FTESË PËR OFERTË - Shpallje për shitjen e mbetjeve metaliku-hekurishtave, materialeve te aluminit dhe gypave te zinktuar

Prishtinë    22/10/2020

Ndërmarrja Shoqërore “Jatex”Gjakovë e cila është në Administrim të Drejtpërdrejt të AKP-së, SHPALLË këtë

FTESË PËR OFERTË

Shpallje për shitjen e mbetjeve metaliku -hekurishtave, materialeve te aluminit dhe gypave te zinktuar 

 

EMRI ZYRTAR: Ndërmarrja Shoqërore ”JATEX”

ADRESA POSTARE: Gjakovë

 

  1. LËNDA E KONTRATËS;

Autoriteti kontraktues ka për qëllim shitjen e materialeve si vijon:

  1. Mbetje te ndryshme metalike - Hekurishtave,
  2. Mbetjeve nga alumini si dhe
  3. Gypave te zingtuar
  1. KUSHTET E OFERTIMIT
  2. Certifikatën e regjistrimit të biznesit, numrit fiskal, certifikata e TVSH-se, numrin e telefonit kontaktues dhe adresa.  

Oferta duhet të përmbaj çmimin me TVSH për të tre (3) llojet e materialeve veç e veç ku për dy llojet e para çmimi duhet te jete ne euro për kg kurse për gypat e zingtuar çmimi duhet te jete për metër gjatësi,  oferta duhet të jete shume e qartë dhe të përfshijë të gjitha detajet e kërkuara, e nënshkruar dhe e vulosur nga Operatori Ekonomik;

III. VIZITA E MATERIALEVE

Palët e interesuara, materialet e larte cekura mundë ti shikojnë prej datës 22.10.2020 deri me 26.10.2020 prej orës 10:00h deri në orën 13:00h përmes personit kontaktues z. Naser Bordoniqi, nr. tel mob. 044616800. 

IV. KRITERET PER DHENJEN E KONTRATES :

  1. Çmimi më i lartë i ofruar për mbetje metalike

V. AFATI KOHOR DHE VENDI PER DOREZIMIN E OFERTAVE

Ofertat finale të cilat duhet të jenë në zarf të mbyllur, duhet të dërgohen me datën 26.10.2020 nga ora 1300 deri në orën 1400 në adresën e mëposhtme: Agjencia Kosovare e Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.08.

Ofertat do të hapen me datë 26.10.2020 në ora 1410 në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, rr. Agim Ramadani nr.08;.

VI. Përfaqësuesit legjitim të ofertuesve, mund të marrin pjesë me rastin e hapjes së ofertave.