Shfrytëzoni mundësitë e shumëta - Bëhuni pronar toke

Prishtinë    26/02/2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron për shitje toka në pronësi shoqërore me sipërfaqe të ndryshme dhe lokacione fantastike të kryeqytetit, të përshtatshme për nevoja të ndryshme biznesore.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ofron për shitje toka në pronësi shoqërore me sipërfaqe të ndryshme dhe lokacione fantastike të kryeqytetit, të përshtatshme për nevoja të ndryshme biznesore.

Tokë me sipërfaqe prej afërsisht 57 ari në Veternik, pjesa më e bukur e kryeqyteti ku përveç pjesës rezidenciale ka të përqendruar edhe numrin më të madh të bizneseve të natyrave të ndryshme duke qenë edhe vend shumë i frekuentuar konsiderohet si pozicion kyç për zhvillim të aktiviteteve të ndryshme biznesore. Në komunën e Prishtinës evidentohen në Certifikatën Pronësore në emër të P.SH. KBIKOSOVA-EXPORT.   

Aset tjetër mjaft tërheqës në lokacion po ashtu me interes për biznese është toka prej rreth 14 ari në Çagllavicë, e cila gjithashtu evidentohet në komunën e Prishtinës në emër të P.SH. KBIKOSOVA-EXPORT.

Veç këtyre AKP ka shpall shitjen tri parcela në pjesën më të bukur të periferisë së Prishtinës, në Bërnicë. Këto parcela janë të ndara në 7 hektarë, 1.8 hektarë dhe parcela prek 71 ari, të përshtatshme për zhvillim të industrive të ndryshme biznesore.  

 

Konkurroni për blerjen e afër 7 hektarë tokë bujqësore në rajonin e Gjilanit

Sipërfaqe të tokës rreth 3 hektar të ndara në dy tender të veçantë mund të bleni në fshatin Pojatë të Komunës së Ferizajt, në fshatin Rakaj ka gjithashtu të tenderuar tokë me afër 7 ari, afër 70 ari ofrohen në Budrigë të Epërme. Në qytetin e Vitisë janë të tenderuara si dy njësi të ndara rreth 35 ari tokë bujqësore në pronësi shoqërore, kurse në Gjilan afër qendrës së qytetit mund të bleni rreth 20 ari tokë, në një pozitë mjaftë atraktive. Po në Gjilan, në fshatin Stançiq është për privatizim një sipërfaqe e tokës prej 1.5 hektar tokë e përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore, kurse në fshatin Cërnicë që është jo larg qytetit të Gjilanit mund të keni një tokë bujqësore prej 74 ari që është e përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë e aktivitete të tjera biznesore. Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar në këtë valë të shitjeve të aseteve edhe dy objekte, një në Komogllavë të Ferizajt me sipërfaqe mbi 600 metra katrorë dhe një depo që është e përshtatshme për zhvillimin e biznesit që gjenden në fshatin Stanishor të Novobërdës me sipërfaqe prej 265 metra katrorë.


Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Mitrovicë, Vushtrri, Skenderaj e Gllogovc

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë toka bujqësore në rajonin e Mitrovicës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve ShAL 44, gjenden edhe toka të shumta bujqësore të ndërmarrjes të ndryshme shoqërore që janë janë të përshtatshme për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore dhe për zhvillimin e biznesit.

Në këtë valë aktive mund të konkurrohet për blerjen e një sipërfaqe totale prej 12.18 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në fshatin Tërstenik të Drenasit, kurse pronar i tyre mund të bëhet çdo qytetar i interesuar në rast se fiton në garën konkurruese që zhvillohet me zarfe të mbyllura dhe që transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes kamerave. Agjencia e Privatizimit e ka ndarë këtë sipërfaqe të tokës në katër tender të veçantë.

Rreth 2 hektarë tokë mund të blihen në fshatin Prelluzhë të komunës së Vushtrisë, ndërkaq për privatizim po këtu është edhe Vetëshërbimi me sipërfaqe 120 metra katrorë. Në fshatin Brojë të Skenderajt janë në shitje rreth 2.5 hektarë tokë bujqësore e përshtatshme për kultivimin e produkteve bujqësore. Pastaj mund të bleni 3 hektarë prona në Mikushnicë, në fshatin Çitak të Komunës së Skenderajt 1.3 hektarë, në Polac të Ri me sipërfaqe mbi 80 ari, në Lushtë e Polluzhë me sipërfaqe më të vogla. Një parcelë toke me sipërfaqe 2 hektar e 3 ari është në dispozicion për të gjithë blerësit në fshatin Makermal të Skenderajt, kurse në Bivolak të Vushtrisë gjenden afër 2 hektarë tokë bujqësore. Ka tokë për blerje edhe në Vitak të Seknderajt, pastaj në Klinë të Epërme, në Prellovc, në fshatin Resnik, të Vushtrrisë, 1.2 hektarë në fshatin Polluzhë të Gllogocit, poashtu për shitje ka tokë edhe në fshatin Gllanasellë mbi 70 ari etj.

