Bordi i Drejtorëve i AKP-se e shkarkoi Z. Ekrem Hajdarin nga pozita e drejtorit menaxhues
Prishtinë   
29/10/2018
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me datën 26 tetor 2018. Bordi i Drejtorëve të AKP-së, duke u bazuar në kompetencat e veta sipas nenit 15 dhe nenit 16 të Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, me 7 vota për dhe 1 votë kundër ka vendosur për shkarkimin e z. Ekrem Hajdari nga pozita e drejtorit menaxhues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
Gjatë kësaj kohe, deri në emërimin e drejtorit të ri menaxhues nga ana e Bordit, Agjencia nuk do të ketë vakum ligjor, pasi që kjo çështje është e rregulluar sipas Aktit Themelues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të miratuar nga Bordi i Drejtorëve në qershor 2017.