FTESË PËR OFERTË - shpallje për dhënje me qira

Prishtinë    01/10/2020

Ndërmarrja Shoqërore “Ereniku-Industria” Gjakove, e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së,  SHPALLË këtë:

 

NSH “Ereniku-Industria” GJAKOVE 

FTESË PËR OFERTË


I.    LËNDA E KONTRATËS

1.1    Dhënia me qira e asetit/tre (3) rezervuar secili me kapacitet me nga 1.000.000lit; 
1.2    Dhënia me qira e asetit/ gjashtë (6) rezervuar secili me kapacitet me nga 500.000lit;
1.3    Dhënia me qira e asetit /dymbëdhjetë (12) rezervuar secili me kapacitet me nga 50.000lit;
1.4    Dhënia me qira e asetit/objekti përcjellës i Bodrumit të Verës me sipërfaqe prej 1850 m2 dhe 
1.5    Dhënia me qira e asetit/dy (2) depo secila me sipërfaqe nga 200m2
 

 KUSHTET E OFERTIMIT PËR DHENIEN ME QIRA TË ASETEVE TE NDERMARRJES
1.    Certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe numrit fiskal për Operatoret Ekonomik, kopja e letërnjoftimit për personat fizik;
2.     Çmimin e ofruar;
4.     Oferta duhet të jetë shumë e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik apo personi fizik.

II.    VIZITA NË ASETET TË CILA JANË OBJEKT I DHËNIES ME QIRA 
Palët e interesuara mund të vizitojnë asetet dhe të marrin informata më të detajuara për asete që janë objekt i qiradhënies, prej datës 01 Tetor deri me 08 Tetor 2020. Personi kontaktues për shikimin fizikë të aseteve është Z. Gëzim Berisha, të cilin mund ta kontaktoni në nr. tel 044/189-168;

III.    KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES :
1. Çmimi më i lartë për muaj (çmimi i ofertuar duhet të jetë me TVSH); 
2. Për vlerën e qirasë mujore mbi 1000euro, para nënshkrimit të kontratës kërkohet garancioni bankar. Garancioni duhet te jete në lartësinë e vlerës së gjashtë (6) qirave mujore sipas kontratës;
3. Ofertuesi fitues do të paguaj me një këst shumën që është e barabartë me shumën e pagesës së qirasë për një muaj, menjëherë pas nënshkrimit të kontratës së qirasë; 
4. Kohëzgjatja e kontratës së qirasë është deri në një  (1) vit, me mundësi vazhdimi për të njëjtën periudhë kohore; 
5. Rezervuarët lëshohen me qira për ruajtjen e verërave ose lëngjeve. 


IV.    AFATI KOHOR DHE VENDI PËR DOREZIMIN E OFERTAVE 

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 08.10.2020 nga ora 13:00 deri në orën 14:00 në adresën e mëposhtme Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtine.
Ofertat do të hapen me datën 08.10.2020 në ora 14:15 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.23, Prishtinë.

 VI.    Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, munde të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.