MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 05.03.2019
Prishtinë   
05/03/2019
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të jashtëzakonshme për shkak të optimizimit dhe arritjes së shitjeve të planifikuara ku diskutoi dhe morri vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.
Gjatë kësaj mbledhje Bordi diskutoi Raportin Vjetor i dërguar për Njësinë Qendrore Harmonizuese të Auditimit të Brendshëm. Gjithashtu në këtë takim të Bordit menaxhmenti propozoi për aprovim të listës së Shitjes përmes Likuidimit 46 dhe Bordi e miratoi. Po ashtu Bordi shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e Shitjes përmes Likuidimit 44 në vlerë prej shtatë (7) milion euro.
Bordi gjithashtu shqyrtoi raportet rekomanduese të Komisionit për trajtimin e aseteve specifike me ç ‘rast i miratoi një numër të këtyre rasteve.