat e NSH “Jatex” në Gjakovë, ose përmes e-maillit jatex1947@gmail.com. Për shikimin fizikë të mbetjeve metalike ose për informata të tjera mund ta kontaktoni z. Naser Bordoniqi në nr. tel 044/616-800;

III.    KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES :

1.    Çmimi më i lartë; 

IV.    AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE 

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 23.09.2020 nga ora 1300 deri në orën 1400 në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtine.
Ofertat do të hapen me datën 23.09.2020 në ora 1415 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtinë.

VI.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.