NJOFTIM PËR TË GJITHË KREDITORËT DHE PRONARËT E NDËRMARRJEVE TË VENDOSURA NË PROCESIN E LIKUIDIMIT
Prishtinë   
06/06/2020
Në bazë të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP) dhe nenit 7 të Shtojcës të këtij ligji, NJOFTOHENI se Likuidimi i Ndërmarrjeve/Aseteve sipas listës së mëposhtme (në shtojcë) ka filluar me datë 26 shkurt 2020 dhe 3 mars 2020 në bazë të vendimit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit të datës 23 dhjetor 2019 dhe 29 janar 2020.
Më datën 15 Mars 2020 Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nxjerrë vendimin nr. 01/11 me të cilin është shpallur “Gjendja Emergjente për Shëndetin Publik” për shkak të pandemisë globale (SARS-CoV-2). Duke pasur parasysh rrethanat e krijuara në lidhje me rrezikimin e shëndetit publik dhe në zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bordi i Drejtorëve të AKP-së me 30 prill 2020 ka vendosur që të caktohet një afat i ri shtesë prej 45 (dyzetepesë) ditësh për parashtrimin e Dëshmive të Kërkesës dhe Dëshmive të Interesit lidhur Ndërmarrjet/Asetet e vendosura në likuidim sipas listës së mëposhtme (në shtojcë).
Çdo person i cili pretendon se ka të drejtë kërkese dhe/apo interesi ndaj këtyre Ndërmarrjeve apo Aseteve të Ndërmarrjeve (në shtojcë) duhet të parashtrojë Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit sipas nenit 7 dhe nenit 23 të Shtojcës të Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në.
Personat që kanë parashtruar Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit përgjatë afatit të rregullt të pranimit në lidhje me Ndërmarrjet/Asetet sipas listës së mëposhtme të vendosura në likuidim, nuk është e nevojshme të ri-parashtrojnë Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit.
Në rast se nuk keni parashtruar Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit përgjatë afatit të rregullt të pranimit, ftoheni që të parashtroni Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit pavarësisht nëse më herët mund ta keni informuar Agjencinë Kosovare të Privatizimit apo pararendësin e saj.
Nëse nuk parashtroni Dëshminë e Kërkesës dhe Dëshminë e Interesit brenda afatit kohor të cekur më poshtë, pretendimet tuaja do të refuzohen si të papranueshme bazuar në nenin 35 të Shtojcës së Ligjit Nr. 04/L-034 për AKP-në. Mosdorëzimi i dokumentacionit në mbështetje së kërkesës tuaj apo mosplotësimi i rregullt i formularëve, gjithashtu do të rezultojë në refuzimin e pretendimeve tuaja.
Afati për parashtrimin e kërkesave kreditore fillon me datë 8 qershor 2020 dhe përfundon me datë 23 korrik 2020 në orën 16:00.
Formularët për Dëshminë e Kërkesës si dhe Dëshminë e Interesit mund të merren në të gjitha zyrat e AKPsë dhe duhet të dorëzohen në Zyrën Rajonale të AKP-së çdo ditë pune nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Lidhur me adresat e Zyrave Rajonale të AKP-së, emrave alternativë dhe informatave të tjera të Ndërmarrjeve/Aseteve të listuara më poshtë, i referoheni njoftimeve në faqen e internetit të AKP-së, duke
klikuar në njoftimet individuale tek shtegu përkatës më poshtë: 2
Shtegu në gjuhën shqipe: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=1,57
Shtegu në gjuhën serbe: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=3,57
Shtegu ne gjuhen angleze: http://www.pak-ks.org/page.aspx?id=2,57
Formularët për parashtrim të Dëshmisë së Kërkesës dhe Dëshmisë së Interesit gjithashtu mund të shkarkohen edhe nga faqja e internetit të AKP-së në adresën www.pak-ks.org. Për udhëzime se si të plotësohen dhe dorëzohen këta formularë referohuni tek seksioni “Formularët-Udhëzime për plotësim”.
Formularët e dorëzuar përmes postës elektronike nuk do të pranohen.
Nr.
|
ID e NSh-së
|
Emri i NSh-së
|
Komuna
|
1
|
MIT106
|
Fabrika e Tullave dhe Tjegullave
|
Zveçan
|
2
|
MIT107
|
Ndermarrja Ndertimore Industriale Berilje
|
Mitrovica e Veriut
|
3
|
MIT126
|
Shoqata e Kooperativave Bujqesore
|
Zveçan
|
4
|
MIT151
|
Kras Zagreb
|
Mitrovica e Veriut
|
5
|
MIT152
|
Bagat Beograd
|
Mitrovica e Veriut
|
6
|
MIT153
|
Ibar Invest Zubin Potok
|
Zubin Potok
|
7
|
MIT156
|
Planika Kranj
|
Mitrovica e Veriut
|
8
|
MIT157
|
7 Juli
|
Mitrovica e Veriut
|
9
|
MIT162
|
Ibar
|
Mitrovica e Veriut
|
10
|
MIT164
|
Ndermarrja Ndertimore Ndertimtari
|
Gllogoc
|
11
|
PEJ166
|
Pushimorja e Femive
|
Deçan
|
12
|
PRN170
|
JUGOPETROL
|
Prishtinë
|
13
|
PRN180
|
DUNAV OSIGURANJE
|
Prishtinë
|
14
|
PRN183
|
KOMPANIA E SIGURIMEVE KOSOVA
|
Prishtinë
|
15
|
PRN184
|
MONTING ENERGETIKA
|
Prishtinë
|
16
|
PRN185
|
ORGANIZATA E PËRBËRË RILINDJA
|
Prishtinë
|
17
|
PRN186
|
EMINENT
|
Prishtinë
|
18
|
PRN190
|
Centrotextil-Import-Export
|
Prishtinë
|
Nr.
|
ID e NSh-së
|
Emri i NSh-së
|
Komuna
|
19
|
PRN191
|
NISPROMET
|
Prishtinë
|
20
|
PRZ079
|
Varteks Varazhdin
|
Prizren
|
21
|
PRZ086
|
KB Bujku Drenovc Rahovec
|
Rahovec
|
22
|
PRZ087
|
KB Zocishta Zoqishtë Rahovec
|
Rahovec
|
23
|
PRZ090
|
KB Hoqa e Qytetit
|
Prizren
|
24
|
PRZ091
|
KB Opterusha
|
Rahovec
|
25
|
PRZ092
|
KB Krusha e Madhe
|
Rahovec
|
26
|
PRZ093
|
KB Mamusha
|
Mamushë
|
27
|
PRZ094
|
KB Studencani
|
Suharekë
|
28
|
PRZ007
|
Sharrprodhimi
|
Dragash
|
29
|
MIT056
|
Vijak/Gradec
|
Zubin Potok
|
30
|
MIT119
|
Ndermarrja per menaxhimin e banesave
|
Mitrovica e Jugut
|
31
|
MIT165
|
Iskra
|
Mitrovica e Veriut
|
32
|
PEJ205
|
Agromehanizacia
|
Pejë
|
33
|
PRN192
|
KB Slloga
|
Prishtinë
|
34
|
PRN194
|
Solid
|
Prishtinë
|
35
|
PRN195
|
Vojvodanska Banka a.d.
|
Prishtinë
|
36
|
PRN196
|
OTHPB Transhped Kontinentalna Shpedicija - Beograd
|
Prishtinë
|