AKP-ja shpërndan 1,249,202.00€ të 20% edhe për 12 NSH

Prishtinë    12/04/2019

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP-ja) ka bërë shpërndarjen e fondeve të njëzet për qind (20%) nga çmimi i shitjes të dedikuara për punëtorët e 12 ndërmarrjeve shoqërore (NSh).

Pasi që janë krijuar kushtet ligjore të parapara me legjislacionin në fuqi që e rregullon çështjen e shpërndarjes së fondeve të 20%-it, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin përkatës për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm të 12 Ndërmarrjeve Shoqërorë  dhe shuma e fondeve që është shpërndarë kësaj radhe është 1,249,202.00€ €uro. Për ndërmarrjen NSH Fabrika e Amortizatorëve është bërë shpërndarje për herë të parë, ndërsa për të tjerat ka pasur dhe shpërndarje në të kaluarën.

Nga kjo shpërndarje do të përfitojnë 1844 punëtorë që i kanë plotësuar kriteret ligjore për të qenë pjesë në shpërndarje të 20%-it.

Bartja e këtyre fondeve është bërë në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores së UNMIK-ut nr. 2003/13 (me ndryshime).

Nga fondet e 20% deri me tani Agjencia ka shpërndarë rreth 127 milionë euro, dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 47 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore. Ndërsa vetëm gjatë vitit 2018/2019 janë shpërndarë rreth 7 milionë euro për punëtorët e kualifikueshëm. Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20%-it për punëtorët e kualifikueshëm edhe për disa NSh tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë.

Nr.

AKP ID No.

Emri i NSH

Zyra Regjionale

Paguar më

 

Nr. i Punetoreve

Shuma
e paguar

1

PEJ055

Bujqësia Pejë

Pejë

18-Jan-2019

2019

115

€ 41,002.94

2

PRZ042

Prizren Market

Prizren

18-Jan-2019

2019

87

€ 15,203.44

3

PRN088

Llapi

Prishtina

18-Jan-2019

2019

123

€ 4,161.85

4

PRZ012

18 Nëntori Rahovec

Prizren

28-Jan-2019

2019

415

€ 40,410.71

5

GJI009

KB Tankosiq

Gjilan

06-Feb-2019

2019

19

€ 11,332.60

6

PRZ041

Liria

Prizren

15-Feb-2019

2019

404

€ 35,404.00

7

PEJ145

Dardania

Peja

18-Feb-2019

2019

16

€ 4,380.22

8

PEJ018

KB Decani

Peja

20-Feb-2019

2019

20

€ 13,073.12

9

PRZ009

Lavertari -Blegtori

Prizren

01-Mar-2019

2019

59

€ 111,824.97

10

GJI012

Plantacioni Ferizaj

Gjilan

05-Mar-2019

2019

60

€ 26,399.80

11

PRN115

Ratar

Prishtina

15-Mar-2018

2018

41

€ 318,532.90

12

PRN047

Fabrika e amortizatorëve

Prishtinë

10-Apr-2019

2019

496

€ 627,476.03

           

1844

          €1,249,202.58