 

Ofertoni për blerje të tokave bujqësore në Deçan, Istog, Klinë e Gjakovë

Të gjithë ata që janë të interesuar për të blerë toka bujqësore në rajonin e Pejës, këtë mund ta bëjnë duke marrë pjesë në tenderët e privatizimit që zhvillon Agjencia Kosovare e Privatizimit. Në valën e fundit të shitjeve ShAL 44, Mund të konkurroni për blerjen e një sipërfaqe totale prej prej 2 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në fshatin Baicë të Istogut , kurse pronar i tyre mund të bëhet çdo qytetar i interesuar në rast se fiton në garën konkurruese që zhvillohet me zarfe të mbyllura dhe që transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes kamerave. Agjencia e Privatizimit e ka ndarë këtë sipërfaqe të tokës në katër tender të veçantë.

Rreth 4,8 hektarë toke mund të blihen në fshatin Tomoc të komunës së Istogut, ndërkaq për privatizim po këtu është edhe toka me 1 hektar e 32 ari . Gjithashtu rreth 7 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjendet në fshatin Shushicë të Komunës së Istogut janë në valën e fundit të shitjeve ShAL 44.

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka tenderuar tokë bujqësore e përshtatshme për kultivimin e produkteve bujqësore edhe në Shushicë me sipërfaqe prej 7 hektarë, ndërsa rreth 5 hektarë tokë bujqësore janë në kuadër të shitjes së ShAL 44 në fshatin Tërstenikë të Komunës së Deçanit. Gjithashtu mund të bëheni pronar i rreth 4 hektarë tokë në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës. Mbi 3 hektarë tokë bujqësore mjaftë e përshtatshme për kultivimin e produkteve bujqësore mund të bëhet pronë e secilit konkurrent që del fitues me oferta të mbyllura. Toka gjendet më në Bec të Gjakovës, afër magjistrales Gjakovë-Prishtinë. Kurse në Berkovë të Klinës ofrohet për privatizim një sipërfaqe e tokës mbi 1.5 hektar tokë që mundëson zhvillimin e aktiviteteve bujqësore. Po të këtë komunë, në fshatin Zllakuqan mund të jeni pronar i afër 1 hektar toke pronë kjo e ndërmarrjes shoqërore “Malishgan”. Sipërfaqe prej 1.5 hektar e tokës është për privatizim në Zallq të Istogut. Kurse hapësira më të vogla ka në shitje në Dranashiq të Klinës, pastaj në fshatin Videj etj.

 

Si mund të bëheni pronar i 23 hektarë tokë në Shtërpce

Rreth 23 hektarë tokë bujqësore në pronësi shoqërore që gjenden në Komunën e Shtërpcës janë ofruar për privatizim, ndërsa Agjencia Kosovare e Privatizimit i fton të gjithë të interesuarit që të konkurrojnë me ofertat e tyre për t’u bërë pronar i këtyre tokave përmes një procesi të sigurtë dhe me transparencë të lartë. Tokat gjenden në Biti të Epërme të Shtërpcës dhe janë të ndarë në tri tenderë të veçantë: një tender përfshinë tokë me sipërfaqe 10.3 hektarë, në një tender ofrohen 5.8 hektarë tokë bujqësore, ndërsa përmes një tenderi tjetër të veçantë mund të blihet sipërfaqe e tokës bujqësore prej 6.6 hektarë. E gjithë kjo hapësirë është kullosë dhe nuk punohen nga askush. Por nuk janë vetëm këto prona që janë aktualisht për privatizim në këtë komunë përmes Shitjes së Aseteve nr.44. Në Sverce të Shtërpcës mund të blihen mbi 5.5 hektarë tokë bujqësore, aktualisht e pashfrytëzuar dhe pa ndonjë ndërtim brenda sipërfaqes. Të gjitha këto prona janë asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe ofrojnë mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore dhe biznesit.

 

Si të marr pjesë?

Të gjithë të interesuarit për t’u bërë pronar të këtyre pronave shoqërore mund të aplikojnë me ofertat e tyre në valën e shitjeve nr. 44 që është i shpallur nga Agjencia e Privatizimit.

Ofertat duhet të dorëzohen në zarfe të mbyllura në sallën e Hotelit Grand në Prishtinë me datën 27 shkurt të këtij viti. Gjithë ceremonia e shitjes është e siguruar me transparencë të lartë dhe dorëzimi i ofertave si dhe publikimi i çmimeve transmetohen drejtpërdrejt përmes kamerave në internet dhe në media.  


Për më shumë informata mund ta vizitoni web faqen: www.pak-ks.org.