MBLEDHJA E BORDIT TË DREJTORËVE TË AKP-SË 25.06.2020
Prishtinë   
25/06/2020
Bordi i Drejtorëve miraton propozimin e Menaxhmentit të AKP-së për krijimin e lehtësive, lidhur me periudhën e pandemisë, për qiramarrësit e AKP-së, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku ndër të tjera diskutoi edhe mbi çështje të auditimit të brendshëm dhe zbërthimin e shpenzimeve të BSPK-së.
Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve u informua mbi zhvillimet e fundit të AKP-së dhe miratoi buxhetin e AKP-sw për vitin fiskal 2021. Bordi shqyrtoi edhe rezultatet e çmimeve të ofertimit nga qiradhënia e aseteve përmes shpalljes publike si dhe qiradhëniet e aseteve në administrim direkt.
Veç këtyre Bordi i Drejtorëve diskutoi dhe miratoi raportin e Komisionit për shitjen e banesave në pronësi të ndërmarrjeve shoqërore si dhe shpërndarjen e 20% për punëtorët e NSH Unis Pejë për të cilët Gjykata ka marr vendim të plotfuqishëm që të përfshihen në listën e 20%. Bordi miratoi edhe raportet e autoriteteve të likuidimit për shpërndarje përfundimtare lidhur me kreditorët e NSH Ag Coop Leshan – Pejë dhe Ag Coop Përparimi Irzniq – Pejë.
Për më tepër Bordi shqyrtoi dhe miratoi propozimin e menaxhmentit të AKP-së për krijim të lehtësive, lidhur me periudhën e pandemisë, për qiramarrësit e AKP-së, në përputhje me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Me këtë rast AKP fton të gjithë qiramarrësit që të kontaktojnë me AKP për t’i mësuar detajet e këtij vendimi.