Hotel Theranda

Prizren   

Para privatizimit Hotel Theranda në Prizren ishte mjaft e dëmtuar dhe nevojiteshin investime substanciale për ri-funksionalizim.

 Që nga privatizimi në vitin 2006 janë investuar rreth 850 mijë euro në përmirësimin dhe renovimin e hapësirave të brendshme dhe të jashtme të këtij hoteli, me çka është funksionalizuar vetëm një pjesë e kapaciteteve të saja ndërsa janë punësuar 18 punëtorë. Me përfundimin e rinovimeve në vitin 2012 objekti u rinovua tërësisht dhe operon me sukses si njëra nga pikat e referimit të qytetit të Prizrenit.